Kënga në shkronja/Këngë popullore

Nga Wikibooks
Shko tek: lundrim, kërko
Shiko fletat për
Këngë popullore nga ...
NË ENCIKLOPEDI

... Deçani , Gadimia e Poshtme , Gërbovci , Gollaku , Goranci , Gusia , Gjakova , Juniku , Kaçaniku , Kamenica , Kërçova , Klina , Kraja , Lugu i Baranit , Medvegja , Rugova , Poliçka , Prapashtica , Prespa , Prizreni , Struga , Trijeshti , Ulqini , Zymi

Maraku i shkrete[redakto]

Maraku i shkrete
------------------
Kur kalon rrugen me naze si lule zambak
nalu pak e hidhma synin se kam zane marak
kur kalon rruges time e me pershendet,
m'i fal jetes kaq gezime, je dashnia vete.

Ky marak, maraku i shkrete
nuk ma len zemren e qete
dashunine qe kam per ty
nuk e ndrroj per keta dy sy

Une e di cfare ke ne zemer ma thone ata sy.
Lule je, lule ke emrin, lumi une per ty
kur kalon ti rruges sime e me pershendet,
mi fal jetes kaq gezime, je dashnia vete

Ky marak, maraku i shkrete
nuk ma len zemren e qete
dashunine qe kam per ty
nuk e ndrroj per keta dy sy 
Zhandri : Këngë popullore
Teksti : ?
Orkestrimi ?
Muzika : ?
Këndon : ?

8u8u

~Fjal te urta~ Kur te hapesh pus te ri, mos e mbyll te vjetrin Shkurta Xheladini

Boll e mirë e bardhë si pllumi[redakto]

Boll e mirë e bardhë si pllumi 
------------------------------
Boll e mirë e bardhë si pllumi,
Me të qit'n'bjeshkë, po t'mytë guri,
Me të djerg' n'shpi, po t'han katuni,
Me t'qit'fushë, po t'qorro pluhni,
Me të qit n'mal, tutna t'han uki,
Me të shti n'arkë, po me des uni,
Me të shti n'xhep, tutna po t'hupi,
Me të shti n'gji, tutna t'merr gjumi;
Ishalla t'ruen zo'i lumi!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Sllup - Deçan, 1978

Cub Sadrija po i bjen fellit[redakto]

Cub Sadrija po i bjen fellit 
------------------------------
Cub Sadrija po i bjen fellit.
- Ku e ke marr'kët trup sheqerit?
- Ma ka çua zot'yn prej qiellit,
Ma ka çua zot'yn  e i lumi.
M'e qit' n'bjeshk', po ma vret guri,
M'e lan' vërri, ma puth katuni.
Un' i mjeri s'po kam pare,
Me i pru Hanës 'i hysmeçare;
Me i godit' odën druni,
Me i ble simita gruni,
Me ia shlua gjogun me shal',
Me shetit' katunin n'ball',
Mos me i lanë shoqet me dal',
As n'katund e as n'pazar.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Stjepoh - Trijesh, 1968

Mor' e mira bukuri[redakto]

Mor' e mira bukuri 
------------------------------
Mor' e mira bukuri,
Merr' gjergjefin, hajde rri!
- Un po vinj, por nuk m'le nana!
-çile shtegun shenj te thana,
Nji të pat-e kadën nana,
Thuaj:- Mora nja dy thana.
Mor' e mira bukuri,
Merr' gjergjefin, hajde rri!
- Un po vinj, por nuk m'le halla!
-çile shtegun shenj te dardha!
Mor' e mira bukuri,
Merr' gjergjefin, hajde rri!
- Un po vinj, por nuk m'le motra!
-çile shtegun shenj te molla!
Nji të pat-e kadën motra,
Thuaj:- Mora nja dy molla.
Mor' e mira bukuri,
Merr' gjergjefin, hajde rri!
 Un po vinj, por nuk m'le tezja!
-çile shtegun shenj te shega.
Nji të pat-e kadën tezja,
Thuaj:- Mora nja dy shega
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Ljare - Krajë

Del syzeza n'derë t'oborrit[redakto]

Del syzeza n'derë t'oborrit 
------------------------------
Del syzeza n'derë t'oborrit,
Zylyfzezë si krahi i korbit.
- Qysh p'e lamë punën e jorokut?
-  Qysh a kanë gjith para sodit:
Kur ta noj dorën në flokë,
Dije djal' qi kem' jorok;
Kur ta noj dorën në faqe,
Kem jorok te molla lalqe;
Kur tanoj dorën në mjekërr,
Hajde, djalo, qyqe vetëm;
Kur ta noj dorën në fyt,
Hajde, djylo, vet' i dytë;
Kur ta luen dada pshellakun,
Djal' me qef msyma konakun;
Kur t'nis dada shamin' me luejt'
Dije, djalë, kan' kuvetë me t'ruejt'
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkrel - Rugovë, 1975

More dardha rrotullare[redakto]

More dardha rrotullare 
------------------------------
More dardha rrotullare,
As e vogël, as e madhe,
Porsi dardhë edhe limue,
Hajd' e mirë, a vjen me mue,
Se t'kam dashë edhe të due?
Syt' e vetllat kuj ja ruen?
- Djalë beqarit t'pa martuem!
Syt' e vetullat të nxim,
Shum' ma paske bukurinë!
Bukurinë qi të kan' dhanë
Ma gëzosh-e me jaran!
- Jarani po del në lam'',
Del në lam', e then nji kamë,
Then nji kamë edhe nji dorë.
Për heqim ju nollsha un';
Nënta vjet-e më daltë punë,
Masanej e marrsha un'!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Ljare - Krajë

Mori dardhë rrugushore[redakto]

Mori dardhë rrugushore 
------------------------------
Mori dardhë rrugushore,
Rrugushore e limou,
Haj e mejr a vjen me mou,
Mo kujtojsh se të koum harrou,
Si t'koum dasht' opet të du.
Në të arrofsha e çerrofsha,
Po si lisat në mal u thafsha,
Me xhith degët posht rafsha!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Serbicë - Kërçovë, 1972

Gjysmën e ballit ta zuri stolija[redakto]

Gjysmën e ballit ta zuri stolija 
------------------------------
Gjysmën e ballit ta zuri stolija,
Më s'të pashë dot.
Gjysmë ore të bëra sehir,
Më s'të pashë dot.
Më la pa ment, më le pa fiqir,
Më s'të pashë dot.
Gjysmën e gushës ta zuri floriri,
Më s'të pashë dot.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Kranjë - Prespë

Ç'të është nxirë vetulla tynë moj[redakto]

Ç'të është nxirë vetulla tynë moj 
-----------------------------------------
Ç'të është nxirë vetulla tynë, edhe moj
Ajde edhe moj moj.
Jo e jo për perëndinë, edhe moj,
Ajde edhe moj moj.
Ashtu ç'e kam bukurinë, edhe moj,
Ajde edhe moj moj.
Prit një javë, prit një muaj, edhe moj,
Ajde edhe moj moj.
Mollënë në xhep ja ruaj, edhe moj,
Ajde edhe moj moj.
Ç'u kalp molla, ç'u kalp xhepi, edhe moj,
Ajde edhe moj moj.
Ati beut ç'i ardhi lezeti, edhe moj,
Ajde edhe moj moj.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Kranjë - Prespë

Breg më breg këcen Mrika[redakto]

Breg më breg këcen Mrika 
-----------------------------------
Breg më breg këcen Mrika,
Tek te pashë, moj, unë u fika.
Ti këcen, moj, porsi shkurta,
Tek të pash, moj, unë u kputa.
Po këcen si berbyli n'dardhë;
Tek ta pash ballin e bardhë,
Shumë po t'lutem, moj, me ma fal,
Ti ma fal, moj, ma fal vet',
Nuk ta marr, moj, pa të dved'.
Ne at' gjum qi je tuj fjetë,
Ti u djegsh, mori si vet'!
Ty tu kput, moj, kryet e qafa,
Tuj shiku belin pe¨r mrapa.
Oh, mos me mundo, moj Mrikë,
Shej në zemër të raft' nji pikë!!
Oh, mend për ty jan' tu me dalë,
Nuk e la moj pa të marrë!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Fraskanjel (Bregu i Bunës) - Ulqin, 1967

Mor' e mira mjekërrbutë[redakto]

Mor' e mira mjekërrbutë 
-----------------------------------
Mor' e mira mjekërrbutë
Thep në thep po kcen si sutë,
Thep në thep po kcen si zanë,
Flokt e g-jata pse i ke lanë?
Ti pret baca me gërshanë,
Me gërshanë o ren për ball',
Ta puth baci qaf'n e bardh';
Mir' ma prishe ramazan.
- Hajt atyj, more budall',
Nuk t'kam faj se jam e bardhë,
Se njeshtu zoti m'ka fal',
Me t'prishë menen, me t'ba 'marr',
E jo me t'pirshë ni ramazan.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vuthaj - Gusi, 1967

Kush po zdirgjet qasaj are[redakto]

Kush po zdirgjet qasaj are 
-----------------------------------
Kush po zdirgjet qasaj are?
Ni syzezë kapuç me pare,
As e vogël, as e madhe,
Sikur dardha rrumbullake;
Po kuvend djali me çikë.
Po i thot nusja: - Shka po lyp?
- Njanen faqe me nji cic'
Qaty nusja i paska brit':
- Mos ja jep t'plasshin syt'!
Asht i ri e na korit'.
E lyp rokin dit' për dit'.
Soll ni dit' n'rok mos m'i dalë,
S'na le vendin n'shtat mahallë.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ?

Kush po zdirgjet qasaj are[redakto]

Kush po zdirgjet qasaj are 
-----------------------------------
Kush po zdirgjet qasaj are?
Ni syzezë kapuç me pare,
As e vogël, as e madhe,
Nifarë senit, tamam taze,
Bash si dardha rumullake.
Sikur dardha qi rri n'pip,
Po kuvet djali me çikë.
Po i thot' motra:- çka po t'lyp?
- Njanen faqe, të dy sytë.
- Rueju motër, t'plaçin sytë!
A i ri djali e po t'korit,
Ta lypë rokun ditë për ditë.
Për gjith' ditë n'rok me i dalë,
Je e re, rritën ta ndalë.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Drelaj - Rugovë, 1967

Kush po zdirgjet qasaj are[redakto]

Kush po zdirgjet qasaj are 
-----------------------------------
Kush po zdirgjet qasaj are?
Rrushja e mirë gjyksin me pare.
Ku i ke marrë, oj e dalnja fare?
E dalnja fare, e dalnja feje,
Shum-e mot hupas mas teje,
Shum-e mot e shum-e ditë,
Tye t'i çue do zanthiu msitë.
- Pse po i çon, djalë, msit' budallë?
Dama ditën kur me ardhë.
Kush prisht' fjalë për ty e mue:
I cofshin kiet tue livrue,
I coftë lopa kur baftë me pjellë,
I cofshin dhetë n'at pranverë,
I dektë djali, kur baftë me ecë,
I coftë pula, kur baftë me çelë,
I coftë qeni tue hangër gjellë,
Ju msheltë dera me ni therrë!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Marec - Gollak, 1976


Mor' e mira në kapixhik[redakto]

Mor' e mira në kapixhik
-----------------------------------
Mor' e mira në kapixhik,
A jen use a je çikë?
- Qysh s'po m'njeh tue m'pa për dit'?
- Me çue msitin për me t'lyp',
Si n'mos të dhasht baba yt,
Ma ep besën çi po ik!
- T'epi besën, t'epi dorën,
N'kjofsh i zoti çi lue l'vorën.
Me luejtë l'vorën, me luejtë gishtin,
S'asht kallaj me grabit' çikën!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vuthaj - Gusi, 1971

Mori e mira n'qat tallishtë[redakto]

Mori e mira n'qat tallishtë
-----------------------------------
Mori e mira n'qat tallishtë,
A m'je nuse, a m'je çikë?
- Me ka' nuse, i kam zylyftë,
Po jam çikë, shaminë nër fytë.
Pse s'pi çon msitin me m'lypë?
- Nuk po t'jep çaj mixha yt.
- Unë mixhës i kam kallxue,
Burrin e keq-o nuk e due.
Ma jep besën, ma jep dorën,
N'kofsh i zoti me lujt' pishtolen,
Me luejtë pishtolen, me lujt' thikën,
S'asht kallaj me grabitë çikën!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Carovik - Klinë, 1976

T'api besën t'api dorën[redakto]

Mori e mirë qi shkon për brymë
-----------------------------------
Mori e mirë qi shkon për brymë,
S'po t'len vjami me marrë frymë,
Shkon për brymë tue pushue,
Rigjaxhit', rrushe, t'kam çue!
- Rigjaxhit', djal', nuk t'i due.
Në kofsh ba merak për mue,
Rrok qat pushkë, hajde n'krue.
- Si mos dashtë, çikë, baba yt,
Ma jeèp besën qi po ikë?
- T'api besën, t'api dorën,
A je i zoti me dredhë pishtolen?
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Gjurishefc - Kamenicë

Pasha mujin e Ramazanit[redakto]

Pasha mujin e Ramazanit
-----------------------------------
Pasha mujin e Ramazanit,
M'ka zanë gjumi n'gu t'jaranit,
N'gu t'jaranit, gjalit të ri,
Ma ka falë ni mixhdi.
Mixhidin' e Turkis'.
Kish jazin' e ashikis?
N'kofsh i zoti, luje thikën!
S'a kollaj me grabit' çikën!
N'kofsh i zoti, luj pishtolen,
S'a kollaj me grabit' zojën!
N'kofsh i zoti, luje pushkën,
S'a kollaj me grabit' nusen!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Kaçanik, 1951

Mereme vetull' me çark[redakto]

Mereme vetull' me çark
-----------------------------------
Mereme vetull' me çark.
- Hajde Muho te rrim' pak,
Se m'ka xan' i ziu marak.
Ta nap besën me m'grabitë,
Ta nap besën, ta nap dorën,
Muharrem shtërngo livorën,
Shtërngo livorën e thikën,
S'isht kollaj me grabitë çikën.
Se çika s'grabitet vet,
Se don çevre e faculetë.
- Mereme e bija e Hajdarit,
Pse i lakmove ati djalit?
A i lakmove gjasë e mallit?
A i lakmove rrypit arit?
- S'i lakmova gjas', as mallit
S'i lakmova rrypit arit.
Gjaja e malli s'ban dobi,
Duhet djali bujaki.
N'ata pinxheret e nalta,
Del Mereme gojmjalta.
N'ata pinxhere e ulta,
Del Mereme gojbuta.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Kllezën - Ulqin, 1958

Hatija 'j e vargut[redakto]

Hatija 'j e vargut
-----------------------------------
Hatija 'j e vargut-o
Çar më ke në ball?
- Lepe tunaqetam gjal':
Lule portokall.
Hatija 'j e vargut-o,
Çar me ke në façe?
- Lepe tunanqeta, gjal':
Lule manushaqe.
Hatija 'j e vargut-o
Çar më ke në xhi?
- Lepe tunaqeta, gjal':
Kam dy shefteli.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Veleshtë - Strugë, 1972

More çikë nar hie t'gurit[redakto]

More çikë nar hie t'gurit
-----------------------------------
More çikë nar hie t'gurit,
A i ke ba çarapt e burrit?
- I kam ba, i kam marua,
M'kanë met' lidhcat pa i tufua.
I tufoj kur t'shkoj me dhi,
E shtroj shtratin dar lajthi.
- Vin' çoban' me nej' me ty,
Vesin, çikë, ça ke në gji.
- Kam dy molla gjylabi,
S'mun t'i fali, djalë i ri.
Janë të burrit, koft i zi!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Drelaj - Rugovë, 1969

O moj shamejkuqe[redakto]

O moj shamejkuqe
-----------------------------------
O moj shamejkuqe,
O moj shemjverdhë,
Dil ke kapixhiku,
Të folim njiherë!
Të folim njiherë,
Posi qera herë!
- A nouk shef, bre xhalo,
Se na shkoj kjo verë?
Vera erdh e shikoj,
Bylbyli s'kënoj.
Ajo ver' e vjeçme,
Shoumë e lezeçme!!
Kjo ver' e simjeçme,
Hyeq e palazeçme!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Kërçovë, 1957

As më nep njerë ujë[redakto]

As më nep njerë ujë
-----------------------------------
As më nep njerë ujë,
Moj çupë e Kurtesit?
- Pse se të të jap,
Mor djalë i Përmetit?
- Me doçet e tua,
Moj çupë e Kurtesit.
- Doçet i kam zënë,
Mor djalë i Përmetit.
- Me se i ke zënë,
Moj çupë e Kurtesi?
- Këna që kam shtënë,
Mor djalë i Përmetit.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Kranjë - Prespë

Mori e mirë qerpikt me rrema[redakto]

Mori e mirë qerpikt me rrema
-----------------------------------
Mori e mirë qerpikt me rrema,
Ç’ta ka ba qat pikë tu zemra,
Ç’ta ka ba qat pikë të kuqe ?
- Më ka zanë jarani nuse,
E ka zanë, tha, prit e marrt’,
Kurqysh hajrin mos ja paft’,
Zoti evlad’mos i falt’ !
Mos i falt’ djalë as çikë,
Ju daft’ toka me përçik,
Me përçik e me konmop,
Ju maroft’ nusja dër shokë!
Ju martoft’ nusja n’kopjshi,
Ju daft’ bjeshkë e ju daft’ vrri!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Martinaj – Gusi, 1969

Mori e mirë qerpikë me rrema[redakto]

Mori e mirë qerpikë me rrema
-----------------------------------
Mori e mirë qerpikë me rrema,
 : O ho-ho, hoj da do.
Ç't' u ka ba ni pikë tu zemra
 : O ho-ho, hoj da do.
Ç't'u ka ba ni pikë e kuqe?
 : O ho-ho, hoj da do.
Mos t'ka zanë jarani nuse?
 : O ho-ho, hoj da do.
- E ka zanë, e pritë e marrtë,
 : O ho-ho, hoj da do.
Kurrqysh hajrin mos ja paftë,
 : O ho-ho, hoj da do.
Mos pastë çikë e mos pastë djalë!
 : O ho-ho, hoj da do.
Me konop toka ju daftë,
 : O ho-ho, hoj da do.
Ju daftë toka me konop,
 : O ho-ho, hoj da do.
E ju dafshin gjaja me short!
 : O ho-ho, hoj da do.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vuthaj - Gusi, 1962-70


Dy qafë ruda knojnë me plluma[redakto]

Dy qafë ruda knojnë me plluma
-----------------------------------
Dy qafë ruda knojnë me plluma:
- Lumja unë jaran ka zuna!
Lumja unë jaran ka kam,
Ndaç të bukur, n'daç azgan,
Veshë jelekun me mitan,
Me mitan ma vesh jelekun,
N'gjyks të gjanë ma qet qystekun,
N'përmjet t'hollë ma gjeshka rrethin;
Gjeshka rrethin, ni rreth të zi.

Qe tri vjet m'ka shkua n'ushtri,
Ardhë m'ka ni haber i zi:
M'thanë jarani t'asht fejua,
Sot tri javë ka m'u martua,
Aj e prit edhe e marrtë,
Mos i faltë zoti evlad'!

Mos i faltë djal' as çikë,
Ju mat' toka me përrçikë,
Me përrçikë e me konop,
Ju martoftë nusja për shokë!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vuthaj - Gusi, 1968

Ishnjin zanë tri vasha t'reja[redakto]

Ishnjin zanë tri vasha t'reja
-----------------------------------
Ishnjin zanë tri vasha t'reja,
Shoqja - shoqes ja dhanë besën:
Venë t'ambël mos me pi,
Bukë të bardh-e mos me ngranë,
Djalë të ri-e mos me zanë.
Ma e vogla e çarti besën:
Venë të amël paska pi,
Bukë të bardh-e paska ngranë,
Djalë të ri-e paska zanë!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Ljare - Krajë

Oj syzezë qi delë në derë[redakto]

Oj syzezë qi delë në derë
-----------------------------------
Oj syzezë qi delë në derë,
Të thaft' zoti për kit verë!
Pse i ban veti poterë,
Se mahitna me goj'ka 'i herë?
Goja e fyti m'u kan' terë,
M'u kan' terë goja e fyti.
A ma jep cicën ta thithi?
M'ka dek' nana, m'ka lan' t'ri;
Cica t'bardha kurr s'jam ngi;
Pak po i ha, ma shumë po i pi
Si maraku i djalit të ri.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Medvegjë

Mori e mirë ku p'e ban ditën[redakto]

Mori e mirë ku p'e ban ditën
-----------------------------------
Mori e mirë ku p'e ban ditën?
Burrit saj çoja zot pikën,
çoi zo' pikën, mos dalt'n'verë,
Si n'ta baftë ty poterë!
Goja e fyti m'u kan'terë,
M'u ter goja, m'u ter fyti,
A s'ma fal qat cicë ta thithi?
A s'ma falë qat cicë të bardhë,
M'ka lanë nana fort me mallë,
Fort me mallë, m'ka lan' të ri,
Cica t'bardha kurrs'jam ngi,
Shum i hangra, s'm'banë dobi.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Gjakovë, 1953

Mori e mirë nër hije t'blinit[redakto]

Mori e mirë nër hije t'blinit
-----------------------------------
Mori e mirë nër hije t'blinit,
T'u ka çkye kmisha rreth gjinit,
T'paska dalë shyta pahiri,
Porsi guri xhevahiri.
Epja pak qati jetimi!
- Jetim zeza, çka po lypë?
- Ni kashat' bukë, ' i kokërr krypë.
- I madhi zot i metë në fyt!
- Si në koft' çkrue n'fyt me t'metë,
Në prehën tan un kam me dekë,
Me duer t'bardha ti me m'prekë.
Me duer t'bardha me m'rrutullue,
Me gojë të vogël me m'vajtue,
Me sy të zez me m'lotue.
Loti yt me m'ra në ballë,
Edhe pse t'des, kam m'u ngjallë
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Gërbovc, 1953

Mori e mirë qi shkon me lopë[redakto]

Mori e mirë qi shkon me lopë
-----------------------------------
Mori e mirë qi shkon me lopë,
A m'ki perçe, a m'ki flokë?
- Nuk kam perçe, nuk flokë,
Kam dy molla përmi shokë;
Përmi shokë e nër jelek,
Largohu djal'e mos m'i prek,
Se janë t'ambla e lshojnë sherbet.
Kmisha e trash-o po m'i vret,
Me kmishë t'hollë po m'vjen lezet.
Mollat djalit m'ja dhan' te dyja,
Kan' me zanë, si zen rakija,
Nuk din djali me shkue te shpija.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Prapashticë, 1975

Dy të mira rrinë n'rrezinë[redakto]

Dy të mira rrinë n'rrezinë
-----------------------------------
Dy të mira rrinë n'rrezinë,
Si dy plluma shkojnë e vinë;
Shkojnë e vinë për rreth kalasë.
Dogje zemrën fukarasë.
Fukaraja s'ka shka ban,
Shitet nusja kapetan,
Kapetan e hajmali.
- Moj mollkuqe, shka m'ki n'gji?
- Kam dy shishe me raki.
Athu' e ep njanën ta pi?
M'u tha zemra me mushkni!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Gadime e Poshtme, 1968

Dy të mira ku po rrinë[redakto]

Dy të mira ku po rrinë
-----------------------------------
Dy të mira ku po rrinë?
Te MAtusha hanë e pinë;
Si dy fllanxa dalin e hinë,
Si dy fllanza rreth kalasë,
Plasin zemrën fukarasë.
Fukaraja s'ka çka ban,
Mrikë Matushja kapidan.
Kush e ka barin e gjumit?
Mrikë Matushja n'kupë t'g-junit.
Kush e ka barin e dekës?
Mrikë Matushja n'fun t'xhubletës.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shtoj - Ulqin, 1976

Mori e mirë qi shkon me gja[redakto]

Mori e mirë qi shkon me gja
-----------------------------------
Mori e mirë qi shkon me gja,
Shpat më shpat të njof në za.
Të njof mnë za, të njof në fjalë,
Për shtatë gjaqe s'la pa t'marrë.
- S'bahet gjak, as s'bahet varrë.
Dorë për dore shkojmë në saraj:
More saraj, saraj i ri,
Aman pashë, aman kadi,
Mos më daj prej djalit t'ri!
- Për hajër t'koftë ty, mori bi
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Poliçkë

Mori çikë qi del te therra[redakto]

Mori çikë qi del te therra
-----------------------------------
Mori çikë qi del te therra,
Kanac t'bardhë, e n'kule t'zeza;
N'kule t'zeza, n'kanac të bardhë,
Për shtatë gjaqe s'la pa t'marrë!
- Hajt, bre djal', koke budallë,
Ishalla s'bahet gjak as varrë!
Dorë për dore shkojmë te pasha,
Vet hi mrena, ty t'la përjashta:
- Aman pashë, aman kadi!
Mos me m'da pej qetij!
- Ja pash hajrin, mori bijë,
Ke marrë djalin ma mirë se ti!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Zym, 1973

Moj e mira qi del n'at kodër[redakto]

Moj e mira qi del n'at kodër
-----------------------------------
Moj e mira qi del n'at kodër
Po t'thonë shoqet: - Pak e vogël!
- S'jam e vogël, po jam taman.
Matmi vithet sa t'gjana i kam,
Nash me kuti, nash me pllamë.
Shka t'lash mangu si kesh e vogël,
T'i lash barrt pa i çue n'Shkodër?
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Junik, 1975

Mori e mira se n’at kodër[redakto]

Mori e mira se n’at kodër
-----------------------------------
Mori e mira se n’at kodër,
E mirë je, veç pak e vogël.
- Djal i dadës, jam tamam,
Matmi vithet sa gjan I kam,
N’dash me kuti, n’dash me pllamë.
Për me kuti s’di shka t’tham,
Për me pllamë dalin taman.
- I lumi burri qi t’ka nxanë,
E lumja vjerra q’i thrret nanë,
Lum oborri qi shkel me kamë,
Lum sharovi q’i qet me ngranë!
T’mjert’ jaranat ku I ke lanë!
- S’kam lane shum, nizet e nanë,
Nizet e nan’ e rrafsh tridhetë,
Ja lash motres-o amanet,
Me m’i kqyr ma mirë se vetë.
Me m’i kqyr me dardha e molla,
Janë të ri, m’u thahet goja.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vranoc – Lugu i Baranit, 1957

Fryni era un-o i rash, un-o i rash[redakto]

Fryni era un-o i rash, un-o i rash
-----------------------------------
Fryni era un-o i rash, un-o i rash,
Rash në dorë të njasaj vashë,
More njasaj vashë.
Qilloi butë, more, nuk u vrash,
More nuk u vrash.
Fryni era un-o i rash, un-o i rash,
Rash në gushë të njasaj vashë,
More njasaj vashë.
Qilloi bardhë, more nuk u vrash,
More nuk u vrash.
Fryni era un-o i rash, un-o i rash,
Rash në ballë të njasaj vashë,
More njasaj vashë.
Qilloi i lëmut, more, nuk u vrash,
More nuk u vrash.
Fryni era un-o i rash, un-o i rash,
Rash në faqe të njasaj vashë,
Të njasaj vashë.
Qilloi semit, more nuk u vrash,
More nuk u vrash.
Fryni era un-o i rash, un-o i rash,
Rash në prehën të njasaj vashë,
More të njasaj vashë.
Qilloi butë, more nuk u vrash,
More nuk u vrash.
Fryni era un-o i rash, un-o i rash,
Rash në parzmë të njasaj vashë,
More njasaj vashë.
Qilloi butë, more nuk u vrash,
More nuk u vrash.
Fryni era un-o i rash, un-o i rash,
Rash në flokë të njasaj vashë,
More njasaj vashë.
Qilloi butë, more, nuk u vrash
More nuk u vrash.
Fryni era un-o i rash, un-o i rash,
Rash në buzë të njasaj vashë,
More njasaj vashë.
Qilloi butë more, nuk u vrash,
More nuk u vrash
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Ulqin, 1972

Udha e marë zogu i Sakolit[redakto]

Udha e marë zogu i Sakolit
-----------------------------------
- Mori e mira? - O hoja.
- A t'vi sonte? - N'daç valla.
- N'njefshin burrat? - Ani shka!
- Po na vrasin? - Ngat s'e ka!

Allagranga n'tetë sahati,
Të pret dada te prallati;
Te prallazi dada të pret,
Po ta la derën e çeltë,
Po ta la derën pa dry;
Përpjet' shkallve dada t'pri.
Fluturim n'çiler po hijmë.
Mirë p'e mshelim derën me dry;
M'puth n'faqe, t'puthi n'sy.

- N'bafshin burrat me na ni!
- Djali i dadës dert mos ki,

Për penxhere t'qes n'kojshi;
Për penxhere n'der' t'aborrit.
Udha mbarë zogu i sakolit!
Ishe kanë o rrem drangonit,
M'hine mrena me çykë t'zorit.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Molliç - Gjakovë, 1972

Lulja e bacit[redakto]

Lulja e bacit
-----------------------------------
Lulja e bacit? - O ho-ja.
A t'vi sonte? - N'dash valla.
Folin burrat!- Jo besa.
Edhe n'folshin, ani shka?
Se kur t'jen' sahati nandë,
Qat-her' jan' burrat n'gjum t'randë;
Se kur t'jen' sahati tetë,
At-herë jo, se jan' n'gjum të letë!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Deçan, 1954

Mori dengë e çarrit[redakto]

Mori dengë e çarrit
-----------------------------------
Mori dengë e çarrit,
Çoj selam beqarit!
Ho, ho, ho! Po, se po,
Me jaranin, jo se jo!
Mori dengë e fejkut,
Çoj selam ashekut-o!
Ho, ho, ho! Po se po,
Me ashekun, jo se jo!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Kërçovë, 1957

Shkova në çeshëm me mbushë ujë[redakto]

Shkova në çeshëm me mbushë ujë
-----------------------------------
Shkova në çeshëm me mbushë ujë,
Harrova unazën-o.
Ju moj shoqe, ju moj motra,
Mo' ma pat unazën-o?
- Shoqe imi, motra s'imi,
Ne unazën nuk ta kimi.
Shkoj ni gjal'atoj drit,
Aj ta mur unazën-o!
- Lutju shoqe, lutju motra,
Të ma jap unazën-o!
- Lutju vet e falju vet,
Si e ke mësumun-o,
Si çen'e hutumun-o!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Strugë, 1972

Dola n'bashqe me gjezdisë[redakto]

Dola n'bashqe me gjezdisë
-----------------------------------
Dola n'bashqe me gjezdisë,
Me gjergjef me kazanisë.
Mue gjergjefi te m'ka hup',
Ju mori shoqe mos ma murt?
- Shoqe jena, motra s'jena,
Na gjergjefin nuk ta kena.
- Mue gjergjefin kush ma ka?
- Qaj bylbyl qi shkon n'hava,
Qaj gjergjefin ty ta ka.
- Djalë, lum dada, a ma ke marrë?
Mori e shoqja e djalit t'ri,
- Djalë, lum dada, ti ma ki.
Mori e shoqja e djalit t'ri,
- Djalë, lum dada, ti ma ki.
Mori e shoqja e djalit t'bardh',
- Ti kopil ma ke marrë.
Oj e shoqja e djalit vet,
- Djalë, lum dada, afroj met',
Se gjergjefin ma ke gjetë.
Dragina, mori hanëm-o,
Çika po i thot' djalit:
Hana dul n'buzë t'malit.
Djali po i thot' çikës:
Zemra llubenicës,
Hajde rreth rakitës.
Çika po i thot' djalit:
Zemra e sugarit,
Hajde rrethit malit,
Zemra e portokallit.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Mushlak- Prizren, 1971

E mirë boll po shkon më vjeta[redakto]

E mirë boll po shkon më vjeta
-----------------------------------
E mirë boll po shkon më vjeta,
Më mur gjumi, o rash e fjeta,
Kur u çova kurr ni viç s'e gjeta.
Mora rrugën-o t'Shadravanit,
Gjeta Nifën-o të Shabanit,
Tuj qenis- meste jaranit,
Tu ja dhan-e për bira t'gardhit.
- N'dit' bajramit, more, i bajsh me shnet,
N'dit shingjergjit, more, m'i lash shkret!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Llashka Drenoc - Klinë, 1973

Oj e mira qi shkon me vjeta[redakto]

Oj e mira qi shkon me vjeta
-----------------------------------
Oj e mira qi shkon me vjeta,
Me zu gjumi rash e flejta,
Kur u ngrita, vjeta s'gjeta,
Gjeta fëjllin e trim çobanit.
Trim çobanin e kishin vra,
Treqin pluma i kishin ra.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Gorancë, 1975

Më dërgoi baba me keça[redakto]

Më dërgoi baba me keça
-----------------------------------
Më dërgoi baba me keça,
Moj un' e mjera.
Më zu gjumi, rash e fjeta,
Moj un' e mjera.
Kur u ngrojta, keça s'gjeta,
Moj un' e mjera.
E mora buzën e lumit,
Moj un' e mjera;
Gjeta gjushën e pëllumbit,
Moj un' e mjera.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Veleshtë - Strugë, 1973

Burime[redakto]

  • Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"