Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani/3

Nga Wikibooks

< 2
faqe
- 3 -

4 >
.
.                
                            Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak
                            --------------------------------------------
                              Zonja Doris Pak, - nuk po Ju besojmë aspak!
.
.
         Shkruajnë: Kadri Mani dhe Shukrije Bunjaku-Mani[1]
.
.
         Me të vërtetë, disa përfaqësues të OKB-së dhe të BE-së[2] jopublikisht do të mirëpresin 
    një shtyrje të formimit të qeverisë së ardhshme të Kosovës.[3]
.
.
         Zonja Doris Pak, edhe përpara e kemi ditur se jeni fort alergjike ndaj Kosovës dhe lirisë
    e pavarësisë të saj, por në lajmet e sotme keni dalë përfushe me një transparencë dhe
    arrogancë prej një dashakeqeje të egër!
.
         Paraqitja Juaj kundër Kryeministrit të ri, Zotni Ramush Haradinajt[4], me shprehjet
    retorike se nuk dini se kush i beson atij, që nënkupton edhe përgjigjen Tuaj se nuk i beson
    askush, mund të llogaritni vetëm në veten Tuaj, me përkrahje të një pakice kombëtarësh    
    ndërkombëtarësh, që i ka hetuar edhe komentatori zotni Bugajski, porse jemi të bindur se
    do të dështoni me turp.
.
         Ta paragjykoni Kryeministrin tonë që në start, është ligësi, por edhe trashtinë! Kështu,
    sepse kjo është qeveria jonë e parë: kompakte, komplete dhe unike. Dhe pikërisht pse
    është e këtillë dhe me perspektivë, reaksioni kombëtar-ndërkombëtar parapëlqeu ngutjen,
    përshpejtimin e pengesave që të eliminojë çdo nismë!
.
         Poashtu Ju u shprehët e pakënaqur edhe me Presidentin e Kosovës! Por nuk e morëm
    vesh përse? - në mos qoftë për shkakun që Kryetarin dhe Kryeministrin ta caktonin ato
    struktura sekrete bashkë me miken tuaj - Serbinë!?!
.
         Ngaqë atë që thatë Ju, se ka vite që Dr. Rugova[5] ua thotë të njëjtat fjalë, nuk janë hiç
    bindëse? - eventualisht nëse nuk është fjala pikërisht kundër dëshirave dhe vendosmërisë
    të Presidentit: për njohjen e pavarësisë formale të Kosovës, për inkuadrimin e Kosovës
    përkrah forcave Veriatlantike dhe në miqësi të përhershme me Amerikën? Dhe nëse është
    kjo, Ju duhet të kërkoni ndihmë në ndonjë spital psikiatrik, sa s’keni shkalluar
    krejtësisht?
.
         Themi kështu, sepse ato qëndrime janë antidemokratike, janë paternaliste dhe me
    pasoja.
.
         Me ju pajtohen dhe përputhen forcat reaksionare në Kosovë: ”Epoka e Re”, “Fokus”,
    “Koha Ditore”, “Çlirimi”, “Kosovapress” etj.[6]
.
         Ne presim që Ju t’iu kërkoni falje Kryetarit e Kryeministrit tonë dhe votuesve të
    Kosovës.   
.
.
         Në pritje e sipër, Ju përshëndesim.
.
.

< 2
faqe
- 3 -

4 >

  1. në Enc.> w:Kadri Mani dhe w:Shukrije Bunjaku-Mani.
  2. OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara, BE - Bashkimi Evropian. në Enc.> w:OKB dhe w:BE.
  3. Pavarsia e Kosovës, një proces me pengesa që ka filluar 1999 dhe vazhdon në Enc.> w:Pavarsia e Kosovës.
  4. Ish-Kryeministëri i cili përshkakë të politikave të ngjajshme si të Doris Pak-ut, u deshë që të lëshonte postin dhe të mbrohej në procesin e Hagës. në Enc.> w:Ramush Haradinaj.
  5. Ibrahim Rugova, presiden i parë në Kosovë dhe prirës i lëvzjes paqësore në Kosovë. në Enc.> w:Ibrahim Rugove.
  6. në Enc.> w:Gazeta Epoka e Re, w:Gazeta Fokus, w:Gazeta Koha Ditore, w:Gazeta Çlirimi dhe w:Gazeta Kosovapress.