Kënga në shkronja/Agron Rexha

Nga Wikibooks
Shko tek: lundrim, kërko

Agron Rexha
NË ENCIKLOPEDI

Hej ai det i syrit tënd[redakto]

Hej ai det i syrit tënd
------------------------
Hej ai det i syrit tënd
Copë qielli në stuhi
Kush të pa e nuk u çmend
Cili s'ra në dashuri

Hej moj zanë ti bijë e diellit
Larë me ujë të shtrirë dëbore
Më përvëlove n'mes të dimrit
Veç një natë ndejte e shkove

Ref:
I harrove trëndafilat
Që i mbolla n'kopshtin tonë
Si një hije ti ke tretur
A je gjallë a po ke vdekur

Shkoj tek vendi i takimit
Rreth e rotull vetëm heshtje
Një gulqim i rëndë trishtimei
Si pa dashur del prej meje

Pres pranverën t'ma kthej mallin
Që i ngrirë m'ka mbetur n'sy
Pres me lotë mes trëndafilash
Që i mbolla bashk'me ty
Teksti : Agron Rexha
Orkestrimi : Edmond Zhulali
Muzika : Edmond Zhulali
Këndon : Sabri Fejzullahu