Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC)/6

Nga Wikibooks
Shko tek: lundrim, kërko

MJEDISI FAMILJAR DHE KUJDESI ALTERNATIV
(nenet 5, 18 paragrafi 1 dhe 2, neni 9, 10, 27 paragrafi 4, neni 20, 21, 11, 19, 39 dhe 25)


Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7
A. Kujdesi prindëror (neni 5)
  • 171. Ne legjislacionin shqiptar ne marredheniet e femijes me prinderit dhe familjen ose qe kane te bejne me edukimin e femijes etj, prioritet i jepet te drejtave dhe detyrimeve qe kane prinderit, familja ose perfaqesuesit e tyre ligjor. E drejta e femijes per te pasur kujdesin e prinderve eshte percaktuar qe ne pjesen hyrese te Kodit te Familjes (neni 7) ndryshuar me Ligjin Nr. 7540, date 17.12.1991 “Per disa ndryshime ne Kodin e Familjes te Republikes se Shqiperise”.

172. Sipas dispozites se siperpermendur, prinderit pergjigjen per mirerritjen dhe edukimin e femijeve te tyre. Po ne Kodin e Familjes (neni 69 dhe 71) parashikohet se prinderit nuk mund t’ia lene femijen ne rritje dhe edukim nje personi qe nuk mund te jete kujdestar. Prinderit e perfaqesojne vete femijen e tyre te mitur, qe nuk ka mbushur moshen 14 vjeç, ne te gjitha veprimet juridike, me perjashtim te atyre qe sipas ligjit, i mituri mund ti kryeje vete.

  • 173. Gjithashtu, ne Kodin e Familjes dhe ne ligje te veçanta parashikohet detyrimi dhe e drejta e prinderve per tu kujdesur per ushqimin e femijes, arsimimin e tij, etj.
  • 174. Projekti i Kodit te Ri te Familjes parashikon detyren dhe te drejten e prinderve per te mbajtur, arsimuar dhe edukuar femijet e lindur nga martesa ose jashte martese, te cilet ne rast nevoje ndihmohen nga shteti.
  • 175. Ne te njejten kohe projekti i ligjit parashikon kuptimin e pergjegjesive prinderore, ku perfshihen te drejtat dhe detyrat qe kane per qellim te sigurojne mireqenien morale dhe materiale te femijes, duke u kujdesur per te, duke mbajtur raporte personale me ta, duke i siguruar femijeve edukimin, rritjen, perfaqesimin ligjor dhe administrimin e te mirave te tij.
  • 176. Ne rastet e vendosjes se kujdestarise, projekt-ligji parashikon detyrimin e gjykates qe te vendose mbi bazen e cilesive te personit te zgjedhur per te edukuar dhe arsimuar te miturin sipas kerkesave te parashikuara ne Kodin e Familjes.
  • 177. Po ne kuadrin e pergjegjesive prinderore, nje rol te madh luan shkolla, e cil7 ka një bashkëpunim të gjerë me komunitetin, veçanërisht me prindërit e femijëve.
  • 178. Keshtu, prindërit marrin pjesë aktivisht në bordet e shkollës dhe aktivizohen për organizimin dhe mbarëvajtjen e saj si dhe informohen rregullisht nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve në shkollë, për problemet që ata kanë dhe për mënyrat se si mund të rritin kujdesin dhe kontrollin ndaj fëmijëve.
  • 179. Braktisja e Fëmijës parashikohet si vepër penale në Kodin Penal, Seksioni IX, Neni 124 "Braktisja e fëmijëve të mitur". Me anen e ketij neni parashikohet se braktisja e fëmijëve nën 14 vjeç nga prindi ose personi që e ka fëmijën nën kujdestari dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet.
  • 180. Kur braktisja ka rezultuar me dëmtim te rëndë te shëndetit, ose vdekje, sanksioni është dënim me burg nga tre deri në dhjetë vjet.


B. Përgjegjësitë prindërore (neni 18, parag. 1-2)
  • 181. Ushtrimi i pergjegjesise se prinderve ndaj femijeve shihet ne tre kendveshtrime;
Kur pergjegjesia e prinderve ushtrohet gjate marteses;
Kur kjo pergjegjesi ushtrohet pas zgjidhjes se marteses;
Kur prinderit biologjike nuk jane te martuar sipas kerkesave te ligjit;

182. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise nga ana e saj nuk parashikon asnje dispozite te veçante per pergjegjesine e prinderve ndaj femijeve te tyre, por kjo fushe rregullohet me aktet e tjera ligjore dhe nenligjore ne fuqi, si Kodi i Familjes, Dekrete te ndryshme etj.

  • 183. Ne Kodin e Familjes, qe eshte aktualisht ne fuqi, parashikohet se prinderit pergjigjen per mirerritjen dhe edukimin e femijeve te tyre (neni 7).

184. Pergjegjesia e perbashket e prinderve per edukimin dhe zhvillimin e femijes realizohet nepermjet ushtrimit te te drejtes prinderore (ose autoritetit prinderor, term ky i perdorur nga Projekt-Kodi i ri i Familjes), e cila i perket ne menyre te barabarte te dy prinderve. Kodi i Familjes, parashikon qe prinderit kane te njejtat te drejta dhe detyra ndaj femijeve te tyre te mitur (neni 63).

  • 185. Gjithashtu, legjislacioni i familjes nuk i njeh asnje perparesi ndonjerit prej prinderve ne lidhje me te drejten prinderore dhe ushtrimi i saj eshte ne funksion te interesit te femijes. Ky kod parashikon se e drejta prinderore ushtrohet vetem ne interes te femijeve te mitur dhe me marreveshje ndermjet dy prinderve (neni 64).
  • 186. Ne rastet kur prinderit, per arsye te ndryshme, nuk mund ta mbajne femijen e tyre, ata mund t’ia lene per rritje dhe edukim vetem nje personi, i cili duhet te kete cilesine e kujdestarit, sipas kerkesave te ligjit. Prinderit i mbrojne te gjitha te drejtat vetjake dhe pasurore te femijeve te tyre, pa qene e nevojshme nje emerim i posaçem. Kjo ben pjese ne teresine e te drejtave dhe detyrave qe kane prinderit per femijet e tyre (neni 71,72 i Kodit te familjes).
  • 187. Prinderit, ne menyre te perbashket, pergjigjen per arsimimin, zhvillimin fizik e mendor, per shendetin dhe detyrimin per ushqim te femijeve te tyre (neni 78 – Kodi i Familjes).
  • 188. Ne rastin kur prinderit zgjidhin martesen ose martesa eshte e pavlefshme, e drejta prinderore ushtrohet nga prindi qe i eshte besuar femija per rritje dhe edukim (neni 68 i Kodit te familjes). Megjithese Kodi i Familjes nuk shprehet, prindi tjeter vazhdon ta gezoje te drejten prinderore, por menyra e ushtrimit te saj percaktohet ne vendimin e gjykates per zgjidhjen e marteses.
  • 189. Persa i perket pergjegjesise se tij per detyrimin ushqimor ndaj femijes, per kujdesin qe duhet te tregoje per zhvillimin normal dhe arsimimin e tij, etj. ai vazhdon ta kete kete te drejte paralelisht me prindin tjeter. Ne rastin kur prinderit biologjike nuk jane martuar, por e kane njohur femijen si te tyre, kane te njejtat pergjegjesi si dhe prinderit qe kane lindur femijen e tyre nga nje martese e ligjshme.
  • 190. Shqiperia ka ratifikuar Konventen mbi Eliminimin e te Gjithe Formave te Diskriminimit ndaj Grave, ku parashikohet se prinderit kane te drejta dhe detyra te barabarta ndaj femijeve te tyre. Interesi i femijes do te jete konsiderata paresore ne te gjitha rastet (neni 6/2-c).
  • 191. Perveç, pergjegjesise qe kane prinderit per edukimin dhe zhvillimin, ata pergjigjen edhe per sjelljet anti-sociale te femijeve te tyre. Me Dekretin Nr. 2450, date 27.05.1957 “Per pergjegjesine e prinderve per sjellje te keqija te femijeve dhe mbi masat per edukimin e tyre”, ndryshuar me Dekretin Nr. 7441, date 1.12.1990, parashikohet denimi i prinderve per sjellje te keqija dhe per rrugaçeri te femijeve te tyre te mitur, qe nuk kane mbushur moshen 14 vjeç.
  • 192. Denimet ne baze te ketij Dekreti per kundravajtje administrative perfshijne gjoba deri ne 500 leke. Por, megjithese ky Dekret eshte ende ne fuqi, ne praktike ai nuk gjen me zbatim, kjo dhe per shkak te ndryshimit te kushteve qe kerkojne perdorimin e metodave te reja ne edukimin e femijeve nen moshen 14 vjeç.


C. Ndarja nga prindërit (neni 9)
  • 193. Ne Kodin e Familjes se Republikes se Shqiperise (neni 70) parashikohet dhe rasti kur prinderit mund te kerkojne ne gjykate dorezimin e femijes se tyre, kur ai nuk jeton prane tyre dhe mbahet pa te drejte nga persona te tjere. Ne kete rast gjykata vendos kthimin e femijes ne qofte se kjo nuk vjen ne kundershtim me interesat e tij si dhe merr mendimin e femijes kur ai ka mbushur moshen 10 vjeç.

194. Per me teper, ne Kodin Penal (neni 127) thuhet se marrja e padrejte e femijes, duke e larguar prej personit qe ushtron autoritetin prinderor, ose qe i eshte besuar per rritje dhe edukim, si dhe mosdorezimi i femijes prindit tjeter ne zbatim te vendimit gjyqesor perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne gjashte muaj.

195. Ne lidhje me kujdestarine, ne Kodin e Familjes (neni 75) parashikohet e drejta e Keshillit te Kujdestarise t’i kerkoje gjykates qe te vendose heqjen e femijes nga prinderit ne rastet kur prinderit nuk kujdesen per rritjen dhe edukimin e femijes se mitur ose kur kete e do interesi i tij, dhe t’ia besoje per rritje dhe edukim nje institucioni shteteror ose nje personi tjeter, kur ky e pranon.

196. Pas viteve 1990-1991, ku shume fusha te se drejtes pesuan ndryshime te rendesishme, fusha e te drejtes familjare po i nenshtrohet ketyre ndryshimeve më me veshtiresi. Madje dhe nje pjese e organizmave qe funksiononin ne mbrojtje te te drejtave te femijeve, aktualisht kane mbetur pa funksion, siç jane Keshillat e Kujdestarise prane Bashkive. Kjo ben qe dhe funksionet e kompetencat qe kishte Keshilli i Kujdestarise te mbeten aktualisht ne leter dhe ne njefare mase te jene ne dem te interesave te femijeve.

197. Ne rastet, kur prindi shperdoron te drejten prinderore, autoritetin prinderor, ose tregon pakujdesi te rende ne ushtrimin e saj, ap o me veprimet e tij ndikon ne menyre te demshme ne edukimin e femijeve, me kerkesen e prindit tjeter, ose te Keshillit te Kujdestarise, apo prokurorit, mund ti hiqet e drejta prinderore me vendim te gjykates kompetente.

198. Gjykatat, ne nje pjese te vendimeve te tyre, jane perpjekur te zbatojne kriterin e interesit me te larte te femijes ne caktimin e autoritetit prinderor ne proceduren e zgjidhjes se marteses, ku femija ose femijet duhet te jetojne me njerin prind. Por, ka raste te tjera, qe gjykatat nuk shprehen fare ose shprehen ne menyre teper te zbehte lidhur me interesat e te miturit ne kete rast. Praktika gjyqesore para viteve 1990-te ka qene me e konsoliduar ne kete drejtim edhe per shkak te udhezimeve qe jepte Gjykata e Larte, te cilat ne baze te ligjit ishin te detyrueshme per gjykatat e tjera.

199. Persa i perket shprehjes se mendimit te te miturit, ne rastet kur femija do te qendroje me njerin prind ose me persona te tjere sipas rastit, Kodi i Familjes ka percaktuar moshen 10 vjeç (neni 66,67). Pra, gjykata merr mendimin e femijes kur ai ka mbushur moshen 10 vjeç.

200. Kodi i Familjes i jep te drejten prindit, te cilit nuk i eshte besuar femija, te mbaje marredhenie personale me femijen e tij (neni 98), sipas menyres se caktuar ne vendimin e gjykates.

201. Sipas rregullores se Burgut te Vaqarrit (burg per femijet), takimet lejohen kater here ne muaj ku nje here eshte takim special me familjen. Familja ka te drejte te qendroje 12 ore me te denuarin dhe mund te qendroje brenda burgut gjate kesaj kohe.

202. Megjithese ne Kodin e Familjes nuk eshte parashikuar si institut veçimi i bashkeshorteve (separation de corps) para zgjidhjes se marteses, vetem persa i perket ruajtjes se marredhenies te prindit me femijen, qe jeton me prindin tjeter, ka nje dispozite te veçante (neni 66). Kjo dispozite i referohet rasteve kur prinderit jetojne te veçuar, ndonese nuk kane zgjidhur martesen.

203. Keshilli i Kujdestarise eshte organi qe vendos se me cilin prind do te jetoje femija dhe ç’marredhenie do te kete ai me prindin tjeter. Por, ne kushtet kur Keshilli i Kujdestarise pothuajse nuk funksionon, problemi i rregullimit te marredhenieve te femijes me prindin, me te cilin jeton, kerkon nje zgjidhje sidomos ne rastet kur prinderit jane veçuar per arsye te tjera nga ato qe çojne ne zgjidhjen e marteses. Te tilla mund te jene rastet e transferimit te njerit bashkeshort per efekte pune dhe bashkeshortet nuk bien dakort se me cilin prind do te qendroje femija si dhe per marredheniet e tij me prindin tjeter.

204. Ne ligjet ekzistuese ka nje kolizion problematik te dispozitave persa i perket kompetences se organit qe ka te drejte te percaktoje lenien e femijes per rritje dhe edukim ne fazen para zgjidhjes se marteses. Kjo perplasje dispozitash ligjore mendohet te eliminohet me miratimin e Kodit te ri te Familjes.

205. Keshtu, me 1 qershor 1996 hyri ne fuqi Kodi i Procedures Civile dhe pa ndryshuar ose shfuqizuar dispoziten e siperpermendur te Kodit te Familjes, rregullon ne menyre te ndryshme kompetencen e organit qe ka te drejte te percaktoje lenien e femijes per rritje dhe edukim ne fazen para zgjidhjes se marteses. Ne Kodin e Procedures Civile i lihet per kompetence te vendose se me cilin prind do te qendroje femija, deri ne zgjidhjen e marteses Seksionit per Shqyrtimin e Mosmarreveshjeve Familjare prane Gjykates se Rrethit.

206. Pra, sa me siper verehet se legjislacioni i familjes parashikon ne menyre te shprehur te drejten e prinderve per te mbajtur marredhenie personale me femijet e tyre dhe jo ne formen e te drejtes se femijes per te mbajtur marredhenie me prinderit e tij.

207. Projekti i Kodit te Familjes parashikon rastet kur femijet e mitur, ne pamundesi per te qendruar me prinderit e tyre, vihen ne kujdestari dhe gezojne mbrojtje te vecante nga shteti. Ne keto raste perfshihen edhe keqtrajtimet e femijeve nga prinderit, mungesa e kujdesit te tyre, heqja e autoritetit prinderor, etj.

208. Gjithashtu, Projekti parashikon rastet e lenies se femijes per rritje dhe edukim ne rast divorci dhe marredheniet qe ka femija me prindin tjeter. Nje rendesi merr dhe percaktimi i marredhenieve te femijes me prinderit gjate gjykimit te divorcit, ku ne Projekt eshte parashikuar gjykata si organi qe do te vendose per kete periudhe, si per menyren e realizimit te marredhenieve, per nevojat materiale te femijes dhe per vendbanimin. Projekti i le hapesire pjesemarrjes se femijes ne procedurat qe kane lidhje me interesat e tij, per te shprehur mendimin dhe ndjenjat e tij, si dhe ben te detyrueshem pjesemarrjen e psikologut ne gjykim.

209. Ne Projekt, eshte suprimuar organi i Keshilli i Kujdestarise, dhe i eshte dhene me shume vend rolit te gjykates ne mbrojtje te te drejtave dhe interesit te femijes. Projekti parashikon marredheniet qe duhet te kete femija me kujdestarin, te cilat jane te njejta si marredheniet e femijes me prinderit e tij. Kujdestari kujdeset per te miturin, e perfaqeson ate ne te gjitha veprimet juridike dhe administron pasurine e tij sipas dispozitave te Kodit mbi autoritetin prinderor.

210. Sipas Projektit, pergjithesisht i mituri i vene ne kujdestari jeton me kujdestarin, pervec kur gjykata vendos ndryshe. Projekti parashikon detyrimin e gjykates qe para se te zgjedhe kujdestarin, duhet te degjoje dhe te marre ne konsiderate mendimin e te miturit qe ka mbushur moshen 10 vjec. Ne rast konflikti interesash, midis te miturit dhe prindit ose kujdestarit, gjykata cakton nje kujdestar te posacem, duke percaktuar dhe raportet e tij me femijen.


D. Ribashkimi familjar (neni 10)

211. Ne kushtet e Shqiperise, ku nje perqindje e madhe shtetasish shqiptare ndodhen ne emigracion ne vendet fqinje e me gjere, do te ishte mjaft e rendesishme te garantohej hyrja e shtetasve shqiptare ne keto shtete per realizimin e takimeve te shume femijeve qe nje, ose te dy prinderit i kane te punesuar, ose per shkaqe te ndryshme ndodhen ne shtete te tjera. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise (neni 16), parashikon se te drejtat dhe lirite themelore si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetute per shtetasit shqiptare vlejne njelloj dhe per te huajt e per personat pa shtetesi ne territorin e Republikes se Shqiperise, me perjashtim te rasteve kur Kushtetuta e lidh ne menyre te posaçme me shtetesine shqiptare ushtrimin e te drejtave e te lirive te caktuara. Kjo eshte nje dispozite e pergjithshme qe gjen zbatim ne ligje te veçanta per fusha te caktuara te te drejtave dhe lirive te njeriut.

212. Gjithashtu, ne Kushtetute (neni 38-40) parashikohet e drejta e cilitdo qe te levize lirisht brenda territorit te shtetit si dhe jashte tij. Ndersa njeh te drejten e strehimit te te huajve ne Shqiperi, procedurat dhe kriteret, sipas Kushtetutes, rregullohen me ligj te veçante.

213. Aktualisht, hyrja e personave ne Republiken e Shqiperise dhe dalja prej saj, dhenia e strehimit dhe e lejes se qendrimit ne Shqiperi rregullohen nga Ligji Nr. 7939, date 25.05.1995 “Per migracionin”. Ne baze te ketij ligji, çdo shtetas shqiptar, i cili largohet nga territori i Republikes se Shqiperise, ka te drejte te rikthehet (neni 6).

214. Ky ligj, jo vetem per shtetasit shqiptar, por edhe per shtetasit e huaj krijon mundesine e qendrimit ne Shqiperi ne afate 3 mujore dhe 1 vjeçare, me te drejte riperteritje.

216. Ligji, per marrjen e lejes se qendrimit i krijon lehtesi personave qe jane bashkeshorte te shtetasve shqiptare, femijeve te tyre qe jane nen moshen 18 vjeç, ose personave qe jane ne ngarkim te tyre (neni 15). Me tej, ligji parashikon edhe rastin e familjeve te shtetasve te huaj, qe kane ardhur per arsye te ndryshme ne Shqiperi (studime, investime, punesim, etj). Ne kete rast bashkeshorti dhe femijet nen moshen 18 vjeç, ose personat qe jane ne ngarkim te personave te siperpermendur, pajisen me leje qendrimi, te vlefshme sa kohezgjatja e vlefshmerise se lejes se qendrimit te mbajtesit kryesor, duke paraqitur prova se ata mund te mbahen pa iu drejtuar fondeve publike.


E. Kujdesi për fëmijët (neni 27, parag. 4)

217. Ne baze te Kodit Penal, mosdhenia e mjeteve te nevojshme per jetesen e femijeve nga personi, qe ne zbatim te nje vendimi gjyqesor detyrohet te jape, perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne nje vit (neni 125).

218. Ne kushtet e hapjes se Shqiperise ndaj botes, pas viteve 1990 -1991, shume prinder emigruan jashte vendit per te gjetur nje te ardhme me te mire. Ne shume raste emigrimi u shoqerua me prishje te familjeve, zgjidhje martesash, dhe shume femije mbeten pa ndihmen e duhur per tu shkolluar dhe jetuar ne kushte normale.

219. Megjithe vendimet e shumta gjyqesore te marra nga gjykatat shqiptare, te cilat percaktojne dhe detyrimin ushqimor te prindit qe eshte larguar në një shtet të huaj, nuk eshte arritur te ekzekutohen keto vendime. Kjo, per shkak te parashikimeve te legjislacioneve te huaja, te cilat kerkojne plotesimin e disa kushteve qe te njihen vendimet e gjykatave shqiptare ne vendet e tyre. Per kete problem eshte parashikuar si zgjidhje e plote lidhja e marreveshjeve dypaleshe ndermjet Republikes se Shqiperise dhe vendeve ku ka me teper emigrante shqiptare, alternative qe eshte parashikuar ne Kodin e Procedures Civile per zbatimin e vendimeve te dhena nga gjykatat e huaja (neni 393).

220. Ne kete kuader, Shqiperia ka ratifikuar marreveshjen me Ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise per ekzekutimin e ndersjellte te vendimeve gjyqesore dhe me Greqine, nderkohe qe eshte ne bisedime per te arritur nje marreveshje me Italine ku punojne nje pjese e mire e emigranteve shqiptare.

221. Projekti i Kodit te Familjes parashikon detyrimin per ushqim qe kane prinderit ndaj femijeve te tyre te mitur, si dhe detyrimin e personave te tjere ne mungese te prinderve. Prindet detyrohen te ushqejne femijet e tyre te mitur, kur keta nuk kane mjete te mjaftueshme per te jetuar.

222. Detyrimi per ushqim caktohet ne proporcion me nevojat e atij qe e kerkon dhe me mundesite ekonomike te atij qe detyrohet. Projekti i Kodit te Familjes nuk ka ndryshime te rendesishme ne raport me Kodin ekzistues, persa i perket detyrimit per ushqim ndaj te miturve.


F. Fëmijët e privuar nga mjedisi familjar (neni 20)

223. Me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise garantohet perkujdesja dhe ndihma e shtetit per jetimet (neni 59/e). Gjithashtu, Kushtetuta parashikon mbrojtjen e veçante te femijeve nga shteti duke u shprehur ne menyre te pergjithshme. Ndersa, ne Kodin e Familjes parashikohet detyrimi i s htetit per rritjen dhe edukimin e femijeve te mbetur pa prinder dhe pa perkrahje (neni 10).

224. Ne Kodin e Familjes parashikohet e drejta e Keshillit te Kujdestarise t’i drejtohet gjykates dhe t’i kerkoje qe te vendose heqjen e femijes nga prinderit ne rastet kur prinderit nuk kujdesen per rritjen dhe edukimin e femijeve ose kur kete e kerkon interesi i femijes, dhe t’ia besoje per rritje dhe edukim nje institucioni shteteror ose nje personi tjeter kur ky i fundit e pranon. Ne keto raste nuk pushojne te drejtat dhe detyrimet e tjera qe u takojne prinderve kundrejt femijes.

225. Ne Kodin e Familjes parashikohen edhe rastet kur femijet nuk jane nen kujdesin e prinderve, kur te dy prinderit kane vdekur ose nuk njihen, jane shpallur si te pagjetur, ose u eshte hequr zotesia per te vepruar. Keta femije vihen ne kujdestari, e cila duhet t’u siguroje atyre kushte te pershtatshme per rritjen, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e gjithanshem te tyre (nenet 102 dhe 103).

226. Keshilli i Kujdestarise, sipas Kodit te Familjes, ka te drejten jo vetem te emeroje nje kujdestar per femijen, por edhe dergimin ne institucione te posaçme per femije, ne konvikte, ne institucione shendetsore ose ne institucione te tjera (neni 105).

227. Ligji Nr.7710, date 18.05.1993 “Per ndihmen dhe perkujdesjen shoqerore”, me ndryshimet perkatese, percakton menyren e vendosjes ne institucione te perkujdesit shoqeror te femijeve jetime. Keto institucione, sipas ligjit mund te jene ne nivel lokal apo qendror. Ligji parashikon, gjithashtu, s herbimet shoqerore joqeveritare, te cilat mund te administrohen nga persona private dhe organizata jo - qeveritare, qe duhet te lidhin kontrate me Ministrine e Punes dhe te Çeshtjeve Sociale.

228. Kerkesa per vendosjen ne institucion te femijeve jetime ose te femijeve me paaftesi mendore dhe fizike behet nga kryetari i familjes, nga administratori shoqeror, ose komisioni ekspert -mjekesor kur institucioni varet nga pushteti lokal. Ne nivel qendror eshte Ministria e Punes dhe e Çeshtjes Sociale qe percakton menyren e vendosjes se tyre.

229. Ligji nr. 8153, date 31.10.1996 “Per statusin e jetimit”, konsideron si jetime personat nga 0-25 vjec:

- te lindur jashte martese;
- qe nuk kane gjalle asnjerin nga prinderit;
- qe me vendim te formes se prere te gjykates u eshte hequr e drejta prinderore te dy prinderve ose njerit prej tyre dhe tjetri nuk jeton; - qe braktisen nga te dy prinderit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.

230. Femijet jetime mbahen ne institucion deri ne moshen 14 vjec dhe ne rast se nuk kane mbaruar arsimin 8 vjecar deri ne moshen 17 vjec. Per ata qe mbarojne shkollen e mesme ose te larte dhe qe jetojne ne konvikt, shpenzimet e ushqimit perballohen nga Seksionet e ndihmes dhe te perkujdesit shoqeror prane organeve te pushtetit vendor, deri ne zenien e tyre me pune.

231. Gjithashtu atyre u sigurohet sherbimi shendetesor falas deri ne fillimin e marredhenieve te punes. Ligji parashikon nje sere lehtesirash ne mundesite per te gjetur pune, per strehim, ne emigracionin e organizuar nga shteti, apo per argetim.

232. Ne Shtepite e Femijes dhe te Foshnjes pranohen femije nga mosha 0 -6 vjeç dhe femije te moshes 6-14vjeç. Lidhur me kriteret e vendosjes se femijeve ne kujdestari nga ana e shtetit ne institucione ndiqet nje procedure e caktuar ligjore e percaktuar ne VKM nr 510 date 24.11.1997, “Kriteret e vendosjes ne institucionet rezidenciale te perkujdesit shoqeror dhe dokumentacioni i nevojshem per pranim”.

233. Ne institucionet e perkujdesit shoqeror per femije pranohen:

a. Femije qe nuk kane asnje nga prinderit dhe nuk kane persona te tjere te afert qe marrin persiper vullnetarisht rritjen dhe edukimin e tyre.
b. Femije te lindur jashte martese, te cilet per rrethana te caktuara nuk mund t`i rrise nena.
c. Femije, prinderve te te cileve, te dyve ose njerit, kur tjetri ka vdekur u eshte hequr e drejta prinderorore me vendim gjykate dhe gjykata me vendim ka percaktuar vendosjen e tyre ne institucione.
d. Femije, kur prinderit e te cileve te dy apo njerit kur tjetri nuk jeton, nuk eshte ne gjendje ekonomike ta mbaje, shtrohen ne spital, jane te denuar me burg.
e. Femije te familjeve pa te ardhura apo me te ardhura te pamjaftueshme, ose qe kane kriza familjare, si divorc, martesa e rimartesa si dhe probleme te tjera te forta sociale.
f. Gjithashtu, ne keto institucione mund te pranohen dhe femije te braktisur, prinderit e te cileve, kane emigruar ose do te emigrojne, jashte shtetit per arsye ekonomike. Ne kete rast vendosja e femijeve ne institucione te perkujdesit shoqeror behet per nje periudhe kohe deri ne permiresimin e kushteve social/ekonomike te prinderve.

234. Per vendosjen e femijeve te braktisur apo te familjeve me probleme sociale ne institucionet e perkujdesit per femije marrin inisiative:

Te afermit ose prinderit e femijes;
Kujdestare te femijes, kur nuk jane gjalle prinderit;
Te interesuar te tjere, te autorizuar Drejtori i Shtepise se Lindjes;
Seksioni Perkates i Ndihmes dhe Perkujdesit Shoqeror prane bashkise apo komunes si dhe institucione te tjera nepermjet Sherbimit Social Shteteror (SHSSH).

235. Per te vendosur femijet ne institucione te perkujdesit prane SHSSH funksionon komisioni i vendosjes, transferimit dhe largimit te femijeve nga institucionet. Ky komision shqyrton dokumentat perkatese te femijeve, te cilat jane:

1. Certifikate e lindjes se femijes
2. Fotografi
3. Certifikate familjare
4. Kopje e vendimit te gjyqit per heqjen e te drejtes prinderore
5. Deklarata e noterizuar e nenes ose ne pamundesi e drejtorit te maternitetit per braktisjen e femijes apo te kryetarit te bashkise, apo te komunes
6. Analizat shendetesore per SIDA, Hepatit, me te dhenat laboratorike dhe vaksinimet
7. Epikriza shendetesore e femijes
8. Dokumenti i shkolles.

236. Institucionet Rezidenciale te Perkujdesit per Femije ndahen ne institucione shteterore dhe ne institucione te perkujdesit per femije te menaxhuara nga fondacionet apo shoqatat, te cilat kane lidhur kontrata me Ministrine e Punes dhe Sherbimit Social Shteteror.

Institucioni Viti 1996 Shtesa ne 1997 Shtesa ne 1998 Shtesa ne 1999 Shtesa ne 2000
Tirane 0-3 vjeç 59 38 13 21 38
Korçe 0-3 vjeç 27 3 6 5 14
Shkoder 0-3 vjeç 32 7 11 6 15
Durres 0-6 vjeç 42 19 21 30 17
Vlore 0-6 vjeç 68 4 36 28 2
Shkoder 3-6 vjeç 38 4 4 4 2
Shkoder 6-14 vjeç 78 6 0 16 8
Tirane 6-14 vjeç 117 4 18 8 19
Sarande 6-14 vjeç 85 2 3 12 2
TOTALI 546 87 112 130 117

237. Qe nga viti 1966 e deri ne vitin 2000 ne Institucionet Rezidenciale Shteterore te Perkujdesit Social jane trajtuar:


238. Femije te trajtuar gjithsej qe nga viti 1996 ne Institucionet Shteterore te Perkujdesit Social jane 992.

Qyteti Kapaciteti Nr i femijeve aktual Personeli
Tirane 0-3 vjeç 50 femije 40 36
Korçe 0-3 vjeç 20 femije 17 16
Shkoder 0-3 vjeç 30 femije 30 25
Durres 0-6 vjeç 45 femije 40 30
Vlore 0-6 vjeç 40 femije 30 23
Shkoder 3-6 vjeç 50 femije 43 24
Shkoder 6-14 vjeç 100 femije 87 31
Tirane 6-14 vjeç 100 femije 91 38
Sarande 6-14 vjeç 90 femije 54 20

239. Aktualisht ne keto Qendra trajtohen:

240. Institucione te menaxhuara nga fondacione dhe shoqata qe kane kontrate me Ministrine e Punes dhe Sherbimin Social Shteteror:

Betania - Fushe/Kruje 0-14vjeç 36 femije 40 personel sherbimi
Fshati SOS - Tirane 6-18vjeç 91 femije 100 punonjes
Fillimet e Reja - Berat 6-14vjeç 10 femije 7 punonjes
Vater e Ngrohte - Gjirokaster 0-14vjeç 6 femije 9 punonjes
Rreze Dielli - Tirane 0-14 vjeç 11 femije 10 punonjes
Shtepia e Shpreses - Elbasan 6-14 vjeç 28 femije 16 punonjes
Ndihma e Wilhelmit - Elbasan 3-14 vjeç 28 femije 20 punonjes
CEFA - Elbasan 6 -14 vjeç 10 femije 15 punonjes
Misionaret e Bamiresise te Motrave te Nene Terezes -(Korçe) 0-3 vjeç 20 femije 10 punonjes
Misionaret e Bamiresise te Motrave te Nene Terezes -(Elbasan) 0-3 vjeç 20 femije 10 punonjes

241. Lidhur me personelin qe punon ne institucionet e perkujdesit per femije i kushtohet nje rendesi mjaft e madhe pergatitjes se tyre profesionale. Per marrjen e tyre ne pune ka kritere te percaktuara lidhur me figuren profesionale dhe morale te personave qe do te punojne ne kete sektor mjaft delikat.

242. Gjithashtu, ne menyre te vazhdueshme dhe te planifikuar zhvillohen seminare per azhornimin e tyre me metodat bashkekohore per rritjen dhe edukimin e femijeve. Seminaret zhvillohen ne bashkepunim me shoqata dhe fondacione te ndryshme qe punojne per kete qellim, nga eksperte te fushave mjekesore, pedagogjike, psikologjike dhe sociale.

243. Sipas Kodit te Procedures Civile kerkesa per vendosjen e kujdestarise i paraqitet gjykates nga te afermit e femijes se mitur dhe nga cilido qe merr njoftimin per mbetjen e femijes pa prinder, per lindjen e nje femije me prinder te panjohur dhe per çdo rrethane tjeter qe ligji kerkon vendosjen e kujdestarise (neni 351).

244. Ne Kodin e Procedures Civile jane parashikuar edhe dispozita te tjera, te cilat ne fakt i perkasin ligjit material dhe qe kane dale pavaresisht nga ekzistenca e Kodit te Familjes. Ne disa raste hartimi i ligjeve te ndryshme dhe te pakoordinuara njeri me tjetrin ka sjelle probleme edhe ne zbatimin e tyre per raste konkrete.

245. Keshtu, Ligji nr.7650, date 17.12.1992 “Per biresimin e te miturve” parashikon se gjykata qe deklaron te braktisur te miturin, cakton ne te njejtin vendim dhe menyren e sistemimit te te miturit, nderkohe qe Ligji per Statusin e Jetimit edhe per kete kategori femijesh vendos kritere me Vendim te Keshillit te Ministrave, duke injoruar ekzistencen e nje ligji qe vazhdon te jete ne fuqi.

246. Ka patur raste qe gjykata ne vendimin e saj ka percaktuar menyren e vendosjes se femijes, nderkohe qe Ministria e Punes dhe e Çeshtjes Sociale nuk e ka marre ne konsiderate vendimin e gjykates, duke e konsideruar kompetence te saj vendosjen e femijes ne institucion.

247. Projekti i Kodit te Familjes unifikon vendosjen e kujdestarise, duke percaktuar perfundimisht gjykaten si organin kompetent per rastet e parashikuara ne kete Kod. Duke patur ne konsiderate mbrojtjen e interesave te te miturve, Projekti parashikon afate te shkurtra dhe gjykimin me nje gjyqtar te vetem.

248. Sipas Projektit, femijet e mitur qe nuk jane nen kujdesin e prinderve per shkak se te dy prinderit kane vdekur ose nuk njihen, jane shpallur si te pagjetur, u eshte hequr autoriteti prinderor ose u eshte hequr zotesia per te vepruar, si dhe per cdo shkak tjeter te pranuar nga gjykata, vihen ne kujdestari dhe gezojne mbrojtje te vecante nga shteti.

249. Projekti parashikon dhe caktimin e kujdestarit nga prindi pasjetues, nepermjet testamentit ose me deklarate noteriale. Per te mbrojtur interesat e te miturit, sidomos ato pasurore. Projekti parashikon dhe mundesine e caktimit te nje kujdestari te posacem, kufijte e ushtrimit te kujdestarise te te cilit percaktohen me vendim gjyqesor.

250. Nje alternative tjeter per vendosjen e femijes nen kujdes eshte dhe ajo e familjes ushqyese. Per kete eshte hartuar nje projektligj per kujdesin ndaj te miturve ne nevoje (fostercare), i cili percakton rastet dhe procedurat e vendosjes se femijeve ne familje qe duhet te permbushin disa kushte te parashikuara ne kete projektligj.

251. Ne institucionet e perkujdesit per femije, ne pergjithesi, jetojne femijet deri ne moshe 14 vjeç, ndersa ne disa institucione te administruara nga fondacionet, perkujdesen per femijet deri sa ata te mbushin moshen 18 vjeç.

252. Femijet qe kane mbushur 14 vjeç, d.m.th. pas mbarimit te shkolles 8 vjeçare ndjekin shkollat e mesme me burse dhe jetojne ne konviktet e ketyre shkollave. Pas mbarimit te sholles se mesme, keta te rinj jetime e te braktisur, jane nen mbrojtjen e Statusit te Jetimit. Ne baze te ketij ligji, ata perfitojne ndihme ekonomike, strehim e pune nga bashkite dhe deri sa te gjejne shtepi ata jetojne neper konvikte.

253. Gjithashtu, statusi u siguron fëmijëve sherbim mjekesor dhe dentar falas. Punesimi i jetimeve behet me perparesi nga zyrat e punes. Ata perjashtohen nga taksat, ne rastin e emigracionit te organizuar nga shteti.


G. Birësimi (neni 21)

254. Instituti i Biresimit ne te drejten shqiptare rregullohet nga Kodi i Familjes dhe ligji nr. 7650, date 17.12.1992 “Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes “.

255. Meqenese ligji per biresimin e te miturve u miratua pas ratifikimit te Konventes se OKB-se per te drejtat e femijes, ai u hartua konform kesaj Konvente dhe Konventes se Hages mbi biresimin ndervendas, te 29 maj -it 1993, qe ne ate kohe ishte ende projekt. Ne pjesen hyrese te ligjit per biresimin e te miturve, sanksionohet parimi se, biresimi lejohet vetem ne rastet kur es hte ne interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e te drejtave te tij themelore (neni 1), duke patur parasysh edhe paragrafin e pare te nenit 21 te Konventes.

256. Ligji per biresimin e te miturve, kryesisht regullon biresimin ndervendas, sepse legjislacioni i meparshem nuk i pergjigjej me kushteve te reja ne te cilat ndodhej Shqiperia mbas viteve 90-te.

257. Ligji percakton, kryesisht proceduren administrative te procesit te biresimit te femijes. Ne zbatim te Konventes u krijua Komiteti Shqiptar i Biresimit si autoriteti kompetent qe pergatit gjithe dokumentacionin e nevojshem per biresimin e femijes brenda ose jashte vendit, para shqyrtimit ne gjykate.

258. Komiteti Shqiptar i Biresimit varet nga Keshilli i Ministrave dhe ka ne perberje te tij perfaqesues te ministrive me te rendesishme te lidhura me interesat e te miturit. Per te realizuar biresimin nga shtetas te huaj, Komiteti Shqiptar i Biresimit lidh marreveshje me organizma ose agjenci te specializuara per biresimin e femijeve ne vendet perkatese. Ky Komitet gjate aktivitetit te tij duhet te permbushe detyrimet qe rrjedhin nga konventat dhe marreveshjet nderkombetare, te kesaj fushe, te ratifikuara nga Shqiperia (neni 5,6).

259. Gjithashtu, Komiteti, midis dokumenteve te tjera per pergatitjen e dosjes per çdo biresim, kerkon edhe dhenien e pelqimit me shkrim per biresim nga prinderit biologjike dhe ata biresues, si dhe mendimin e te miturit per biresimin neqoftese ka mbushur moshen 10 vjeç (neni 7).

260. Ligji parashikon biresimin e femijes ne nje vend tjeter si alternative, duke detyruar Komitetin, fillimisht, te perpiqet te gjeje nje familje ne Shqiperi, para se te jape pelqimin per nje vater familjare te perhershme jashte vendit.

261. Komiteti Shqiptar i Biresimit mund te jape pelqimin per biresimin ndervendas vetem ne rast se i mituri nuk ka patur mundesi te biresohet ne Shqiperi ne nje afat prej gjashte muajsh nga dita e regjistrimit ne listat e Komitetit (neni 8,11). Praktika e deritanishme e Komitetit Shqiptar te Biresimeve ka treguar se biresimit brenda vendit i eshte dhene prioritet edhe per shkak te kerkesave te shumta qe ka patur nga prinder shqiptare per te biresuar femije shqiptare.

262. Vendimi perfundimtar jepet nga gjykata (Seksioni per shqyrtimin e mosmarreveshjeve familjare), e cila shqyrton edhe njehere dokumentacionin e paraqitur nga Komiteti Shqiptar i Biresimeve si dhe kerkon dhenien e pelqimit te prinderve biologjike dhe biresues para gjykates. Gjithashtu, gjykata degjon edhe mendimin e femijes kur ai ka mbushur moshen 10 vjeç (nenet 54,56 i Kodit te Familjes dhe neni 349 i Kodit te Procedures Civile).

263. Konform nenit 21/c te Konventes, ligji per biresimin e te miturve parashikon se biresimi nuk lejohet kur i mituri ne shtetin ku banojne biresuesit nuk gezon te njejtat te drejta qe njihen ne Shqiperi, ose kur arrihet ne perfundimin se biresimi eshte me pasoja te renda per te miturin. Konform nenit 21/d, ligji per biresimin e te miturve parashikon edhe denim me heqje lirie.

264. Sipas ligjit, pranimi, kerkesa per marrje, ose marrja e parave dhe e te mirave te tjera materiale nga ana e prindit, kujdestarit ose e çdo personi tjeter per vete a per te tretet ne procesin e biresimit te nje te mituri denohen deri ne pese vjet heqje lirie. Kjo dispozite u parashikua edhe per shkak te abuzimeve qe pati me rastet e biresimit te femijeve nga shtetas te huaj ne vitet 1990-1991, fenomen ky qe u favorizua edhe nga mangesite qe kishte legjislacioni ne ate kohe per biresimin ndervendas.

265. Rregullorja e Komitetit Shqiptar te Biresimeve parashikon ne menyre te detajuar proceduren administrative te biresimit dhe dokumentacionin e nevojshem qe bazohet ne nje studim psikologjik social, shpirteror, mjeksor, kulturor, etj. Sipas rregullores, duhet qe K.SH.B te beje nje pune paraprake me prinderit biresues, si dhe me femijen, kur ai eshte i rritur. Ne kete rast K.SH.B keshillon femijen me qellim qe te kuptoje konceptin e biresimit, i jep shpjegime per prinderit biresues, duke i treguar per jeten e tyre nepermjet fotografive, videos, letrave, etj dhe i siguron kontakt personal me prinderit biresues.

266. Ne periudhen midis majit 1994 dhe Shkurtit 1998, Komiteti i Biresimeve miratoi 298 biresime. Nga keto, 211 femije u adoptuan nga familje shqiptare dhe 87 femije nga te huaj. Shumica e femijeve te adoptuar nga te huajt (37) u sistemuan ne Itali, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes (31), ne France 14, ne Malte 4 dhe ne Austri 1.

267. Nga te biresuarit gjate kesaj periudhe, 151 ishin te seksit femer dhe 147 meshkuj. Persa i perket moshes se tyre, ne momentin e adoptimit, 43 ishin nen moshen 1 vjec, 224 ndermjet 2 dhe 6 vjetesh, ndersa 31 ishin ndermjet 7 dhe 16 vjetesh. 8 femije te biresuar ishin te paafte.

268. Me ligjin Nr 8624, date 15.06.2000, Kuvendi i Republikes se Shqiperise miratoi aderimin e Shqiperise ne Konventen e Hages “Per mbrojtjen e femijeve dhe bashkepunimin per biresimet jashte vendit”, te dates 29 maj 1993. Kjo sjell angazhimin e Shqiperise per te pare nese legjislacioni mbi biresimin e te miturve vjen ne kundershtim me kete Konvente. Aderimi i Shqiperise ne Konventen e Hages u be ne nje moment te pershtatshem, kur dhe legjislacioni ne fushen e familjes po peson ndryshime te rendesishme.

269. Ne Projektin e Kodit te Familjes u perfshi dhe pjesa materiale e ligjit per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj, si dhe u bene ndryshime konform Konventes se siperpermendur. Projekti parashikon dhe periudhen e proves, per qendrimin e femijes me prinderit biresues, para se gjykata te marre vendimin perfundimtar per biresimin. Gjithashtu, Projekti i jep prioritet te drejtave te prinderve biologjike ne raport me prinderit biresues, para se gjykata te shprehet perfundimisht per biresimin. Keshtu, ne rast se prinderit biologjike kane dhene pelqimin per biresim dhe me vone e terheqin ate edhe mbas kalimit te afateve te parashikuara ne kete Kod, ne rast se nuk eshte dhene vendimi perfundimtar ata kane te drejte ta terheqin ate.


H. Transferimi i paligjshëm dhe mos-kthimi (neni 11)

270. Sipas disa të dhënave të pjesëshme të Komitetit për Mundësi të Barabarta, rreth 4000 fëmijë janë larguar në emigracion të pashoqëruar nga prindërit (3000 në Greqi dhe 1000 në Itali). Kjo kategori fëmijësh e ndodhur në vende të tjera, larg familjes dhe kujdesit të saj, shpesh ndodhet përballë rreziqeve të shumta si keqtrajtimi, abuzimi fizik e seksual, përfshirja në format e këqija të punës, në trafiqe dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ka raste kur fëmijët shiten nga prindërit, ose shfrytëzohen nga rrjete mafioze e kriminale për qëllime fitimi.

271. Sipas këtyre të dhënave burimet e rekrutimit të fëmijëve për trafikim janë:

Nga familje të divorcuara dhe me mungesë kujdesi familjar
Nga familje me shumë fëmijë dhe në gjendje të vështirë ekonomike
Nga familje fshatare që shpresojnë në ndihmën e fëmijëve
Nga fëmijë të mbetur jetimë dhe pa kujdes
Nga familje që prindërit u janë larguar për punësim jashtë shtetit
Fëmijë që kanë braktisur shkollën dhe janë marrë me lypësi e veprimtari tjetër të kundërligjshme edhe në Shqipëri

272. Kushtet e jetesës të të miturve të trafikuar në shumicën e rasteve janë të mjerueshme, punë e rëndë dhe me orar të zgjatur dhe pagesë minimale sa për t’u ushqyer. Këta fëmijë janë të preferuar për trafikantët, sepse u kushtojnë pak dhe përfitimi nga puna e tyre është gjithnjë e në rritje.

273. Rrugët e trafikimit të fëmijëve zakonisht janë të njëjta me ato të trafikimit të qenieve njerëzore, por përdoren nga trafikantët edhe dokumente false si kujdestarë apo prindër të tyre. Puna për riintegrimin e fëmijëve, kthimin në Shqipëri dhe kujdesi për ta paraqet vështirësi dhe kërkon një angazhim të gjithanshëm jo vetëm të institucioneve shtetërore, por edhe të organizatave ndërkombëtare e OJQ-ve, të cilat kanë programe për këtë qëllim e kanë nisur punën.

274. Legjislacioni shqiptar parashikon si krim të veçantë "trafikimin e njerëzve" të shprehur në trafikimin e njerëzve, trafikimin e femrave për prostitucion, e trafikimin e fëmijëve, si dhe vepra penale të tjera që lidhen me trafikimin e njerëzve siç është fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës, kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror, dhënia e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, dënimet për organizimin e prostitucionit dhe aktiviteteve të lidhura me të.

275. Kodi Penal shqiptar parashikon sanksione për vepra penale që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi me trafikimin e njerëzve. Këtu përfshihen vepra penale të përmendura më lart, si dhe mbajtja, shfrytëzimi, financimi dhe dhënia me qira e lokaleve për prostitucion, rrëmbimin e personit si d he të fëmijës nën 14 vjeç, heqjen e paligjshme të lirisë së personit duke venë në rrezik jetën ose duke e shoqëruar me vuajtje të rënda fizike, rrahje, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhjen e dokumenteve të identifikimit, falsifikimin e dokumenteve të identifikimit, kërcënimin si dhe kryerjen e veprave penale në bashkëpunim nga organizata kriminale ose banda të armatosura.

276. Sipas Kodit Penal Shqiptar të gjitha sendet që shërbejnë apo janë caktuar të përdoren për kryerjen e veprave penale duke përfshirë çdo lloj objekti, të holla apo pasuri që rrjedhin nga një vepër penale apo shpërblim i dhënë apo i premtuar për kryerjen e saj, konfiskohen dhe kalojnë në pronësi të shtetit pas dhënies së dënimit për krimin.

277. Sipas legjislacionit shqiptar qytetarët e vendeve të huaja mund të dëbohen nëse kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri. Megjithatë dëshmitarët mund të përjashtohen nga dëbimi nga Shqipëria për interesa të shtetit si dhe nevoja për t`i patur si dëshmitare deri në përfundimin e çështjeve gjyqësore. Viktimat e trafikut kanë të drejtë të përfaqësohen nga një përfaqësues ligjor ose përfaqësues i pajisur me prokurë, kane të drejtë të kënë një përkthyes, i cili paguhet nga shteti, kane të drejtë për të folur dhe për t`u informuar mbi faktet dhe aktet si dhe mbi zhvillimin e procesit, me ndihmën e përkthyesit.

278. Aktualisht në Shqipëri nuk ka një ligj që të rregullojë mbrojtjen e dëshmitarëve. Ligji ekzistues nuk e ndalon mbrojtjen e dëshmitarëve, por mungesa e burimeve financiare dhe e personelit e bën të vështirë dhënien e mbrojtjes së përshtatshme.

279. Sipas Kodit të Procedurës Penale, personat e arrestuar apo të dënuar për një vepër penale që lidhen me trafikun e narkotikeve, prostitucionin dhe klandestinëve të cilët ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me organet e procedimit, nuk mund të dënohen më tepër se gjysma e dënimit të parashikuar për veprën e kryer. Në raste të veçanta këta persona mund të përjashtohen nga dënimi. Nje analizë e detajuar e legjislacionit shqiptar mbi keto ceshtje ka hapur rrugen per nje projekt per ndryshime ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise. Keto ndryshime te cilat priten te miratohen gjate vitit 2001, parashikojne nene me specifike per trafikimin e qenieve njerezore, perfshire ketu ne rradhe te pare femijet, si dhe sanksione te renda per autoret e ketyre veprave penale.

280. Ajo ç’ka eshte dhe me e rendesishme ne kete projektligj per ndryshime te Kodit Penal, ka te beje me bashkepunimin nderkombetar ne luften kunder ketyre fenomeneve, nepermjet marreveshjeve dypaleshe ose shumepaleshe ose aderimit ne marreveshjet ekzistuese. Ne kete kuader eshte parashikuar qe ne qytetin e Vlores, ne bashkepunim me shtetet e interesuara si Italia, Gjermania, Greqia etj, te ngrihet nje qender e fuqishme antitrafik, e cila te luftoje ne rradhe te pare trafikun njerezor, vecanerisht ate te grave dhe femijeve.

281. Një mbrojtje e vecantë u garantohet fëmijëve refugjatë në ligjin nr.3920 datë 21.11.64, "Për gëzimin e të drejtave civile nga të huajt dhe zbatimin e ligjit të huaj", ku garantohet gëzimi i të drejtave civile që i njihen shtetasve shqiptarë, si dhe në ligjin nr.8432, datë 14.12.1998, "Për azilin", duke garantuar mbrojtje dhe përkrahje te veçantë për fëmijët refugjatë, fëmijë të familjeve të varfëra, fëmijë që rrezikojnë të përfshihen në veprimtari kriminale, minorenë viktima të prostitucionit.

282. Per kete qellim në qytetet e vendeve të huaja, me përqëndrim të madh emigrantësh shqiptarë do të synohet të ngrihen Qendra Kulturore Shqiptare. Në mjediset e këtyre Qendrave do të ofrohen shërbime të ndryshme për fëmijët e emigrantëve, duke filluar nga kurset për mësimin e gjuhës shqipe e duke vazhduar me shfaqje e projektime filmash, lektorate të ndryshme, shërbime bibliotekare etj.


I. Abuzimi dhe neglizhenca (neni 19), duke përfshirë rikuperimin fizik dhe psikologjik dhe riintegrimin social (neni 39)

283. Paragrafi 3 i Nenit 54 të Kushtetutës i njeh të drejtën fëmijëve të jenë të mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, nën moshën minimale për punën e fëmijëve (që sipas legjislacionit tonë është mosha 16 vjeç), që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.

  • 284. Ne baze te Kodit te Familjes, kur gjykata konstaton se prindi shperdoron te drejten prinderore ose tregon pakujdesi te rende ne ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon ne menyre te demshme ne edukimin e femijes, me vendim gjyqesor i hiqet e drejta prinderore (neni 76).
  • 285. Ne Kodin e Familjes parashikohen rastet kur prindi te cilit nuk i eshte besuar femija per rritje dhe edukim pas zgjidhjes se marteses, nuk i gjen me vend veprimet ose masat e marra nga prindi qe ushtron te drejten prinderore, mund t’i drejtohet Keshillit te Kujdestarise per te marre masat e nevojshme (neni 68). Kodi i Familjes nuk specifikon llojet e veprimeve te kryera kundrejt femijes, por nga doktrina dhe praktika gjyqesore rezulton se behet fjale per veprime qe mund te jene te lidhura me keqtrajtimin e femijes, me dhunen fizike, fyerjen deri dhe abuzimin seksual. Problemi i keqtrajtimit dhe abuzimit te femijeve, per raste te caktuara, parashikohet edhe ne Kodin Penal ku shoqerohet dhe me masat

perkatese te denimit.

  • 286. Ne baze te Kodit Penal mosdhenia e mjeteve te nevojshme per jetesen e femijeve nga personi, qe ne zbatim te nje vendimi gjyqesor detyrohet te jape, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne 1 vit (neni 125).
  • 287. Gjithashtu, Kodi Penal parashikon si veper penale braktisjen e femijes nen moshen 14 vjeç nga prindi, ose personi qe es hte i detyruar te kujdeset per te. Ne kete rast ai denohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet. Nese si pasoje e konsumimit te nje vepre te tille eshte shkaktuar demtim i rende i shendetit ose vdekja e femijes, denimet jane nga tre deri ne dhjete vjet burg (neni 124). Megjithate, Kodi Penal nuk parashikon sanksione ose masa denimi te vecanta per rastet e fyerjes, mosperfilljes, dhunes mendore ndaj femijes etj. Keto raste i nenshtrohen dispozitave te Kodit Penal si per te gjitha rastet e tjera.
  • 288. Ne projektin e ndryshimeve te Kodit Penal, parashikohet si kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet kanosja serioze per hakmarrje, ose per gjakmarrje qe i behet personit te ngujuar duke penguar levizjen e lire te tij te femijeve a te miturve, qe per kete shkak qendrojne te ngujuar dhe braktisin shkollen. Ky ndryshim ne Kodin Penal eshte i rendesishem ne kushtet kur te miturit te ngujuar i mohohet e drejta e levizjes se lire, e informacionit, e drejta per arsim dhe ne menyre indirekte ushtrohet nje dhune mendore me pasoja per te miturin.
  • 289. Keqtrajtimi i femijeve eshte sot nje nder problemet me te mprehta me te cilat ballafaqohet shoqeria shqiptare. Gjithnje e me teper po behet i pranishem realiteti i hidhur i keqtrajtimit te femijeve ne forma te ndryshme brenda dhe jashte familjes.
  • 290. Një problem shqetësues i dhjetevjeçarit të fundit është gjakmarrja dhe hakmarrja, prej së cilës preken edhe fëmijët drejtpërdrejt ose indirekt, si autorë apo si palë e dëmtuar. Shumë të mitur janë të detyruar të mos ndjekin shkollën për shkak të këtij fenomeni.
  • 291. Fëmijët e rrugës përfaqësojnë kategorinë më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve si keqtrajtimi, pasiguria, analfabetizmi, kequshqyerja etj. Margjinalizimi i kësaj kategorie ushqehet nga shumë faktorë 56

ekonomikë, socialë, kulturorë, arsimorë dhe familjarë. Sipas disa te dhenave te pjesshme vetëm në Tiranë janë identifikuar rreth 800 fëmijë të rrugës, të cilët ushtrojnë "profesionin" e lypësit, shitësit ambulant, të llu straxhiut etj.

  • 292. Fëmijët e pambrojtur, jetimë dhe me prindër të divorcuar bien shpesh "pre" e shfrytëzimit dhe dhunimit në format më të larmishme. Këto kanë qenë objekt shkrimesh në media dhe lajme në TV dhe një pjesë e tyre të trajtuar nga shoqata bamirëse.

293. Fëmijët e përfshirë në punë dhe aktivitete të tjera fitimprurëse janë fëmijë të cilët e kanë braktisur përfundimisht shkollën, ndërsa të tjerë e frekuentojnë atë dhe kryejnë punë të ndryshme, kryesisht pas mësimit, duke u aktivizuar në ekonominë familjare ose aktivitete jashtë familjes. Ne praktiken gjyqesore te koheve te fundit, vihen re raste vendimesh qjyqesorete cilat nuk trajtojne siç duhet shkaqet qe kane sjelle keqtrajtimin e femijes ose anashkalojne, ne dëm te interesit te te miturit, situaten e krijuar ne familje.

  • 294. Kodi Penal parashikon si veper penale rastet e marredhenieve seksuale, ose homoseksuale me persona ne gjini ose nen kujdestari. Ne baze te dispozites perkatese, kryerja e marredhenieve seksuale, homoseksuale, si dhe akteve te tjera seksuale, ndermjet prindit dhe femijes, vellait dhe motres, ose me persona qe ndodhen ne raporte kujdestarie apo te biresimit, denohet me burgim deri ne pese vjet.
  • 295. Me projektin per ndryshimet e Kodit Penal, parashikohet qe per marredhenie homoseksuale, si dhe per akte te tjera seksuale masa e denimit te shtohet nga pese vjet ne 7 vjet. Me ndryshimet qe parashikohen pervec te tjerave, synohet te behet nje percaktim me i plote i dispozites.
  • 296. Sipas nenit 54 te Kushtetutes, fëmijët (dhe këtu kihet parasysh si fëmijët mbi 14 vjec ashtu dhe ata nën 14 vjec) kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti. Problemi kryesor ne kete kuader nuk qendron ne mbrojtjen juridike te femijes, por ne realizimin efektiv te kesaj mbrojtjeje sidomos ne kushtet kur familjet jane shpesh teper te mbyllura dhe nuk lejojne njohjen e situates dhe marrjen ne kohe te masave mbrojtese dhe parandaluese ne interes te femijes.
  • 297. Deri me tani ne Shqiperi nuk jane bere studime te mirefillta per te percaktuar llojet e keqtrajtimit te femijeve dhe statistikat perkatese. Ne nje nga studimet e bera ne kete drejtim eshte arritur ne konkluzionin se nje rol te rendesishem ne sensibilizimin e shoqerise ne teresi dhe te femijeve ne veçanti luan media e shkruar dhe ajo elektronike e cila duhet t’i vije ne ndihme prinderve dhe femijeve ne trajtimin sidomos te dhunes psikologjike apo neglizhencen, dukuri qe ne shumicen e rasteve qendrojne ne gjendje te fshehur.
  • 298. Ngritja e qendrave te veçanta per te mbeshtetur femijet qe ndodhen ne situata te tilla do te jepte nje mbeshtetje emocionale dhe gradualisht do te çonte ne kapercimin e pasojave te keqtrajtimit nga ana e tyre. Me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 415, date 01.07.1998 “Per krijimin dhe funsionimin e Komitetit Gruaja dhe Familja”, parashikohet krijimi i Komitetit si strukture me vete ne varesi te Keshillit te Ministrave.
  • 299. Legjislacioni shqiptar nuk ka parashikuar dispozita te veçanta, te permbledhura ne nje akt ligjor per trajtimin e femijeve, qe jane viktima te shfrytezimit, keqtrajtimit, tortures, etj, por keto masa i gjejme te shperndara ne ligje te veçanta, sipas rastit konkret.
  • 300. Trajtimi i refugjateve qe vijne ne Shqiperi dhe masat qe merren per riintegrimin e tyre jane parashikuar ne ligjin qe ben fjale per refugjatet. Ndersa, ne Kodin e Procedures Penale parashikohet menyra e riparimit te demit jopasuror te rrjedhur nga vepra penale.


J. Rishikimi periodik i vendbanimit (neni 25)
  • 301. Sipas ligjit “Per Shendetin Mendor”, mbrojtja e shendetit mendor sigurohet nga strukturat e administrates shteterore dhe institucionet publike e private te caktuara per kete qellim. Shoqatat, fondacionet, organizatat bamirese, organizmat e tjere joqeveritare si dhe grupimet e pacinteve a familjareve te tyre ndihmojne ne mbrojtjen e shendetit mendor.
  • 302. Trajtimi shendetesor publik per personat me zhvillim te vonuar dhe ata me crregullime mendore, perfshire edhe femijet, eshte falas. Kur personat jane nen 18 vjec dhe kurohen ne institucione private, shteti mbulon koston e shpenzimeve ne keto institucione te barabarte me koston ne institucionet shteterore. Ministria e Shendetesise dhe e Mbrojtjes se Mjedisit, ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe ish-te Perndjekurve Politike percakton parimet baze te politikes rehabilituese dhe edukative per femijet dhe te rinjte me shkalle te ndryshme prapambetjeje mendore.
  • 303. Nje shkolle e vecante funksionon per te gjithe femijet me prapambetje me te lehte mendore. Aty behet ekzaminimi periodik i trajtimit per te pare dhe shkallen e zhvillimit te tyre. Kjo shkolle varet nga Ministria e Arsimit dhe trajtimi i femijeve behet, perveç te tjerave, edhe ne drejtim te edukimit dhe arsimimit te tyre per te patur mundesine e integrimit ne shoqeri per aq sa e lejon niveli i tyre.
  • 304. Ndersa per femijet me prapamendje te rende mendore funksionon nje Institut i vecante ku trajtohen keta femije. Ne kete Institut eshte programuar nje trajtim i veçante nga Ministria e Punes dhe e Çeshtjeve Sociale nga e cila Instituti varet. Persa i perket femijeve qe vuajne nga semundje te renda psikike, ligji per shendetin mendor parashikon ekzaminimin periodik te trajtimit te ketyre femijeve dhe menyren e realizimit te ketij ekzaminimi.

Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7