Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC)/2

Nga Wikibooks

I. MASA TË PËRGJITHSHME PËR ZBATIM
(nenet 4, 42 dhe 44 paragrafi 6)


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3
  • 7. Me qellim pershtatjen e legjislacionit te brendshem me Konventen e OKB-se mbi te Drejtat e Femijes, pas Marsit 1992 jane miratuar nje sere ligjesh dhe vendimesh te cilat direkt, apo indirekt ndikojne ne permiresimin e te drejtave te femijes ne Republiken e Shqiperise. Si te tille mund te permenden:
Kodi i Familjes, ligji Nr. 6599, datë 29.06.1982.
Kodi Penal, ligji nr.7895, datë 27.01.1995, me ndryshimet me ligjin 8279, date 15.01.1998.
Kodi i Procedures Penale, ligji Nr.7905, datë 21.3.1995.
Kodi Civil, ligji Nr. 7850, datë 29.07.1994.
Kodi i Procedures Civile, ligji Nr. 8116, datë 29.03.1996.
Kodi i Punes, ligji Nr.7961, datë 12.07.1995.
Vendimi Nr 384 date 20.05.1996, “Per mbrojtjen e te miturve ne pune”.
Konventa e Hages “Per mbrojtjen e femijeve dhe bashkepunimin per biresimet jashte vendit”, ratifikuar ne qershor 2000, me ligjin 8624, date 15.06.2000.
Konventa 182 “Per format me te keqija te punes se femijeve” dhe rekomandimi nr.190, “Format me te keqija te punes se femijeve” miratuar nga Qeveria Shqiptare ne shtator 2000.
Rregullorja e Pergjithshme e Burgjeve.
Ligji nr.8328, date 14.04.1998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim”.
Ligji nr.7650, date 17.12.1992 ‘Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes”.
Ligji nr.5840, date 20.21.1979 “Per rregjistrimin e akteve te gjendjes civile”, i cili ka pesuar nje ndryshim persa i perket ruajtjes se emrit ose mbiemrit te personit, me ligjin nr 7682, date 9.03.1993, “Per disa ndryshime ne ligje”.
Ligji nr.8389, date 5.08.1998, “Per shtetesine shqiptare”, neni 5, etj, ndryshuar me ligjin 8442, date 21.1.1999.
Ligji nr.8432, date 14.12.1998, “Per Azilin ne Republiken e Shqiperise”
Ligji nr. 8410, date 30.09.1998, “Per Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat ne Republiken e Shqiperise.
Konventa kunder tortures dhe vuajtjeve ose trajtimeve mizore, jonjerezore e degraduese, ratifikuar me ligjin nr. 7727, date 30.06.1993.
Konventa per zhdukjen e te gjitha formave te dallimit racial, ratifikuar me ligjin 7768, date 9.11.1993.
Ligji nr.3766, date 17.12.1963, “Per Kujdesin Shendetesor”, ndryshuar me ligjin 7718, date 3.06.1993, dhe ligjin nr. 7738, date 21.07.1993.
Ligji 7761, date 19.10.1993, “Per parandalimin dhe luftimin e semundjeve ngjitese”.
Ligji 8528, date 23.09.1999, “Per nxitjen dhe mbrojtjen e te ushqyerit me gji”.
“Konventa Europiane “Per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore”, miratuar me ligjin nr. 8137, date 31.07.1996.
Ligji 8153, date 31.10.1996, “Per statusin e jetimit”.
Ligji nr. 8331, date 21.4.1998, “Per ekzekutimin e vendimeve penale”.
Ligji nr.7710, date 18.5.2000, “Per ndihmen dhe perkujdesjen shoqerore”, ndryshuar me ligjin nr.7886, date 8.12.1994, dhe ligjin nr.8008, date 5.10.1995 dhe aktet nenligjore nga Ministrise se Punes dhe Çeshtjeve Sociale.
Ligji nr.8092, date 21.3.1996 “Per Shendetin Mendor”.
Ligji nr.7889, date 14.12.1994 “Per Statusin e Invalidit”.
Ligji nr.7952, date 30.07.1998, “Per sistemin Arsimor Parauniversitar” ndryshuar me ligjin 8387, date 21.6.2000, “Per sistemin arsimor parauniversitar”.
Vendimi nr 39 date 22. 08, 1994, “Per arsimin 8-te vjecar ne gjuhen amtare te personave te pakicave kombetare”,
Ligji nr.8689 date 16.11.2000, “Per parandalimin e perhapjes se infeksionit HIV- AIDS ne Republiken e Shqiperise” (neni 20-22).
Ligji nr 7986 date 13.9.1995 “Per Inspektoriatin Shteteror te Punes”.
Ligji nr 7635 date 11.11.1992 “Per disa ndryshime ne ligjin nr 4624, date 24. 12. 1969 “Per Sistemin e ri Arsimor”.
Ligji “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar me ligjin 8436, date 28.12.1998, ndryshuar me ligjin nr 8546, date 5.11.1999, ndryshuar me ligjin nr 8656, date 31.07.2000, neni 25/a pjesemarrja e psikologut ne procesin gjyqesor ndaj te miturit.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise miratuar ne Nentor 1998, neni 18, 122 etj.
Ligji nr 8045 “Per nderprerjen e shtatzanise”, date 7.12.1995.
Ligji nr 7939, “Per Emigracionin”, date 25.5.1995, neni 15 krijon lehtesira per marrjen e lejes se qendrimit te femijeve qe jane nen moshen 18 vjec.
Konventa Europiane per Televizionin Nderkufitar, miratuar me ligjin nr 8525, date 9.09.1999.
Ligji nr 8503, date 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”.
Vendimi nr. 248, date 28.05.1999, i Keshillit te Ministrave, parashikon paraqitjen e nje deklarate nga institucionet arsimore jopublike, me ane te se ciles marrin persiper te respektojne Konventen “Per te drejtat e femijeve” (CRC).
Ligji nr. 8096, date 29.04.1996, “Per Kinematografine”, parashikon transmetimin e filmave ne menyre te diferencuar, sipas moshave te te miturve, si dhe percakton oraret e shfaqjes se tyre.
Ligji nr. 8492, date 27.05.1999 “Per te Huajt”, i cili parashikon te drejten e te miturit nen 16 vjec, per te aplikuar per vize leje, ose te drejten per te hyre ne Republiken e Shqiperise me lejen e kujdestarit ligjor. Ne zbatim te tij eshte miratuar Vendimi i Keshillit te Ministrave, nr 439, date 04.08.2000, “Per hyrjen, qendrimin dhe trajtimin e te huajve ne territorin e Republikes se Shqiperise”, ne te cilin parashikohen edhe te miturit.
“Marreveshja ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise, dhe Komisariatit te Larte te Kombeve te Bashkuara Per refugjatet”. ratifikuar nga Kuvendi Popullor me Ligjin nr 7833, date 22. 06.1994. Shume projektligje te tjera sic eshte Projekti i Kodit te Ri te Familjes jane ne fazen perfundimtare te diskutimit.
  • 8. Dokumenti më i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare që eshte duke u pergatitur per përcaktimin politikave në lidhje me të drejtat e fëmijëve është Strategjia Kombëtare Per Fëmijët e cila do te hartohet nga një grup pune i përbërë nga specialistë të institucioneve shtetërore më pranë problemeve të fëmijëve dhe të disa shoqatave jo-qeveritare për të drejtat e fëmijës. Ky grup pune drejtohet nga Komiteti per Mundesi te Barabarta.
  • 9. Strategjia Kombëtare për Fëmijët e cila eshte drejt perfundimit mbështetet ne Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë - Neni 54, si dhe ne Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës. Ajo do te shoqërohet nga një Plan Veprimi i detyrueshëm për të gjitha institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare dhe do të shërbejë për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve në Shqipëri.
  • 10. Qeveria Shqiptare po merr të gjitha masat e nevojshme, si ne drejtim te ndryshimeve te nevojshme në legjislacion dhe përputhjen e tij me dispozitat e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, por edhe që ta shndërrojë Strategjinë e propozuar Kombëtare për Fëmijët në një aksion detyrues për të gjitha institucionet e vendit. Kjo do të arrihet nëpërmjet përcaktimit te detyrave, masave komplekse dhe konkrete në fushën e formimit dhe të edukimit të fëmijëve, për pacënueshmërinë e tyre fizike dhe psikologjike në të gjitha mjediset, per përmirësimin e kushteve dhe të mjediseve që lidhen drejtpërdrejt, apo tërthorazi me mësimin dhe formimin e tyre kulturor, me rritjen e nivelit të informacionit, me zhvillimin e shëndetshëm, me çlodhjen dhe argëtimin, për mirëtrajtimin dhe nxitjen e prirjeve dhe talenteve të fëmijëve etj.
  • 11. Institucionet kryesore shteterore kompetente qe mbulojne problemet e te drejtave te femijeve te permendura ne CRC, jane Ministria e Arsimit, Ministria e Punes dhe e Ceshtjeve Sociale, Ministria e Shendetesise, Ministria e Drejtesise, Ministria e Rendit Publik, Ministria e Pushtetit Vendor, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve, Komiteti per Mundesi te Barabarta dhe Sherbimi Social Shteteror.
Ministria e Arsimit eshte institucion kompetent per edukimin dhe arsimimin e femijeve. Vitet e fundit Ministria e Arsimit ka bere perpjekje te medha ne drejtim te krijimit te kushteve normale per edukimin dhe arsimimin e femijeve ne te gjitha drejtimet dhe ne menyre te vecante ne drejtim te ndertimit te institucioneve te reja arsimore dhe restaurimit te atyre ekzistuese. Aktualisht nje sfide e madhe per kete Ministri perbejne synimet per kthimin e nxenesve te larguar dhe ne kete kuader Ministria e Arsimit bashkepunon ne menyre intensive me organet e pushtetit vendor.
Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, siguron asistencen per femijet e braktisur, rehabilitimin e tyre social etj. Sipas te dhenave per vitit 1999, 1% e femijeve jane te angazhuar ne pune te ndryshme.
Ministria e Shendetesise ka ne kompetencen e saj hartimin e politikave te vecanta per shendetin e femijes dhe gjithcka qe lidhet me kujdesin e vecante per nenen dhe femijen. Nje vemendje te vecante Ministria i kushton numrit ne renie te vdekshmerise foshnjore.
Ne perberje te Ministrise te Drejtesise kohet e fundit eshte ngritur nje seksion i vecante i cili merret me perpjekjet per permiresimin e dispozitave ligjore per mbrojtjen e te drejtave te femijeve, si dhe per rehabilitim e femijeve te cilet jane perfshire ne aktivitete keqberese.
Nje nga detyrat kryesore te Ministrise se Rendit Publik eshte mbrojtja e femijeve nga dhuna fizike dhe parandalimi i trafikut te tyre. Strukturat e Policise se Shtetit si psh, Interpoli, Policia e Rendit, Policia Kriminale, Policia Kufitare dhe Anti-droga jane pjese te MRP qe bashkepunojne ne realizimin e detyrave te siperpermendura.
Ministria e Pushtetit Vendor koordinon punen ne shkalle vendore per zbatimin sa me rigoroz te programeve dhe projekteve ne lidhje me femijet.
Qendra Kombetare Kulturore e femijeve ne kuadrin e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve realizon nje numer projektesh per femijet.
Komiteti per Mundesi te Barabarta ne varesi te Keshillit te Ministrave, po pergatit aktualisht Strategjine Kombetare per Femijet.
Sherbimi Social Shteteror, eshte agjenci qeveritare e zbatimit te politikave te mbrojtjes sociale.
  • 12. Mbrojtja e te drejtave te femijeve perben nje nga drejtimet me te rendesishme te politikave te mbrojtjes sociale ne Republiken e Shqiperise. Ne themel te politikave sociale te adresuara ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve, reflektohen parimet themelore te Konventave te OKB-se dhe instrumentave te tjera nderkombetare te ratifikuara nga shteti shqiptar, te cilat theksojne se femijet, per shkak te veçorive te moshes, te mungeses se pjekurise fizike dhe intelektuale, kane nevoje per nje mbrojtje dhe vemendje te veçante, nga familja dhe institucionet shteterore.
  • 13. Mbeshtetur ne keto parime dhe duke marre ne konsiderate faktin se, femijet jane kategoria me e prekshme ndaj kushteve ne te cilat jetojne dhe rreziqeve qe mbart ekonomia e tregut, trajtimi i problemeve sociale te femijeve ne nevoje zene nje vend te rendesishem ne veprimtarine komplekse te Sherbimit Social Shteteror.
  • 14. Qellimi i politikave te mbrojtjes sociale lidhur me te drejtat e femijeve eshte qe ne kuader te krijimit te nje sistemi modern te sherbimeve sociale, me standarte dhe parametra bashkekohore, te sigurohet mbeshtetja, rehabilitimi dhe riintegrimi ne shoqeri i kategorive te femijeve ne nevoje, te cilet rrezikohen nga margjinalizimi dhe perjashtimi social.
  • 15. Ndryshimet e ndodhura ne dhjetevjeçarin e fundit kane rritur ne menyre te dukshme rreziqet me te cilat ballafaqohen femijet dhe familjet e tyre. Nen ndikimin e dukurive sociale te tilla si emigracioni, urbanizimi i pakontrolluar, varferia dhe papunesia, dezintegrimi i familjes dhe divorcet, konstatohet tendenca e rritjes se numrit dhe shkalles se prekshmerise sociale per kategorite e ndryshme te femijeve. Problematikat dhe rreziqet me te cilat ballafaqohen femijet, reflektojne sfidat e zhvillimit dhe veshtiresite komplekse me te cilat ndeshet shteti, shoqeria dhe familja ne periudhen e tranzicionit.
  • 16. Duke marre ne konsiderate kete situate, Sherbimi Social Shteteror synon zgjerimin e spektrit te sherbimeve te ofruara, nxitjen e tipologjive dhe alternativave te reja, duke u fokusuar ne menyre me te ndjeshme ne plotesimin e nevojave sociale te kategorive te femijeve ne nevoje.
  • 17. Kategorite sociale te femijeve te fokusuar ne veprimtarine e Sherbimit Social Shteteror per perkujdesje dhe mbrojtje sociale jane:
Femijet jetime dhe te braktisur.
Femijet e paafte (mendore dhe fizike).
Femijet viktima te dhunes, keqtrajtimit dhe abuzimit seksual.
Femijet/minorenet viktima te prostitucionit dhe droges.
Femijet te riatdhesuar (te larguar pa prinder ne emigracion).
Femije te rruges.

18. Sherbimi Social Shteteror administron rrjetin e Institucioneve te Perkujdesit Shoqeror (22 institucione), nepermjet te cilit ofrohen sherbime dhe perkujdesje per te moshuarit e vetmuar, per femijet jetime dhe me aftesi te kufizuara. Trajtimi institucional i femijeve kryesisht ofrohet si sherbim klasik rezidencial.

19. Aktualisht funksionojne 15 Institucione Rezidenciale per femijet, nga te cilat:

- 5 Shtepi te foshnjes (0-3 vjeç),
- 2 Shtepi te femijeve parashkollore (3-6 vjeç),
- 3 Shtepi te femijeve shkollore (6-14 vjeç),
- 5 Qendra te Zhvillimit dhe Rehabilitimit te Femijeve te Paafte,

Per trajtimin e nevojave te femijeve me paaftesi zhvillimi funksionojne edhe 2 Qendra Ditore.

  • 20. Per plotesimin e nevojave sociale te ketyre kategorive te femijeve te rrezikuar, krahas strukturave te sherbimit social shteteror (te cilat duhet thene se jane te kufizuara ne kapacitete dhe tipologji). Nje kontribut te rendesishem po japin OJQ, vendase dhe te huaja, te cilat kane sjelle ndryshime cilesore jo vetem ne konceptimin por edhe ne strukturen e sherbimeve te ofrura, duke nxitur forma dhe alternativa te reja te sherbimit social.
  • 21. Sherbimi Social Shteteror, ne bashkepunim m e sektorin joqeveritar ka nxitur ngritjen e modeleve te reja te sherbimit per femijet dhe shperndarjen e ballancuar te tyre ne perputhje me nevojat aktuale. Te tilla sherbime si Shtepi Familjeje apo Fshatra Femijesh jane ngritur dhe funksionojne ne Tirane, Shkoder, Elbasan.
  • 22. Me gjithe ndryshimet pozitive te realizuara ne fushen e politikave te mbrojtjes sociale, per kategorite ne nevoje te femijeve, problematikat e mprehta dhe nevojat e shumeanshme te identifikuara ne kete sektor, kane shtruar nevojen e kalimit ne nje stad te ri, me cilesor, duke nxitur dhe promovuar politika dhe sherbime sociale me efikase, me cilesore dhe gjitheperfshirese, me synimin e parandalimit, trajtimit dhe riintegrimit te femijeve ne jeten normale. Strategjia e zhvillimit te sherbimeve sociale per femije orientohet nga ideja e krijimit te nje game te gjere sherbimesh, te decentralizuara dhe shtrira ne komunitet, me prane perfituesve dhe ne perputhje me nevojat e tyre specifike.
  • 23. Strategjia e zhvillimit te sherbimeve sociale per femijet ne nevoje eshte pjese perberese dhe komponent esencial ne strategjine e pergjithshme per mbrojtjen sociale te grupeve vulnerabel te popullsise. Strategjia synon mbrojtjen e interesave me te larta personale te femijes, ku perfshihet ne rradhe te pare perkujdesi, mirerritja dhe zhvillimi i tij. Ne kategorite e femijeve te rrezikuar, me te fokusuara jane kategorite e femijeve jetime (biologjike dhe sociale), te femijeve me paaftesi mendore dhe fizike dhe femijet e abuzuar e keqtrajtur, si rezultat i trafikimit, abuzimit seksual dhe pjesemarrjes ne format e keqija te punes etj.
  • 24. Ne te ardhmen do te synohet qe mbrojtja sociale e femijeve, krahas perkujdesit ne Qendra te tipit rezidencial, te mbeshtetet ne forma te larmishme, duke i dhene perparesi trajtimit ne ambientet sociale natyrale (shtepi, komunitet).
  • 25. Linja kryesore e zhvillimit te sherbimeve sociale per femije do te karakterizohet nga:
Deinstitucionalizimi i klienteve.
Decentralizimi i sherbimeve.
  • 26. Zhvillimi i metejshem i sherbimeve per femijet do te konsistoje ne dy forma:
Trajtimi i perkohshem ne institucione rezidenciale (institucione te perkujdesit social, qendra zhvillimi),
Trajtimi jorezidencial (modele dhe regjime te reja me prane perfituesve) duke iu dhene perparesi te dytave pasi jane me prane ambientit natyral te femijeve ne nevoje, me te arritshme dhe te prekshme nga perfituesit si dhe me pak te kushtueshme. Trajtimi rezidencial i femijeve ofrohet si alternative e fundit, veçanerisht per femijet jetime, biologjike dhe sociale, femijet me paaftesi mendore dhe fizike me shkalle te larte paaftesie. Realizimi i objektivave te percaktuara ne strategjine e zhvillimit te sherbimeve sociale dhe mbulimi i nervojave sociale te grupeve vulnerabel jane te lidhura ngushte me projektin e konsiderueshem te Bankes Boterore “Shperndarja e Sherbimeve Sociale ne Shqiperi”.
  • 27. Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale dhe SHSSH, si institucioni pergjegjes per zbatimin e politikes ne fushen e sherbimeve sociale, me mbeshtetjen e Bankes Boterore dhe te donatoreve te tjere, kane filluar tashme implementimin e projektit “Shperndarja e Sherbimeve Sociale” thelbin e te cilit e perben pergatitja e terrenit dhe ndertimi i kapaciteteve per kalimin, nga sherbimet e mbyllura, te tipit rezidencial, ne sherbime moderne, te decentralizuara dhe te shtrira ne komunitet, duke rritur pjesmarrjen ne kete proces te qeverive lokale, komunitetit dhe shoqerise civile.
  • 28. Projekti do te kontribuoje ne permiresimin e standarteve te jeteses dhe riintegrimin e grupeve dhe kategorive sociale te margjinalizuara, nepermjet nxitjes se sherbimeve komunitare dhe pjesemarrjes se tyre ne percaktimin e prioriteteve dhe vendim-marrje.
  • 29. Ne kuader te ketij projekti, krahas trajtimit te grupeve te tjera sociale si te moshuar te vetmuar, gra ne nevoje, te rinj te droguar, te papune etj, do te nxiten sherbime te reja me baza komunitare edhe per trajtimin e kategorive te ndryshme te femijeve te rrezikuar. Nepermjet ketij projekti hidhet nje hap i rendesishem ne zgjerimin e games se sherbimeve per trajtimin e nevojave dhe mbrojtjen e femijeve te rrezikuar.
  • 30. Duke marre ne konsiderate eksperiencen e OJQ-ve ne fushen e sherbimeve sociale, synimi eshte kalimi ne sherbime te integrura, brenda komunitetit dhe ne familje, duke bashkepunuar dhe koordinuar burimet, mjetet dhe nderhyrjet e ofrura nga shteti, pushteti lokal dhe rrjeti i OJQ-ve. Ne keto aktivitete do te bashkepunohet ngushte me pushtetin lokal, i cili do te evidentoje personat te cilet kane nevoje per sherbime sociale, dhe me pas, specialistet e kesaj fushe do te vendosin per alternativat qe u pershtaten femijeve te rrezikuar.
  • 31. Synimi i strukturave te Sherbimit Social Shteteror eshte qe, ne partneritet me shoqerine civile, pushtetin vendor dhe sektorin e OJQ-ve, gjate viteve 2000-2005 te aplikohen alternativat e mundshme per te zhvilluar me tej sherbimet sociale per femije, duke u fokusuar ne keto drejtime:
- Qendra ditore per mbeshtetje dhe trajtim psikosocial, edukim dhe keshillim te kategorive te femijeve te rruges, femijeve te abuzuar dhe keqtrajtuar, femijeve qe rrezikojne te braktisin shkollen.
- Qendra pritese (streheza) per pritjen dhe strehimin e perkohshem te femijeve te riatdhesuar, te larguar pa prinderit ne emigracion, minorenet viktima te prostitucionit, etj.
- Qendra rehabilitimi per femijet dhe te rinjte e droguar dhe te alkolizuar, per trajtimin psikosocial, keshillim, formim profesional, rehabilitim dhe riintegrim ne jeten normale.
- Shtepi-familje dhe Qendra Ditore per trajtimin e femijeve handikape dhe jetime, te cilet lene institucionet e perkujdesit, per femijet qe vijne nga familje me probleme sociale etj.

12

- Qendra keshillimi ligjore per probleme juridike, te mbrojtjes se te drejtave te femijeve jetime ose me probleme sociale.
- Qendra polivalente, te cilat ofrojne nje game te gjere sherbimesh si keshillim, konsulence juridike, mbeshtetje psikosociale, asistence ne familje, kurse formimi, trajnimi, informacioni asistence per zgjidhjen e situatave te jashtezakonshme te personave ne rrezik, ne vuajtje etj.
- Kujdestaria, e cila eshte nje nga zgjidhjet me optimale per femijet te cilet jetojne ne familje me probleme sociale dhe ekonomike, ose per femije te lindur jashte martese, nenat e te cileve kane probleme ekonomike dhe konflikte me familjet e tyre te origjines. Sistemimi i tyre ne nje familje, e cila eshte e gatshme t'i mireprese dhe t'i mbaje ne gjirin e saj per aq kohe sa familjet dhe prinderit kane keto probleme, eshte nje alternative e vlefshme dhe me e natyrshme per femijet.
- Biresimi si alternativa me e mire per femijet e braktisur dhe me prinder te panjohur.
  • 32. Per te rritur efektivitetin e partneritetit shtet - shoqeri civile ne drejtim te permiresimit dhe zhvillimit te sherbimeve sociale per femijet ne nevoje, bazuar ne legjislacionin perkates, do te nxitet:
Krijimi prane njesive te qeverisjes vendore i departamenteve te perkujdesit per femije.
Ngritja e qendrave te sherbimit social ne qyetet kryesore te vendit per drejtimin e institucioneve te kujdesit rezidencial per femijet, dhe harmonizimi i sherbimeve, lehtesimi i bashkepunimit me te gjithe aktoret qe veprojne ne fushen e kujdesit dhe zhvillimit te femijeve.
Permiresimi i legjislacionit ne fushen e sherbimeve sociale, per te siguruar mbrojtjen me te mire te te drejtave te femijeve/minoreneve ne nevoje.
  • 33. Permiresimi i metejshem i legjislacionit ne fushen e mbrojtjes sociale te femijeve sigurisht do te reflektoje kerkesat dhe standartet e Dokumentave te rendesishem nderkombetare si Konventa per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, Karta Sociale Europiane e Rishikuar dhe te instrumentave te tjera te ratifikuara nga shteti shqiptar.
  • 34. Disa nga masat me imediate qe do te ndermerren ne kete drejtim jane:
- Miratimi i Kodit te ri te Familjes ku do te gjejne rregullim te gjitha problemet qe kane te bejne me kujdestarine dhe femijet e braktisur.
- Krijimi i Gjykates se te Miturve dhe strukturave te policise per çeshtjet e mbrojtjes se te drejtave te femijeve.
- Rishikimi i ligjit qe trajton problemet e femijeve jetime, per biresimet dhe vendosjen e detyruar e te perkoheshme te femijeve jetime ne institucionet e perkujdesit social, dhe ngritja dhe fuqizimi i nje sistemi te plote informacioni per grumbullimin e te dhenave per problematikat e femijeve te rrezikuar, mbi bazen e te cilave, te mund te perpunohen objektiva, programe dhe projekte efikase te zhvillimit te sherbimeve sociale.
- Vendosja e punonjesit social ne institucione te tilla si shkolla, qendra shendetesore, burgje te minoreneve dhe prane komuniteteve ne funksion te parandalimit, diktimit te hershem te problemeve qe cenojne te drejtat e femijeve si dhe mbeshtetjes se strukturave perkatese per trajtimin e nevojave sociale te femijeve sipas standarteve bashkekohore.
- Zevendesimi gradual i shtepive rezidenca te femijeve, me institucione me te vogla si Shtepi-Familje, Fshatra SOS, etj.
- Perkrahje ekonomike dhe sociale per familjet ne nevoje, veçanerisht per vajzat-nena dhe grate kryefamiljare me femije te mitur, si mase parandaluese ne uljen e numrit te femijeve te abandonuar, te keqtrajtuar dhe shfrytezuar.
- Hartimi i nje plani kombetar per te luftuar shfrytezimin seksual te femijeve me objektiv parandalimin, mbrojtjen, mjekimin, kujdesin dhe bashkepunimin rajonal (eshte duke u hartuar strategjia antitrafik).
  • 35. Ne Shqiperi ka nje rrjet te gjere dhe te zhvilluar OJQ-sh te cilat zhvillojne aktivitetin e tyre duke u perqendruar kryesisht tek femijet dhe te drejtat e tyre. Procedurat per ngritjen dhe formimin e nje OJQ-je jane te percaktuara me Kodin Civil te Republikes se Shqiperise. Keto dispozita jane te vetmet lidhje ndermjet Shtetit dhe ketyre OJQ-ve, pasi aktiviteti i tyre ne vijim eshte teresisht i pavarur. Me poshte paraqitet nje liste OJQ-ve me veprimtari me te zgjeruar, si dhe drejtimet kryesore te punes se tyre:
1 - Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - kryesisht eshte e fokusuar ne mbrojtjen e te drejtave te femijes.
2 - Shoqata "Miqte e Femijeve te Talentuar" - kryesisht e fokusuar ne fushen e femijeve te talentuar dhe kultures.
3 - Shpresa e Femijeve te Tiranes - nje OJQ vendore qe ne qender te punes ka permiresimin e kushteve te jeteses se femijeve te braktisur.
4 - Unioni Kombetar per te Drejtat e Njeriut ne shkollat e mesme.
5 - Shoqata e Jetimeve Shqiptare - shoqate ne nivel kombetar qe ka ne fokus te punes se saj punen me jetimet e mitur qe punojne, grate etj.
6 - Mesuesit e te Drejtave te Njeriut - shoqate vendore nga qyteti i Vlores qe si objekt te punes se saj ka mesimin e te drejtave te njeriut ne shkolla.
7 - Klubi i piktoreve te vegjel "Zemra e Liqenit"- shoqate vendore e fokusuar ne ndihmen ndaj te miturve nga 8-14 vjec per zhvillimin e dhuntive te tyre per pikturen.
8 - Unioni Shqiptar i Marionetave dhe Teatrove per Femije dhe te Rinj - i perqendruar ne dhenien e shfaqjeve ne kopshte dhe shkolla.
9 - Duke i Sherbyer se Ardhmes - shoqate vendore e orientuar ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te femijes.
10 - Ndihme per Femijet - shoqate vendore per mbrojtjen e te drejtave te femijeve te braktisur ne qytetin e Korces.
11 - Femijet Tane - shoqate vendore (Burrel) qe perpiqet ne bashkepunim me prinderit te ndihmoje ne rikthimin e femijeve te larguar nga shkolla.
12 - Ndihmoni Femijet - nje shoqate vendore (Lac) e cila eshte fokusuar ne fushen e punes, arsimit, shendetit dhe problemeve social - ekonomike te femijeve.
13 - Organizata e Librit per Femije dhe te Rinj - Shoqate vendore ne qytetin e Tiranes per inkurajimin e femijeve ne lexim, shkembim kulturash, tolerance dhe bashkepunim ndermjet gjenerates se re ne Tirane. 14- Shoqata e Tirana Basket - Shoqate vendore (Tirane) qe ka si synim mesimin e minibasketit femijeve.
  • 36. Pervec shoqatave te permendura me siper ekziston edhe nje rrjet OJQ-sh te cilat nuk kane ne qender te punes se tyre punen me femijet dhe problemet e tyre, por te cilat ndermarrin here pas here projek te dhe aktivitete per femijet.
  • 37. Si te tilla mund te permendim, Keshillin Rinor Shqiptar, Forumin e Pavarur te Gruas Shqiptare, Shoqaten e Gruas Refleksion, Ne dobi te Gruas Shqiptare, Organizaten Mbrojtja e Gruas dhe Femijes, Familja ne Fokus, Gra pa mbeshtetje, Nena, Femija dhe e Ardhmja, Realitetet dhe Vizionet e Gruas etj. Duhet te theksohet se OJQ-te qe veprojne ne fushen e te drejtave te femijes kane pikat e tyre te forta sic jane vullneti dhe devocioni, puna vullnetare, njohja e mire e rrethanave per femijet ne Shqiperi etj. Dobesite e tyre vihen re vihen re ne strategjite akoma te paqarta, gjetja e fondeve dhe bashkepunimi ndermjet tyre, si dhe bashkepunimi me autoritetet shteterore. Me shume duhet te behet ne drejtim te permiresimit te metodave te punes, anetaresise, ambienteve te punes dhe pajisjeve.
  • 38. Ministria e Punes dhe e Çeshtjeve Sociale, Komiteti Gruaja dhe Familja, Ministria e Arsimit, Ministria e Pushtetit Lokal, bashkepunojne me OJQ -te qe veprojne ne fushen e te drejtave te femijes ne projekte te ndryshme ne interes te te drejtave te femijeve.
  • 39. Ne kete kuader funksionojne 10 institucione te administruara nga fondacione dhe shoqata qe kane kontrate me Ministrine e Punes dhe Sherbimin Social Shqiptar:
  • 40. Lidhur me personelin qe punon ne institucionet e perkujdesit per femije i kushtohet nje rendesi mjaft e madhe pergatitjes se tyre profesionale. Per marrjen e tyre ne pune ka kritere te percaktuara lidhur me figuren profesionale dhe morale te personave qe do te punojne ne kete sektor mjaft delikat. Gjithashtu, ne menyre te vazhdueshme dhe te planifikuar zhvillohen seminare per azhornimin e tyre me metodat bashkohore per rritjen dhe edukimin e femijeve. Seminaret zhvillohen ne bashkepunim me shoqata dhe fondacione te ndryshme qe puno jne per kete qellim, nga eksperte te fushave mjekesore, pedagogjike, psikologjike dhe sociale.
  • 41. Ky bashkepunim eshte me intensiv ne projektet per femijet me nevoja specifike, sic jane femijet handikapate, invalide, per kujdestarine, vendimmarrjen e femijeve dhe femijet me probleme te varesise ndaj droges.

Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3