Relacionet
Nga Wikibooks
| Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
| Shkalla UNI |
| Gjykimet Relacionet
Pasqyrimet |
Në matematikë shpesh hasim në formula që shfaqin raporte, lidhshmëri, marrëdhënie ndërmjet elementeve të një bashkësie ose të dy e më shumë bashkësive të ndryshme. Formula të atilla quhen relacione. Në përgjithësi relacioni ndërmjet dy elementeve a, b rëndom shënohet me (a, b)
ρ ose me aρb (lexo : a është në relacion ρ me b). Kuptohet, për relacione të posaçme përdoren edhe simbole të posaçme. Për shembull:
- Në bashkësitë numerike për barazinë përdoret simboli
(a
b), për është më i madh simboli > (a > b), për është më i vogël simboli < (a < b), për plotpjesëtueshmërinë simboli
(a
b), për thjeshtësinë relative të dy numrave të plotë simboli (a, b)
1 etj.; - Në bashkësitë e objekteve gjeometrike për paralelshmërinë përdoret simboli
(p
q), për normalësinë reciproke simboli
(p
q), për kongruencën (përputhshmërinë) simboli
(F1
F2), për ngjashmërinë simboli ~ (F1 ~ F2) etj. ; - Në bashkësitë e çfarëdoshme për përkatshmërinë përdoret simboli
(a
A) , për inkluzionet simbolet ,
,
,
etj.