Ninulla
Nga Wikibooks
|
[redakto] Nina-nina, more pllum
Nina-nina, more pllum Flej se nana te don shum T'i m'u rritsh-o nafaklum Nafak lum-o djal i ri Dielli ty gjithmonë me t'pri Kur te rritesh mor zamak Tash gzon nanen ne konak Kur te rritesh djal im Ti moj zemër do m'dalsh trim
[redakto] Bir-i nanes
Nina-nana o mor bir, flij se gjumi te ban mir te ban mir te rahaton trupin bir ta pushon trupin tend ta pushon t´perkund nana ne djep te drunit ti mu rritsh mu bafsh plak i katunit te perkund nana ne djep t´arit ti mu rritsh mu bafsh djal i tygjarit
[redakto] Ninulle Tropojane
Nina nine, po t'perkunde nana Nina nine, djepin me dushk T'martofte nana me' i qind krushq Nina nine, djepin me sane Ti u rritsh me babe e nane Nina nine, djepin me ferra Ti u rritsh me treqind shtjerra Nina nine, nana ty Ti u rritsh-o për Shqipni!
[redakto] Nina- nina vajzes
Nina nina, vajzë e nanes Mori cuce për bukuri U bafsh si lule për hijeshi Fle si gjingj e cohu si rrunxe Qingja e nanes nina ni Vajze u rritsh e u fejofsh! U martosh e u lulzosh Dalsh ti bij me hijeshi E u permendsh-o për urti Ju rritsh nanes e nalt me shtat T'u baft shtati si bajrak E t'u mushet fytyra me gjak Nina nina po të perkundi Gjumi vjen kadale kadale Ec "emri i vajzes" me ma mare Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur) E kam vu vajzen ne djep Hajde gjum kadalë kadalë A p'e merr ti shumë a pak Nuk ta la por nji sahat Flej moj cuce, e mshili syt! Kur t'mi çilsh, i çilsh si hyjt I çilsh si hyjt e çilsh si hane Ani te rrisin bab'e nane Po m'u rritsh me rob te tanë
[redakto] Ninulle Shkodrane
Nina nina, o more bir Flej se gjumi te ban mirë Të ban mirë e te rahaton Shtatin, bir, ta pushon Gjumi gjumi rehatshumi Vjen me te marrë porsi pellumbi Nine e nine sheqer ne mut M'u bafsh, bir, plak i vjetër! ç'po i këndon-o djali gjumit Si vida q* i këndon pellumbit ç'po i këndon-o djali djepit Si bylbyli ne gemb te plepit Kndoi, kndoi, kndosh i bardhe Rrite Zot, q* e ke fale! Nina, nina, more bir Flej, se nana te don mirë Sa dekika q* ka sahati Njashtu, djalë, t'u rritet ty shtati Flej, o djalë se te ka fale Zoti U bash trim si Kastrioti! Flej, o djalë, ti flesh i bardhe E gjithkund t'u dhashte mbarë! T'a avite gjumi te kasnaku Bir, te syni e te kapaku Sa te mirë nana e ka djalin Lum për Zotin q* na e fali Ma ka fale, don me ma rrite Ma gzosh emnin q* te kam ngjite Mori molle, ma gzosh te rite! Lumja nana, bir, q* te ka Bir q* t'ka edhe te paste Me te mira mbrapa te lashtë Të mira, bir, sa zemra te dashtë!
[redakto] Ninull Lezhe
Nina-nana, t'përkun nana, T'u mushtë qafa me gjerdana! Nina-nana, molla bek-e, As po ke kuj m'i gjet-e? N'daç sat am-e, n'daç tit et-e, A n'daç nans për miradi-e, A n'daç babs për bukuri-e, O për bes'o për dhanti-e. Po vjen gjumi tuj përvet-e Nina-nin, nin-nin-o, "Kush e ka djalin me fjet-e?" Tuk e ka nana e vet-e. Nina-nana, nin-nin-o Pëllumi i nanës-o!
- Shëngjin, Lezhë 1963
[redakto] Ninull Kruje
Nina-nin te zante gjumi Nina-nin, te zante gjumi, nina-nin, te zante ne djep te ka nana zog me flete. Sillet gjumi rreth e qark, të vijë, djalë, permbi kasnak; te t'rris' nana te t'çoj në shkollë, kam me t'dhanë librat ne dorë.
Djepi jot është mbush' me bar, ka mbrend' serm, ka mbrend' ar.
Nina-nin, te marrte gjumi, te ligat ti martë lumi t'i mart' lumi, t'i martë deti, te ka nana zog xheneti!
- Krujë, 1963
Nina nina, vajzë e nanes Mori cuce për bukuri U bafsh si lule për hijeshi Fle si gjingj e cohu si rrunxe Qingja e nanes nina ni Vajze u rritsh e u fejofsh! U martosh e u lulzosh Dalsh ti bij me hijeshi E u permendsh-o për urti Ju rritsh nanes e nalt me shtat T'u baft shtati si bajrak E t'u mushet fytyra me gjak Nina nina po të perkundi Gjumi vjen kadale kadale Ec "emri i vajzes" me ma mare Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur) E kam vu vajzen ne djep Hajde gjum kadalë kadalë A p'e merr ti shumë a pak Nuk ta la por nji sahat Flej moj cuce, e mshili syt! Kur t'mi çilsh, i çilsh si hyjt I çilsh si hyjt e çilsh si hane Ani te rrisin bab'e nane Po m'u rritsh me rob te tanë
[redakto] Ninull Mirdite
Nina nine, te perkund nana Të perkundi ne djep t'arit Se kshu i ngjitet emni djalit Nina nina t'qes ke dera Po kam frige se po t'vret era Nina nina t'qes ke mani Po kam frige se t'merr murrani Lule lule, t'qes ke molla Un po tutem se t'ze vdora Lule lule t'qes ke pjeshka Un e lumja te ze vjeshta Nina nina o more djalë Ti m'u bash për Shqipnin mbarë
- Mirdite
[redakto] Ninull Kolonje
Nano nano djalënë Se na zgjoi mëhallënë! Kush e ka e kush e do Kush e perkedhel kur do? Djal'i vogël këto do Lodrat edhe vallet-o! O nanan, o nanan Nenua t'u bëftë kurban Që të ka e që të mban! Ririri, ririri, Kush të ka more flori Ty të ka nenua në gji! Nano nano djalënë Që na zgjoi mëhallënë Të ligat i mori lumi Dhe i shpuri te Osumi! Djalën na e zuri gjumi
- Kolonje
---- luljeta brajshori 2009 ---- Nina-nana mori bi shum sevdane e kam pas për n`ty, Nina nana çika e re, dy maqina kam me ti ble, nja me kepe, nja me pre nja me kepe nën nji hije, t`pik bojlija permi krye.
Nina nana shpejt mu rritsh ftyren nanes ti ja zdritsh, ftyren ma zdritsh, zemren ma gezofsh, jet te lumtun, bij-o shkofsh!
Nina nana sokolicë
ju bafsh nanes doktorricë,
nina nana n`kemishe të hollë,
shpejt mu rritsh me t`çue në shkollë,
me t`çue n`shkolle oj sokoleshë,
lumja nana, ty qi t`rrit,
dit për ditë po vinl me t`lypë,
shpijanike e gazdallare,
zgjidhe vetë ma t`mirin djalë!
Nina nina djep me shina
ti blen baba dy maqina
njo me kep e njo me shkru
qiken tem ne shkoll me qu
Nina nana djep me san
djali rritet me baba e nana
nina nina djep me molla
djalin un e qoj te shkolla
nina nana djep me dardha
djali jem shkon te daja
nina nana djep me pjshka
djali jem shkon te tezja
nina nana djep me gishtaja
djali jem shkon te halla
po vjen gjumi turra turra
o tu vet neper katuna
po vjen gjumi ton tuj vet
a u ra djali jem me vjet
[redakto] Ninull Fieri
Nina-nana sheqer ne leter, m`u befsh burr` dhe plak me mjeker! Nina-nana, t` shkofte i bardhe moti, m`u befsh trim si Kastrioti! djepi tundet, nëna punon djali fle dhe me s`degjon.
- Fier 1963
[redakto] Ninull Tirane
Nina-nina çunin-o për gjum` pellumin-o perkun nate e perkun ditë, qe t`me rritesh çik nga i cike Të rrit nana ty asgan, qe ti ngjash stergjyshve tanë, te rrit nana trim me flete, qe t`me japësh gezim ne jetë nina nana çunin-o merre gjume pellumbin-o
- Tiranë - 1974
[redakto] Ninull Mërgimtari
Nina-nana djalin-o Baba ty po t'përkundë Nina-nana djalin-o Baba ty po t'përkundë O mor djal, o mor djal Lumi baba që të ka O mor djal, o mor djal Lumi baba që të ka Nina-nana djalin-o Baba ty po t'përkundë Nina-nana djalin-o Baba ty po t'përkundë O mor djal, o mor djal Lumi gjyshi që të ka O mor djal, o mor djal Lumja gjyshja që të ka Nina-nana djalin-o Baba ty po t'përkundë Nina-nana djalin-o Baba ty po t'përkundë O mor djal, o mor djal Lumi axha që të ka O mor djal, o mor djal Lumja halla që të ka
2008 Evropë