Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC)/8

Nga Wikibooks

ARSIMI, KOHA E LIRË DHE AKTIVITETET KULTURORE
(nenet 28, 29 dhe 31)


Faqe 7
faqe
- 8 -

Faqe 9
A. Arsimimi, duke përfshirë trajnimin profesional dhe administrimin (neni 28)

387. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise eshte sanksionuar parimi se kushdo ka te drejten per arsimim (neni 57). Fushë e rëndësishme e zbatimit të të drejtave të fëmijës është arsimi dhe shkolla, legjislacioni arsimor, veprimtaria mësimore-edukative në shkollë dhe jashtë saj.

388. Aspektet e ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar”, përfshijnë kërkesat e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të sipërpërmendura dhe të ratifikuara nga Shqipëria, në mënyrë të veçantë, të drejtat arsimore të fëmijës, sipas: nenit 26 te Deklarates Universale të të Drejtave të Njeriut; neneve 27-28 të Konventës për të Drejtat e Femijës, neneve 13-14 të “Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore”, nenit 18 të “Paktit ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike”, nenit 9-12 të Konventës Europiane “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore”, nenit 7 të Konventës ndërkombëtare “Për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial”, nenit 10 të Konventës “Për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave”, neneve 2-5 të Konventes “Për Luftën Kundër Diskriminimit në Fushën e Arsimit”.

389. Pergatitja e femijeve per te hyre ne arsimin e detyrueshem 8-vjecar, kryhet ne kopshte, drejtimi dhe administrimi i te cilave behet nga shteti dhe nga subjektet private. Ministria e Arsimit eshte organi pergjegjes per administrimin e kopshteve shteterore ne te cilat pranohen femije te moshes 3-6 vjec.

390. Tabelat e meposhtme nga Instituti i Statistikes - INSTAT, japin nje pasqyre te plote te sistemit parashkollor ne Republiken e Shqiperise per periudhen 1990 - 2000.

Viti shkollor
Gjithsej Qytet Fshat Qytet Ne fshat
1990-91 130007 61192 68815 31820 5342
1991-92 108889 54573 54316 23823 1088
1992-93 81117 38055 43062 9047 162
1993-94 80395 32274 48121 4290 -
1994-95 80394 32650 47734 5448 -
1995-96 84536 34495 50041 6846 -
1996-97 84232 34389 49843 8726 -
1997-98 80418 33741 46677 8370 -
1998-99 81734 37013 44721 9173 -
1999-2000 80337 36600 43737 10185 -

Femije ne kopshte gjithsej Ne kopshte me ushqim
NIVELI 0 - FEMIJE TE REGJISTRUAR NE KOPSHTE GJITHSEJ DHE ME USHQIM
Viti shkollor
Gjithsej Qytet Fshat Gjithsej Ne fshat
1990-91 3426 804 2622 665 351
1991-92 3174 793 2381 384 69
1992-93 2784 676 2108 221 9
1993-94 2656 362 2294 111 3
1994-95 2668 334 2334 90 -
1995-96 2670 333 2337 93 -
1996-97 2656 338 2318 100 -
1997-98 2408 328 2080 100 -
1998-99 2330 382 1948 97 -
1999-2000 2111 380 1731 97 -

Kopshte gjithsej Kopshte me ushqim
NIVELI 0 - KOPSHTE GJITHSEJ DHE ME USHQIM
Viti shkollor
Gjithsej Ne qytet Ne fshat te larte ne % Gjithsej Ne fshat
1990 5664 2771 2893 5 23 24
1991 5440 2787 2653 5 20 20
1992 5081 2407 2674 5 16 16
1993 4578 1789 2789 4 18 17
1994 4428 1691 2737 4 18 17
1995 4416 1697 2719 6 19 18
1996 4463 1732 2731 8 19 18
1997 4116 1704 2412 7 20 19
1998 4092 1779 2313 10 20 19
1999 3806 1737 2069 15 21 21

Femije per nje edukatore
NIVELI 0 - EDUKATORE NE KOPSHTE DHE FEMIJE PER NJE EDUKATORE
Numri i edukatoreve
1998/99 1999/00
1 - Grup-mosha 3-5 vjeç e popullsise 218696 214200
- Meshkuj - Male 112766 110363
- Femra - Female 105930 103837
2 - Femije ne kopshte gjithsej 81734 80337
- Meshkuj - Male 40784 39549
- Femra - Female 40950 40788
3 - Diferenca (1-2) femije qe nuk shkojne ne kopshte 136962 133863
- Meshkuj - Male 71982 70814
- Femra - Female 64980 63049
4 - % e femijeve te regjistruar ne kopshte 37 38
- Meshkuj - Male 36 36
- Femra - Female 39 39

391. Legjislacioni arsimor shqiptar, ashtu si legjislacioni shqiptar në tërësi, është fryt edhe i përpjekjeve për ta përshtatur atë ndaj standarteve demokratike të legjislacionit ndërkombëtar, përkatësisht akteve të OKB-se dhe atyre europiane, si një shprehje e aspiratës mbarë-shqiptare për integrimin Euro-Atlantik.

392. Neni 122 i Kushtetutës së Republikes se Shqiperise përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara përbëjnë pjesë të sistemit të brëndshëm juridik dhe kanë epërsi mbi ligjet e vendit. Neni 1 i ligjit për Sistemin arsimor parauniversitar thekson se “Arsimi në Republikën e Shqipërisë është përparësi kombëtare”, “kryhet në përputhje me marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqiperise dhe respekton të drejtat e fëmijës dhe të të rriturve të sanksionuara në këto dokumenta”.

393. Në dekadën e fundit të shekullit të 20-të, në Shqipëri kishte një sistem kombëtar arsimor të kompletuar me institucione arsimore të të gjitha niveleve nga ai parashkollor deri në institucione arsimore pasuniversitare. Treguesit sasiorë të zhvillimit të arsimit parauniversitar në vitin 1990 vlerësonin se e ndiqnin: arsimin parashkollor 56% të fëmijëve 3-5 vjeçarë, arsimin e detyruar 8-vjeçar 96-98% e nxënësve, që i përfshinte detyrimi shkollor, arsimin e mesëm rreth 70% të nxënësve që përfundonin klasën e 8-të.

394. Gjatë periudhës së tranzicionit një ndër dukuritë negative, që u shfaq në arsim, ishte fakti që, në grupmosha të ndryshme fëmijësh ulet ndjeshëm mundësia për të përfituar veçanërisht nga arsimi parashkollor dhe ai i mesëm, edhe në arsimin e detyruar 8-vjeçar ulet numri i nxënësve.

395. Treguesit statistikorë të regjistrimit të fëmijëve në institucionet arsimore në vitin 2000 janë përkatësisht: në arsimin parashkollor: 36% e fëmijëve 3 -5 vjeçarë, në arsimin e detyruar 8-vjeçar 543.967 nxënës dhe në atë të mesëm 102.971 nxënës.

396. Në vitin shkollor 2000-2001 kanë funksionuar 2002 institucione parashkollore (kopshte femijesh) me 80.443 femije dhe 3.749 mesuese parashkollore, nga 80.337 femije ne vitin shkollor 1999 -2000. Eshtë rritur përfshirja e 5000 fëmijëve.

397. Fëmijët përfshihen në arsimin e detyruar pasi mbushin moshën 6 vjeç. Fëmijët mund ta zgjedhin pjesërisht arsimimin apo formën e trajnimit në shkolla të veçanta të arsimit të detyruar, si ato të artit, por më shumë fëmijët realizojnë zgjedhjet e tyre në shkollat e arsimit të mesëm dhe të lartë.

398. Në vitin shkollor 2000-2001 funksionojne 1.820 shkolla 8-vjeçare dhe 1.395 shkolla vartëse, me 535.238 nxënës (prej të cilëve 259.931 femra) dhe 28.321 mësues. Është ulur përqindja e nxënësve që kanë braktisur shkollën 8- vjecare të detyruar: nga 3,01 % (16.730 nxënës) në qershor të vitit shkollor 1998 - 1999, në 2,6% (14.163 nxënës) në qershor të vitit shkollor 1999 - 2000.

399. Në vitin shkollor 1999-2000 në të gjithë vendin kanë funksionuar 388 shkolla të arsimit të mesëm (nga të cilat 43 shkolla teknike e profesionale), ku kanë studiuar 102.971 nxënës. Është rritur numri me 4.250 nxënës në krahasim me vitin 1998. Në vitin shkollor 2000-2001 kanë funksionuar 373 shkolla të arsimit të mesëm (nga të cilat 43 shkolla teknike e profesionale), me 107.435 nxënës. Ka një rritje prej 4.500 nxënësish në krahasim me vitin e kaluar mësimor 1999 - 2000.

400. Në vitin shkollor 2000-2001 janë tërhequr në arsimin e mesëm 63% të nxënësve, që kanë mbaruar arsimin 8- vjeçar ose 2% më shumë se në vitin mësimor 1999-2000.

401. Dispozitat ligjore mbi arsimin e detyrueshëm përfshihen në ligjin nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”. Ky ligj sanksionon në tërësi kërkesat, parimet dhe standartet e Marrëveshjeve Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht të të drejtave të fëmijëve, në fushën e arsimit.

402. Ky Ligj sanksionon:

- të drejtën e barabartë të shtetasve të Republikës së Shqipërisë për t’u arsimuar ne te gjitha nivelet e arsimimit parauniversitar, pavaresisht nga gjendja sociale, kombesia, gjuha, seksi, feja, raca, bindjet politike, gjendja shendetesore dhe niveli ekonomik (neni 3);
- te drejten e pakicave kombetare per arsimim ne gjuhen amtare, per mesimin e historise dhe te kultures kombetare te tyre (neni 10);
- te drejten e femijeve te moshes 3-6 vjec per arsimim parashkollor publik (nenet 17-19);
- arsimin e detyruar publik, i njesuar dhe i pergjithshem ne gjithe territorin e Republikes, (8-vjecar, ne dy cikle 4-vjecare, fillor dhe te larte), (nenet 20, 22);
- detyrimin e prinderve per dergimin e femijeve te moshes 1-16 vjec ne arsimin e detyruar (neni 24) dhe denimin per kundervajtje administrative me gjobe te prinderve, femijet e te cileve braktisin pa arsye arsimin e detyruar(nenet 59);
- ndalimin e punesimit te femjeve te moshes se detyrimit shkollor dhe, ne rast te kundert, denimin e punedhenesit shteteror ose privat per kundervajtje administrative me gjobe (neni 60);
- te drejten e shtetasve per arsimim ne shkollat e mesme publike, te pergjithshme dhe profesionale, pas perfundimit te arsimit te detyruar (nenet 26-28 dhe 33-37);
- të drejtën e nxënësve për arsimim në kurse me lende me zgjedhje ne arsimin e mesem te pergjithshem publik (neni 31);
- te drejten e femijeve me nevoja te vecanta per arsimim special publik falas dhe detyrimin e shtetit per sigurimin gradual te kushteve te nevojshme per kete qellim (neni 40);

- të drejtën e fëmijëve, që përbëjnë raste të vecanta, për arsimim të detyruar pranë familjeve në rruge private (neni 49);

- të drejtën e kuadrit arsimor publik për kualifikim (nenet 14,41);
- të drejtën e shtetasve shqiptarë dhe të huaj për ndjekjen e arsimit privat, laik e fetar (nenet 43-48) dhe për kalim nga shkollat private në ato publike (neni 45);
- të drejtën e shtetasve për ndjekjen e strukturave plotësuese të arsimit (neni 50);
- detyrimin e shtetit për të garantuar të drejtën e sigurimit të jetës dhe të veprimtarisë së mësuesve dhe të nxënësve, si dhe paprekshmërinë e institucioneve arsimore dhe të territoreve të tyre (neni 66);
- synimin dhe misionin e arsimit para universitar shqiptar: per emancipimin shpirteror; progresin material dhe zhvillimin social te individit (neni 2); per zhvillimin e aftesive intelektuale, krijuese, praktike e fizike dhe te personalitetit te nxenesve ne arsimin e detyruar publik (neni 21); për zhvillimin në menyrë të plotë dhe harmonike të personalitetit të nxënësve në arsimin e mesëm publik (neni 26).

403. Statistikat e fundit në Ministrine e Arsimit dhe Shkences per numrin e shkollave te sistemit parauniversitar, per vitin 2000 -2001 jane:

Institucione: publike: private:
- Kopshte 1852 55
- Shkolla 8-vjeçare 1798 55
- Shkolla të mesme 375 32

404. Persa i perket arsimit te mesem publik, ky arsim organizohet sipas niveleve te ndryshme te shkollimit, dhe dallimeve te permbajtjes dhe te profileve profesionale, ndersa per fusha specifike, si ato artistike, social kulturore etj funksionojne shkolla te mesme publike te veçanta (neni 27,32).

405. Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe i mësuesëve në 10 vitet e fundit:

Institucionet: N x ë n ë s M ë s u e s
Viti: ‘90/91 Viti: “00/01 Viti:’90/91 Viti: ‘00/01
Kopshte: 130.000 78690 5664 3547
Shk.8-vjeçare: 557000 528 733 28798 27672
Shk. të mesme: 206 000 117623 9708 5720

406. Bursa te dhena 10 vitet e fundit:

Institucionet: Numri i bursave:
Viti ‘90/91 Viti ‘00-‘01
Shkolla 8-vjeçare: 430 40
Shkolla të mesme: 450 2500

407. Ligji parashikon detyrimin e femijeve te moshes 6 vjeçare deri ne moshen 16 vjeçare per te ndjekur arsimin e detyruar, i cili zgjat jo me pak se 8 vjet. Prinderit jane te detyruar t’i dergojne femijet e tyre, te cilet i perfshin detyrimi shkollor, ne institucionet publike ose private te arsimit te detyruar.

408. Masat, për të realizuar pjesëmarrjen sa më të madhe të nxënësve në procesin mësimor, janë në tre drejtime:

1. për krijimin e kushteve të përshtatëshme objektive,
2. për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të prindërve për rëndësinë e mësimit dhe të shkollës, si dhe
3. masa detyruese e shtrënguese apo sanksione.

Së pari, krijimi i kushteve objektive të përshtatshme.

Ministria e Arsimit dhe Shkences, drejtoritë arsimore të qarqeve dhe rretheve, si organe të saj vartëse, në bashkëpunim me Organet e pushtetit vendor, kanë marrë një radhë masash të tilla, si:

- Vendosja e transportit publik të posaçëm dhe me tarifa të reduktuara për mësuesit dhe nxënësit e shkollave publike. Kjo aplikohet sidomos për at o zona, ku një pjesë e nxënësve e kanë larg shkollën.
- Grupimi i disa shkollave publike në bazë zone. Si pasojë e imigrimit të brëndshëm, e lëvizjes së një përqindjeje të konsiderueshme të popullsisë nga zonat rurale, sidomos nga zonat malore e kodrinore, drejt qendrave urbane, sidomos pranë qyteteve bregdetarë, vihet re fenomeni se në fshatra e zona të caktuara, sidomos veri-lindore, por dhe në disa zona të tjera malore, kanë mbetur aq pak fëmijë (nxënës) saqë është e pamundur që të qendrojnë e funksionojnë shkolla të arsimit të detyrueshëm në cdo fshat, si disa kohë më parë.

Për këtë arsye, fëmijët (nxënësit) e mbetur të shkollave të disa fshatrave janë grumbulluar në një shkollë në bazë zone, duke iu krijuar atyre lehtësira për transport. Grupimi, në këtë mënyrë, i disa shkollave në bazë zone krijon mundësi edhe për zhvillimin në nivel cilësor të procesit mësimor, sepse klasat nuk janë kolektive (me nxënës të klasave të ndryshme), sigurohet më mirë baza materiale didaktike e nevojshme, etj.

- Akordimi nga shteti i një kuote bursash. Nëpërmjet tyre është bërë e mundur që të rritet pjesëmarrja e fëmijëve në procesin mësimor. Kjo sepse një kontigjent fëmijësh, nga familjet me gjendje ekonomike jo të mirë dhe që, për këtë arsye, do ta kishin të pamundur vazhdimin e shkollës, përkundrazi me bursat e akorduara arrijnë të ndjekin procesin mësimor.
- Mësues dhe programe të posaçme për fëmijë të ngujuar dhe me probleme shëndetësore. Këto masa përcaktohen në aktin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences të datës 31 Korrik 1996 “Dispozita Normative për Shkollat Publike”, neni 11: Nxënësi, që përfshihet në detyrimin shkollor, në raste të veçanta, kur aksidentohet ose sëmuret rëndë, merr mësime në shtëpi, sipas një programi të posaçëm dhe me mësues të caktuar nga Drejtoria Arsimore. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për fëmijët (nxënës) të ngujuar për shkak të gjakmarrjes, sidomos në Shqipërinë Veriore.
- Shtrirja dhe përhapja e kopështëve dhe e shkollave private është një faktor tjetër që rrit pjesëmarrjen e nxënesve në procesin mësimor. Kjo është bërë e mundur në sajë të lëshimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkences të një numri në rritje të licensave përkatëse (sigurisht në bazë të përmbushjes së kushteve dhe standarteve përkatëse ligjore) subjekteve, që dëshirojnë të zhvillojnë arsimin privat.

Së dyti, masat për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve (nxënësve) dhe të prindërve. Këto masa synojnë që fëmijët dhe prindërit e tyre të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e shkollës dhe të arsimit në progresin e secilit dhe të shoqërtisë në tërësi, të bëhen të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në procesin mësimor, e vazhdimit dhe e përfundimit të paktën të arsimit të detyruar. Këto synime realizohen përmes punës pedagogjike të mësuesëve me femijet dhe me komunitetin e prindërve, përmes forumit të zgjedhur të Këshillit të prindërve pranë shkollës, përmes bashkëpunimit të shkollës me komunitetin e shoqërisë civile, etj. Gjithë kjo punë është e fokusuar më shumë me femijët e larguar dhe me prindërit e tyre, me qellim kthimin e femijëve të larguar në shkollë.

Së treti, aplikimi i sanksioneve ndaj prindërve, fëmijët e të cilëve braktisin shkollën. Këto masa aplikohen në bazë të ligjit nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”. Neni 59 i këtij ligji parashikon dënime për kundërvajtje administrative me gjobë nga 5.000 lekë deri 50.000 lekë, për prindërit, fëmijët e të cilëve mungojnë pa arsye në shkollë ose e braktisin atë. Ky ligj parashikon sanksione për punësimin e fëmijëve, q ë përfshihen në detyrimin shkollor, pasi ky punësim është një nga arsyet e mungesave dhe të largimit të fëmijëve nga shkolla. Konkretisht neni 60 i këtij Ligji sanksionon dënimin për kundërvajtje administrative nga inspektori i punës me gjobë nga 100.000 l ekë deri 200.000 lekë, të punëdhënësve, shtetërorë ose privat, që punësojnë fëmijë të moshës së detyrimit shkollor. Masat e ndermarra ne menyre qe disiplina shkollore te zbatohet ne menyre te pajtueshme me dinjitetin njerezor te femijes dhe ne perputhje me kete konvente.

409. Masat për shkeljen e rregullores së procesit mësimor përcaktohen në “Dispozitat Normative për Shkollat Publike” të datës 31 Korrik 1996 të Ministrise se Arsimit dhe Shkences, të cilat përfaqësojnë një akt nënligjor shumë të rëndësishëm për procesin mësimor. Ato përcaktojnë normativat konkrete të procesit mësimor-edukativ, përfshirë të drejtat dhe detyrat e nxënësve dhe të mësuesëve, që përshkohen edhe nga fryma e dokumentave të tilla të rëndësishme, si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB dhe Konventa e të Drejtave të Fëmijës e OKB. Për nxënësit dhe mësuesit, kur ata nuk realizojnë detyrat e tyre dhe shkelin rregulloren e procesit mësimor, atëhere merren masa disiplinore, krahas dhe pas një pune edukative të vazhdueshme.

410. Masat për nxënësit, që parashikohen në këto “Dispozita Normative për

Shkollat Publike” dhe që aplikohen në shkolla, janë:

a.- Këshillim,
b.- Vërejtje - kompetencë e mësuesit kujdestar,
c.- Paralajmërim për përjashtim nga shkolla,
d.- Përjashtim nga shkolla - kompetencë e drejtorit të shkollës.

411. Masat për mësuesin, kur shkel rregulloren e procesit mësimor, janë që nga këshillimet e vërejtjet deri në pezullime e largim nga puna, por ato bazohen në Kodin e Punës (neni 37 dhe sipas nenit 13.2) dhe duhet parashikohen në Kontratën Kolektive.

412. Ligji nr. 8387, date 30.07.1998, i cili ndryshoi ligjin per sistemin arsimor parauniversitar ne pjesen e sanksioneve, parashikon se prinderit qe nuk dergojne ne shkolle femijet e moshes 6-16 vjeç, ose kur keta mungojne pa arsye ne shkolle, apo e braktisin ate denohen per kundravajtje administrative me gjobe nga 1000 deri ne 10 000 leke.

413. Kur nxenesi mungon ne mesim pa arsye 30-50 % te kohes ne dy muaj te njepasnjeshem, masa e gjobes eshte 1000 deri 3000 leke dhe ne rast perseritje gjate po atij viti gjoba behet 5000 leke. Kur nxenesi mungon pa arsye mbi 50% te kohes ne dy muaj te njepasnjeshem masa e gjobes eshte 5000 deri 7000 leke dhe ne rast perseritje, ose braktisje te shkolles, gjoba behet 10 000 leke.

414. Vendimi i gjobes jepet nga kryetari i bashkise ose i komunes, sipas propozimit te drejtorit te shkolles. Kunder vendimit te gjobitjes mund te behet ankim, brenda 10 diteve nga dita e shpalljes se njoftimit, ne gjykaten e rrethit ku eshte kryer kundervajtja. Perjashtohen nga gjoba ata prinder, femijet e te cileve jane regjistruar ne nje shkolle jashte vendit. Por, po ti referohemi realitetit, keto sanksione kane mbetur pothuajse te pazbatuara. Numri i femijeve qe nuk ndjekin arsimin e detyruar eshte rritur si per shkak te levizjes se familjeve nga zonat rurale ne zona ku nuk ka patur me pare banore dhe per pasoje as shkolle, edhe per shkak te futjes ne pune te femijeve, sidomos ne zonat rurale.

415. Shteti, ne institucionet arsimore publike u siguron falas nxenesve mjediset mesimore, bazen materiale dhe personelin mesimdhenes. Institucionet shkollore kane pesuar demtime te medha ne periudhen 1990-1992 dhe ne ngjarjet e vitit 1997 te cilat i shtuan keto demtime.

416. Për këtë qellim janë realizuar investime të konsiderueshme gjatë vitit 2000: 1.5 miliard lekë nga buxheti i shtetit, 1 055,138 milion lekë në 12 prefekturat, me të cilat u plotesuan nevojat per rikonstruktimin dhe ndërtimin e objekteve shkollore.

417. Konkretisht është realizuar kjo rritje e investimeve:

Veprimtaria Viti 1999 Viti 2000
Investimet ne 000/leke
Ne fonde 3 753 939 (me shtesat per Kosoven) 1 520 000
Objekte 578 153
Klasa 2792 1595
Nxenes qe perfitojne 69 800 39 875
Kopshte te rikonstr. Me buxhetin e shtetit 23 14
Shkolla 8-vj te reja (me buxhetin e shtetit) 38 16
Shkolla 8-vj te rikon. (me buxhetin e shtetit) 111 61
Shkolla mesme te reja (me buxhetin e shtetit) 1 0
Shkolla meme te rikon. (me buxhetin e shtetit) 58 32
Objekte univ. reja (me buxhetin e shtetit) 0 0 87
Objekte univ. rikon (me buxhetin e shtetit) 30 10

418. Gjithashtu, ne perputhje dhe me nenin 28/3 te Konventes, ligji parashikon te drejten e Ministrise se Arsimit dhe Shkences per te eksperimentuar per permiresimin e cilesise ne arsim, ne perputhje me standartet nderkombetare ne bashkepunim me institucione te vendit dhe te huaja.


Investimet ne objekte per periudhen 1992 2000 buxheti I shtetit + donatore
viti 1992 2%
viti 1993 2%
viti 1994 8%
viti 1995 13%
viti 1996 11%
viti 1997 11%
viti 1998 13%
viti 1999 34%
viti 2000 6%
B. Objektivat e arsimit (neni 29)

419. Kushtetuta e Shqiperise parashikon se shteti synon arsimimin dhe kualifikimin sipas aftesive te femijeve dhe te te rinjve (neni 59). Gjithashtu, ne ligjin per sistemin arsimor parauniversitar parashikohet se arsimi ka per mision emancipimin shpirteror, progresin material dhe zhvillimin social te individit si dhe respekton te drejtat e femijeve te percaktuara ne ligj. Ngritja e nivelit mesimoredukativ te nxenesve dhe integrimi optimal i tyre ne jeten, emancipimin dhe perparimin e vendit realizohet nga komuniteti i shkollave publike i perbere nga nxenesit, mesuesit, prinderit dhe partnere te tjere social.

420. Sipas ligjit, arsimi i detyruar publik synon te zhvilloje aftesite intelektuale, krijuese, praktike dhe fizike te nxenesve, te zhvilloje personalitetin e tyre dhe t'i’ pajise ata me elementet themelore te kultures se pergjithshme dhe edukaten qytetare (neni 21). Ndersa, arsimi i mesem publik synon te zhvilloje ne menyre sa me te plote e harmonike personalitetin dhe potencialin e nxenesve, per t’i aftesuar ata te kontribuojne ne menyre sa me aktive ne zhvillimet ekonomike, politike, sociale e kulturore te vendit.

421. Realizimi i të Drejtave të Njeriut në praktikën arsimore, përvec sa më sipër, ka dhe një anë tjetër, edukimin e fëmijëve në frymën e njohjes dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. Ky edukim është synuar të realizohet nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë, në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët të Ministrise se Arsimit dhe Shkences me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (QShDNj), dhe përfshin këto drejtime:

- Trajnime të mësuesve dhe të drejtuesve të shkollave, nëpërmjet seminareve përkatëse, për njohjen më mirë të kuadrit të të drejtave të njeriut dhe të realizimit të këtyre të drejtave në veprimtarinë shkollore ( rreth 5000 të tillë);
- Aftësimin, nëpërmjet kursesh të caktuara, i një grupi trainuesish për organizimin e veprimtarive cilësore për respektimin e të drejtave të njeriut (janë aftësuar 464 të tillë) ;
- Ngritja e një sistemi shkollash-pilot apo model në 24 rrethe të vendit për realizimin më efikas të edukimit në frymën e njohjes dhe të respektimit të të drejtave të njeriut; ato përfshijnë ndër të tjera, trajnimin më special të mësuesve, ngritjen e këndeve dhe të kabineteve per mesimin e të drejtave të njeriut, përgatitjen dhe veprimtarinë e mësuesve të posaçëm apo të formatorëve të të drejtave të njeriut, etj.;

- Veprimtari për integrimin e të mësuarit të drejtave të njeriut brenda procesit mësimor-edukativ në shkolla të mesme, me synim përfshirjen e aspekteve të të drejtave të njeriut në disa lëndë, hartimin e kurrikulave të caktuara, etj.

- Organizimi i shkollave verore të fëmijëve, për njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet veprimtarive argëtuese e çlodhëse (konkurse, koncerte, ekskursione, ekspozita me vizatime dhe punime dore, etj); në to janë përfshirë 17.189 fëmijë, rreth gjysma e të cilëve kanë qenë femijë nga Kosova;
- Veprimtari përgatitore për përfshirjen e kurseve të leksioneve e të seminareve për të drejtat e njeriut me studentët në degët universitare, që përgatisin mësues;
- Botime në ndihmë të mësuesve dhe të nxënësve për të gjitha ciklet e shkollimit: manuale, libri i nxënësit për klasat 1-8, broshura “Të drejtat e mia” për fëmijët dhe adoleshentët, module për studentët e degëve të mësuesisë, etj.

422. Ne te njejten kohe, shkolla ne pergjithesi ka një bashkëpunim të gjerë me komunitetin, veçanërisht me prindërit e femijëve. Prindërit marrin pjesë në borde të shkollës dhe aktivizohen për organizimin dhe mbarëvajtjen e saj. Prindërit e fëmijëve të çdo shkolle informohen rregullisht nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve në shkollë, për problemet që ata kanë dhe për mënyrat se si mund të rritin kujdesin dhe kontrollin ndaj fëmijëve.

423. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise percakton gjithashtu mundesine, qe kane nxenesit, per tu arsimuar edhe ne shkolla jo -publike, kur ato jane krijuar dhe funksionojne ne baze te ligjit. Ne ligjin nr.7952, date 21.06.1995 “Per arsimin parauniversitar”, te ndryshuar me ligjin 8387, date 30.07.1998, krijimi i institucioneve arsimore private lejohet ne te gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ndersa, per institucionet arsimore publike parauniversitare lejohen te privatizohen vetem institucionet e arsimimit profesional. Per te siguruar nje arsimim te plote te femijeve, ligji parashikon edhe krijimin e strukturave te tjera qe mbeshtesin dhe pasurojne sistemin arsimor, si qendra kulturore, qendra te dokumentacionit shkollor, lektoriume, kurse speciale, qendra te formimit profesional etj.

C. Koha e lirë, aktivitetet rekreative dhe kulturore (neni 31)

424. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, ne kreun per objektivat sociale, parashikon synimin e shtetit per zhvillimin e sportit dhe te veprimtarive riperteritese (neni 59).

425. Një kompenent i rendesishem i jetesës së fëmijëve është argëtimi i tyre. Sot, në Shqiperi, nje pjese e madhe e infrastruktures kulturore e argëtuese për fëmijë nuk funksion, ka ndërruar destinacion, apo është drejt degradimit të plotë. Si pasojë mjedise për argëtim a edukim të të rinjve dhe të fëmijëve ka shumë pak. Persa i perket kendeve te lojrave, ku femijet mund te argetohen, ato pothuajse nuk ekzistojne. Edhe ato qe kane funksionuar zhduken çdo dite, duke ia lene vendin ndertimeve te reja, qe pa meshire zhdukin ato pak ambjente argetimi per femijet, qe jane te pafuqishem t’i ndalojne.

426. Të vetmet mjedise mbeten banesa ku mund të luajnë, të shohin televizorin dhe të përdorin lojrat elektronike. Në qytete ekziston vetëm nga një qendër kulturore e financuar nga shteti që merret me organizimin e festivalit të këngës së fëmijëve që organizohet për çdo 1 Qershor.

427. Të detyruar nga mungesa e mjediseve të hapura për ta, fëmijët kalojnë me orë të tëra përpara ekraneve të TV. Ndikimi i tij është aq i dukshëm, sa ka spostuar në nivelet më të ulta, interesat e tjera natyrore të moshës. Në perceptimin intesiv të realitetit televiziv, në ndikimin e fuqishëm të skenave të dhunës në rrafshin emotiv të fëmijëve dhe në tendencën për të imituar në jetë skenat që ata përjetojnë aq intensivisht në ekran, psikologët dhe sociologët e sotëm, gjejnë burimin kryesor të rritjes së kriminalitetit në moshën e fëmijërisë dhe atë të adoleshencës. Ndaj në këtë drejtim legjislacioni përkatës shërben për të parandaluar dhe minimizuar ndikimin negativ të masmedias elektronike në rritjen e dhunës në këto mosha. Niveli i ulët ekonomik i prindërve bën të pamundur plotësimin e shumë nevojave kulturore e argëtuese për fëmijët e tyre.

428. Në shkolla janë tepër të kufizuara mundësite për kalimin e kohës së lirë dhe të argëtimit pas procesit mësimor megjithate, veprimtarite e ndryshme, qofshin ato kulturore ose sportive, ne pjesen me te madhe te tyre zhvillohen nga shkollat, ndersa ne nje pjese jane prinderit vete qe kujdesen per argetimin e femijeve te tyre.

429. Edhe kur familja mund t'i kushtojë fëmijëve të gjithë kohën e duhur shpesh prinderit nuk kanë përgatitjen e mjaftueshme për të rritur një fëmijë të lumtur. Gjendja social ekonomike e fëmijëve është e njëjtë me të gjithë popullit shqiptar, por veçoritë e lartëpërmendura shtrojnë nevojën e krijimit të mundësive për zbutjen shkallë shkallë të pasojave negative të tranzicionit të vështirë që kalon vendi ynë që fëmijët të jetojnë fëmijërinë e të marrin pjesë në shoqëri bazuar në të drejtat e tyre.


Faqe 7
faqe
- 8 -

Faqe 9