Miqtë e popullit dhe të kombit tonë

Nga Wikibooks



Miqtë e popullit dhe të kombit tonë
nga
Anëtarët dhe kalimtarët e projektit
redaktor
Anëtarët
shkurt 2009




Fjala hyrse e antarit nxitës të projekt-librit

Gjatë një vizite që më bënë tregimtarët e një drejtimi fetarë Dëshmitarët e Jehovës, në një kohë përderisa unë isha duke u përkujdesur për anëtarët e familjes të cilët kishin shpëtuar nga duart e shërbëtorëve të Kasapit të Ballkanit, njëra nga tregimtarët më tha në një mënyrë kritike është e pa kuptueshme barazimi i NATO-së me Zotin, nga ana e disa shqiptare. Gjë e vërtet, por njeriu është nga mishi e tuli do të thoshte Lekë Mjeku (një anëtarë me pikëpamje fetare). Duke e ditur që NATO nuk mund të ketë fuqinë e Zotit, dhe duke logjikuar që NATO në atë kohë ka pas fuqinë ushtarake që të mos e lejonte situatën të zhvillohej deri në atë shkallë dhe duke respektuar mendimin e Lekës sonë kamë ardhur në përfundimin e ngjashëm me atë që e kamë dëgjuar nga besimtarët e fortë, se për miqësi nuk është me rëndësi ndihma, por damja e pasurisë njerëzore me tjetrin.
Në bazë të kësaj vlera e mikut nuk matet me ndihmën por me hisen që ta epë nga pasuria e tij materiale, shpirtërore, kulturore etj. Pleqtë thonin njeriu i zgjedhë miqtë ata shkonin aq larg sa që thënien shokë për secilin të njohur e ndalonin. Natyrisht që zgjedhja e mikut nuk varret gjithnjë nga ne, e sidomos zgjedhja e mikut kur jemi në situata të rënda është edhe më e vështirë. Por si do që të jetë, miqësia, ndera e mikut dhe ndihma e të njohshmit duhet ta ketë vendin e vet në ne.

Në këtë frymë mendojë se së bashku do të bëjmë një përmbledhje për gjithë ata shokë dhe të njohshëm tonë që me ndihmën e tyre të matur me miqësi ose bashkëpunim kanë dhënë kontribut në zbutjen e dhembjes sonë gjatë luftës së Kosovës.