Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/9

Nga Wikibooks

Pse?
Çfarë?


Qeverisje dhe udhëheqje në shkollë


Sot përkundër gjithë përpjekjeve të stafit arsimor, për të pasur informacion bashkëkohor, për qeverisje dhe udhëheqje cilësore, demokratike dhe efikase që është boshti kryesor për të arritur një shkollë cilësore, efektive, që padyshim është synim i gjithë mësimdhënësve dhe shoqërisë si tërësi. Por, për fat të keq shkolla sot nuk ka mundësi veprimi dhe nuk është partnere në bashkëvendimmarrje, shkolla s’ka ndërveprim ajo është e varur, sepse konsiderohet si rekrut i politikës dhe shefave të saj. Shkolla është e politizuar dhe për pasoj stafi i shkollës është i demotivuar për të sjell risi, nuk ka fuqi veprimi dhe është i paralizuar sepse has në pengesa dhe probleme që i tej kalojnë mundësit e shkollës për t’u përballur... Sot nuk mund të thuhet së shkolla ka udhëheqës të mirëfilltë, udhëheqësi i shkollës është një menaxher i thjeshtë dhe plotësisht i varur nga ,,lidershipi’’ politik e ,,shefi’’ ( i nivelit të ulët apo atij qendror) që i jep urdhra.... Udhëheqësi i shkollës është zbatues i detyruar i atyre urdhrave, jo rrallë kundër vullnetit të tij, të nxënësve, të mësimdhënësve apo edhe të mjedisit gravitues të shkollës. Ai s’ka mundësi veprimi për të realizuar vizionin, qëllimin, objektivat etj.. Shkolla e ka të qartë, se në pozitën e varësisë, ku ndodhet sot, kurrë nuk do të bëhet shkollë cilësore, shkolla sot e ka të qartë se edhe si e pavarur, nuk do të bëhet kurrë shkollë cilësore. Shkolla sot, më shumë se kurrë më parë, e ka të qartë se pavarësia në një anë nxit dhe motivon për të prodhuar vlera, por nuk është i mundur integrimi, i fuqishëm, i shkollës pa e pasur ndërvarësinë. Ndërvarësia nënkupton bashkëpunimin e gjithë partnereve, me fytyrë njerëzore, për qëllimin e vetëm – zhvillimin e resursit kryesor kombëtar – dijes së qytetarëve të Kosovës.

Udhëheqësi i shkollës nuk dëshiron të jetë i varur, as i pavarur, por në kuptimin e mirë të fjalës ai dëshiron të krijojë rrjetin e ndërvarësisë. Fuqia vepruese e udhëheqësit të vërtetë në shoqërinë demokratike, është ndërvarësia e sinqertë, që mundëson dhënie e marrje pakufi...Vështrimi i zogut lartë, ka nevojë për vështrimin e bretkosës poshtë dhe vështrimi i bretkosës poshtë ka nevojë për vështrimin e zogut lartë. Kështu krijohet pamja. Neve na duhen sy tjerë, jo peizazhe tjera...


Koment: Alush Kryeziu, mësimdhënës