Parathëniet e Nostradamusit/1

Nga Wikibooks
Shko tek: lundrim, kërko

HISTORIKU I PARATHËNIES


Hyrje
faqe
- 1 -

Faqe 2
Ekzistimi i fenomenit të parathënies lidhet me njohurinë e ekzistimit të vetë njeriut. Historia njerëzore e të gjitha kohëve është përplot me fakte mbi parathënësit që janë munduar në çfarëdo forme ta parashohin ardhmërinë tonë si në hapsirë të ngushtë regjionale, por edhe me përmasa më të gjera botërore.

Format e parathënies së ngjarjeve, varësisht prej kulturave dhe civilizimeve, kanë qenë të ndryshme. Civilizimi i hershëm SUMER, i cili ka ekzistuar që në mileniumin III para erës sonë, ishte njohës shumë i mirë dhe tejet i përpiktë i matematikës dhe astrologjisë. Përmes vrojtimit të yjeve dhe lëvizjes së trupave të ndryshëm koz-mikë, ata kanë qenë në gjendje edhe t’i parathonin ngjarjet dhe ndo-dhitë e ndryshme. Dihet se kalendari Sumer është kalendari më i vjetër botëror i përpiluar gjer më tani në histori.

Nëse bredhim gjurmëve të vjetra të vrojtimit dhe të parashik-imit të së ardhmes, pa dyshim, është e pamundur të tejkalohet Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët, gjegjësisht Babilonia. Këtu, edhe në atë kohë, kanë ekzistuar shkollat e caktuara, ku me thelbësi është studiuar kjo shkathtësi.

Duke u afruar kronologjikisht më afër, vijmë gjer tek Greqia Antike. Të gjithë filozofët e Greqisë Antike me një respekt të madh i janë përkushtuar shkathtësive vrojtuese për parathënien e ngjarjeve të ndryshme. Në këtë kontekst, duhet përmendur: Platonin, Solonin, Pita-gorën, Apollonien etj. Parathënia e ngjarjeve, në Greqinë Antike, ishte shndërruar në shkencën zyrtare si pjesë përbërse e religjionit të atëhershëm.

Njeri ndër të urtit më të mëdhenj dhe çudibërës të Greqisë Antike, pa dyshim, ka qenë filozofi Pitagora. Bashkëkohësit e tij kanë regjistruar se ai, veç të tjerash, besonte në reinkarnimin dhe shpërnguljen e shpirtit. Është përfolur mjaft rasti, kur qartë e njeh shpi-rtin e shokut të tij të vdekur tek një qen. Për te, më tej, thuhej se ka pasur aftësi të jashtëzakonshme në parathënien e ngjarjeve; ka mundur t’i ndalë dukuritë natyrore, ka mundur të komunikonte me shtazë, veçanërisht me gjarprinj të helmueshëm që shëtisnin në trupin e tij pa ndonjë kafshim vdekjeprurës.

Aftësi të jashtëzakonshme telepatike ka pasur edhe Apollonie. Për te thuhej se ishte i aftë që për një sekondë të bartet nga një vend në vendin tjetër. Gjatë sundimit të mbretit romak Dominicianum, ka qenë i akuzuar për magji dhe ishte i ftuar në gjyq.Mirëpo, gjatë gjykimit, papritmas zhduket nga kariga e të akuzuarve pa lënë asnjë gjurmë. Parathënia e ardhmërisë përmes ëndrrave ka pasur përherë një rëndësi të veçantë. Është besuar se përmes ëndrrave Zoti komunikon me njerëz. Kështu, ekzistonin individë të caktuar të cilët kanë kryer shërbime profesionale në këtë drejtim. Më së shumti shërbenin në oborret mbretërore.Me një respekt dhe konsideratë të caktuar, si të shpërblyer më së miri, ata kishin edhe përgjegjësi të madhe.Nëse interpretuesi mbretëror i ëndrrave rastësisht e gabonte komentimin dhe ai për këtë merrte vendim të gabuar, shpeshëherë paguhej me kokë. Libri më i vjetër i përbërë nga tekstet e interpretimit të ëndrrave buron nga Egjipti i Vjetër.Është ky papirusi i famshëm “Çester Biti”, i shkruar kah vitet 1350 p.e.s Personat me aftësi të jashtëzakonshme të komentimit të ëndrrave përmenden edhe në librat e shenjët religjiozë. Në KUR’AN është e njohur Surja XII “JUSUF, e cila e tëra me 111 ajete të saja i dedikohet përshkrimit të pagabueshëm të parathënies së të ardhmes përmes ëndrrave nga ana e Haz.Jusufit (varianta gati e njejtë mund të gjendet edhe në “Beslidhjen e vjetër”, ku përshkruhen aftësitë e jashtëzakonshme të komentimit të ëndrrave nga JOZEFI).

Në këtë drejtim, nuk duhet haruar edhe parathënësit, të themi ashtu, indirrekt, të cilët parathëniet e tyre i kanë konsideruar si frymëzim letrar, dhe në bazë të këtij frymëzimi, janë autorë të shumë veprave gjeniale të letërsisë botërore. Në këtë kontekst, nuk mund ta anashkalojmë shkrimtarin e madh me famë botëror të zhanrit fantastiko - shkencor, Zhyl Vernin. Prej 108 ideve të veta të përshkruara, 98 janë realizuar tërësisht si të sakta.

Po ashtu, të gjithëve na është e njohur tragjedia më e madhe detare në historinë njerëzore e quajtur “TITANIK”, që ngjau më 14 prill 1912. Fundosjen e kësaj anije gjigante dhe tejet të përsosur - krenaria e anije-ndërtimtarisë së atëhershme angleze, ka pasur shumë paralajmrime dhe parathënie nga më të ndryshmet, por nga të gjitha është interesante romani i botuar, katër vite para kësaj tragjedie, i shkrimtarit anglez, Morgan Robertson, titulluar “Pa shpresa ”. Në këtë vepër letrare, fundosja e anijës në fjalë bëhet pikërisht në muajin prill, gjatë udhëtimit plotësisht të njëjtë tej - oqeanik, në relacionin Angli-SHBA. Nga autori i romanit , kjo anije prezentohej si e arritur më e madhe e anije-ndërtimtarisë botërore me gjasë minimale të fundosjes. Merreni me mend, anija e trilluar nga romani i Robertsonit quhej “TITAN”. Ngjarjet dhe dramat njerëzore të prezentuara në te, janë plotësisht identike me deklaratat e mëvonshme të dëshmitarëve të gjallë që e kanë përjetuar fundosjen e “TITANIK-ut”. Edhe përshkrimi i anijes kolosale, së bashku me dimensionet e saja, ka qenë gati identik me “TITANIK-un” faktik, vetëm gabimi i vogël prej disa metrash, që mud t’i falet shkrimtarit.

Nuk ka koment!

Shembuj parathënës nga biografia e personaliteteve të çmuara historike, duhet të ketë shumë. E mos të flasim për individë tjerë anonimë që kishte dhe ka çdo popull, shtet, regjion e deri një fshat më i vogël.

Edhe pse ka mjaft dëshmi të shkruara për shumë parathënie të realizuara, shkenca bashkëkohore edhe më tej mbetet e shurdhër në këto fakte, duke i konsideruar ato si koincidenca të rastit. Ajo, ndoshta, ka edhe të drejtë, sepse metodika e saj kërkimore në hulumtimin e fonemeneve natyrore në përgjithësi nuk përputhet me faktin se mund të ket pasojë pa ekzistuar shkaku direkt i saj në atë moment.

Sido që të jetë, trysnia e madhe e realitetit për shumë para-thënie të realizuara, njohuria njerëzore nuk e ka kufizuar vetëm në shkencat ekzistuese ekzakte, por është zhvilluar edhe një disiplinë tjetër paralele e quajtur Parapsikologji, e cila ka pretendime serioze që me rezultatet e saja hulumtuese, ta luhasin bazën e shkencës së sotme bashkëkohore, duke dëshmuar se, përveç ekzistimit të realitetit të caktuar hapësinor dhe kohor, ekziston edhe një mes-hapsirë e nivelit më të lartë hyjnor në të cilën mund të hyjnë disa individë me prirje të caktuar dhe nga ajo të marrin informata të shumta për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.

Aftësinë e parathënieve të ngjarjeve dhe dukurive para se ato të ndodhin, ose që kanë ndodhur më parë, parapsikologjia e sheh si një dukuri komplekse duke e kategorizuar në disa disiplina kërkimore:

Prekognacion: parathënie e drejtëpërdrejtë e ngjarjeve të kaluara, ku të dhënat e arritura nuk mbështeten në të mbajturit mend të gjërave që tregohen;
Premonicion: që ka të bëjë me parandjenjën e rrezikut që mund të ndodhë së shpejti;
Profetizimi: që ka të bëjë me parathënien e ngjarjes së afërt që i dedikohet një grupi më të madh njerzish;
“DEZHA VU”: parathënie e cila mbështetet në ndjenjën shumë të përhapur “veç kam qenë këtu më parë”, “veç e kam parë ate diku”, edhe pse vendi ose personi takohet për herë të parë në jetë.

Shikuar nga ky kategorizim, do të vëreni se të gjitha parathëniet që kanë të bëjnë me parashikimin e ngjarjes që i deikohen një grupi të madh njerzish, quhen p r o f e t i z i m, termi që sigurisht do të ishte mi i përshtatshëm të përdorej edhe tek parathëniet (profetizimet ) e Nostradamusit gjatë shtjellimit të mëtejmë , sepse ato realisht i dedikohen më së tepërmi njerëzimit në përgjithësi. Ne vazhdim do të hasni se ne gjithnjë manipulojmë me termin e përgjithshëm “parathënie” e jo “profetizim”, sepse, jo rastësisht, në rend të parë, duam ta definojmë fenomenin si tërësi, pa hyrë në elementet e saja të përfshirjes grupore apo inividuale. Dhe, së dyti, nocioni “profetizim-profet”, gjithmonë tingëllon si shprehi më e afërt predikuesve fetarë të ndonjë religjioni, kështu që mund të krijojë asociacione të gabueshme. Pra, realisht, profetët quhen kështu, për shkak të aftësisë së tyre parathënëse të ngarjeve (shoqërore) që do të ndodhin në të ardhmen.

Edhe pse, siç thamë, zyrtarisht e mohuar, në kohën e sotme, disi heshturazi dhe nga dyert e vogla, parathëniet dhe fenomenet tjera njerëzore me prejardhje jashtëshqisore, pranohen publikisht si reale. Në këto rrethana të rikrijuara, shkenca jonë tërthorazi është e detyruar t’i hapë dyert e veta dhe t’ia liberalizojë studimet dhe marrjen me to, pa bërë si zakonisht zhurmë të madhe kritike.

Andaj, për studimin e këtyre fenomeneve, në botë, dita më ditë hapen institute nga më të përsosurat dhe më bashkohoret. Dhe, s‘ka dyshim, individë me këso aftësish, me të madhe përdoren për qëllime praktike të nevojave ushtarake dhe policore. FBI-a amerikane nuk heziton të pranojë edhe publikisht përdorimin e shërbimeve nga mediumet me aftësi parashikuese si metoda alternative për zbulimin e shumë krimeve.

Aleksej Karel, nominues i çmimit Nobel për medicinë në vitin 1912, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë në drejtim të ligaturës vaskulare dhe transplatimin e organeve dhe enëve të gjakut, në veprën e vet “Njeriu, ai i panjohuri” në mes tjerash konstatonte: “ disa personalitetete si duket disponojnë me aftësinë e caktuar të lundrimit në hapësirë dhe kohë. Këta njerëz largpamës jo vetëm se zbulojnë ngjarjet që burojnë nga e kaluara, por edhe ngjarjet që priten të realizohen në të ardhmen. Mund të thuhet se vetëdija e tyre shumë lehtë “lëshon rrënjza” në hapësirë dhe kohë. Ose, së paku, pasi t’i lëshojë, ose pasi të lirohet nga korniza e vet fizike, gjegjësisht nga trupi i vet, ajo vetëdije e liruar, e vrojton të kaluarën dhe të tanishmen pikërisht sikur miza ta vrojtonte një fotografi nga lart, ku në vend se të lëvizë nëpër te, ajo vetëm e shikon prej së larti. Në këtë situatë detajet humben, por shihet qartë tërësia. Faktet e parathënies së të kaluarës na shpiejnë në prag të një të panjohure. Ajo njëkohësisht na tregon ekzistimin e principit fizik që mund të definohet si aftësi e zhvillimit edhe jashtë qenies sonë njerëzore”

Shkencëtari anglez, Henrik Xhejms Forman, i cili ia ka kushtuar tërë jetën vrojtimit dhe studimit të fenomenit të parathënies, në vitin 1960, publikon veprën e vet speciale me titull “Parathëniet gjatë shekujve”, ku, në bazë të vlerësimit të kritikëve, thuhet se “me dëshmi bindëse ka vërtetuar ekzistimin e prathënësve të vërtetë, pranë shumë atyre të rrejshëm, si dhe realitetin e realizimit të tyre në të kluarën”. “Nuk ka dyshim”- siç thekson Formani, “sikur të kishim shkuar tek piramidat në Gizi dhe parathënësit biblik, mund të gjenim mjaft shembuj të profetizimeve senzacionale”.

Në lëmin e Parapsikologjisë ka mendime që parathëniet të shpjegohen edhe nga këndvështrimi materialistik - “si aktivitete të qelizave speciale nervore në tru, të quajtuar “PSI”, në të cilat nuk ka ndikim as hapësira e as koha”.

Fizicienti i shquar Nikolla Teslla fuqimisht e mbështet teorinë e vet se, “mendimet janë produktet që burojnë nga marrëdhëniet e ndërsjella të materies dhe energjisë në tru. Nëse ky proces prodhon vale në eter, atëherë nuk ka arsye që të dyshohet pse ato valë të cilat i transmeton një qenie, të mos ketë mundësi t’i pranojë tjetra”.

Sipas dëshmive të biografit Zhon O’Nil, edhe vetë Teslla kishte aftësinë e parathënies së ngjarrjeve, ndonse, përveç në rrethin e miqve të ngushtë, nuk kishte dëshirë ta pranonte publikisht.

Vargu me shembuj nga historiku i parathënieve mund të vazhdojë gjatë me prezentimin e përplot emrave dhe rasteve tjera të suksesshme, por, pa dyshim, njeri ndër parathënësit gjenial i të gjitha kohëve, i cili ka lënë gjurmë të ruajtura të parathënieve të veta me shkrim dhe i cili pikërisht me një saktësi fenomenale të parathënies së gjërave për shumë shekuj me radhë, gati në tërësi të realizuar në realitet, është Mishell Nostradamusi. Mu për shkak të saktësisë së parathënieve të tij, si dhe ndodhjes së vërtetë të tyre, ky parathënës gjenial ka ngjallur kërshërinë e jo vetëm të individëve të zakonshëm kuriozë, por shkrimet e parathënieve të tij janë objekt i studimeve dhe analizave të shumë qendrave shkencore reputative anekënd botës.


Hyrje
faqe
- 1 -

Faqe 2