Jeta dhe Vdekja/39

Nga Wikibooks

XHENNETI


Faqe 38
faqe
- 39 -

Kopertina e pasme
Njeriu ka shumë të panjohura. I Lartësuari All-llah, ka bërë që në botën tjetër, gjithashtu, të ketë gjëra të shumta të panjohura. Xhenneti është një vend që syri s’ka parë kurrë si ai, e as veshi nuk ka dëgjuar, e as zemra njerëzore nuk e ka përjetuar. Prandaj, do të ishte shumë e vështirë të gjenim shprehje për t’a përshkruar atë dhe (mënyrën) se si do të ishte jeta atje.

Së pari, për t’a përshkruar gjësendin duhet të kemi para vetes idenë ose fotografinë e atij në mendje. Pasi t’i kishim këto, atëherë do të gjendeshin shprehjet e duhura të përshta-tshme për të, që do të na shpienin deri tek ajo. P.sh. para se të shpikej televizioni, nuk ekzistonte shprehja televizion, në asnjë fjalor të botës. Kur ai u shpik dhe u bë realitet, shprehja e tij tani gjendet në të gjithë fjalorët gjuhësorë. Pra u gjend shprehja e përshtatshme e tij.

Kur All-llahu i Lartmadhëruar na përshkruan jetën e xhennetit thotë: “Sikur shembulli i jetës...” ç’ka do të thotë se ajo nuk është e tillë, por (sikur ajo) Ai na e afron afër mendjes sonë. Ne, me këtë njohuri që kemi, kur duam t’i shpjegojmë dikujt diçka që nuk i është e njohur, ne mundohemi t’i sjellim disa shembuj analoge të saj. Me këtë ne vetëm sa e kemi përngjasuar atë me diçka që na është e njohur. Kështu veprojmë sa për të na kuptuar bashkëfolësi. Ti, kur përpiqesh t’ia shpjegosh një njeriu tjetër formën e tokës, së pari ia afron hartën e rruzullit tokësor. Por, sikur t’ia paraqitje rruzullin tokësor në formën e sferës (topthit) do të ishte shumë më mirë. Pastaj i thua atij: - Ja, toka i ngjason kësaj forme.

Kur, ata që e kanë merituar, do të hyjnë në xhennet, xhenneti do t’u ngjasojë me ndonjë gjë, që atyre u ishte e njohur. Atyre do t’iu duket se, ajo që po shohin, është duke u ngjasuar me diçka të ngjashme me të cilën furnizoheshin nga All-llahu xh. sh., në kohën kur ata ishin në botën eksperimentale. Por, realiteti është krejtësisht tjetër. I Lartësuari do t’i urdhërojë ata që të hanë (ushqimin e servuar). Ata, pasi t’a kishin shijuar atë, do të binden se nuk paska qenë ashtu siç kishin menduar. Pra, do të shohin dallimin ndërmjet kësaj bote (eksperimentale) dhe botës tjetër (ahiretit).

Për këtë arsye, secili përshkrim, që paraqitet nga All-llahu xh.sh. për jetën e xhennetit, duhet të kuptohet se Ai dëshiron t’ia afrojë mendjes njerëzore për t’a kuptuar sa më mirë. Pra, vetëm sa për t’i mundësuar njeriut të parafytyrojë se si do të jetë atje. Njeriu duhet t’a kuptojë se ai (përshkrim) vetëm sa i është përafruar mendjes së tij. Pasi (përshkrimin real) askush në këtë botë nuk është në gjendje t’a realizojë.

Isha një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më gostitën në një hotel mbretëror. Ata filluan të mburren me përparimin e tyre të lartë. اdo gjë ishte ndërtuar prej guri. E prekje një buton për kafe dhe ajo dilte nga brenda. Butoni tjetër ishte e çajit, një tjetër i ushqimit, etj. Një ditë më pyetën: ç’mendon për ne? Ju thashë: nëse kjo është e tëra, dhe me këtë mburreni, kjo është arritja e njeriut për t’i shërbyer njeriut. A mund t’i paramendoni premtimet e All-llahut për njerëzit besimtarë në xhennet?

Në xhennet vetëm nëse të shkon në mendje për diçka, do t’a kesh para vetes. اdo gjë që i kujtohet njeriut, ekziston atje. All-llahu ka shumë më shumë se çfarë mund të kërkojë ose njeh njeriu.

Për këtë, i Lartësuari, thotë:

" لهم ما يشائون فيها و لدينا مزيد "

Ata do të kenë atje ç’të duan, ndërsa Ne kemi më shumë (për t’iu dhënë).”[1]

Pra, All-llahu xh.sh. i jep njeriut në xhennet çdo gjë që atij i shijon, dhe çdo gjë që atij mund t’i shkojë ndërmend. Bile, atje, ka shumë më shumë se çka mendon ai. Por, mbi të gjitha, do t’i mjaftojë kënaqësia më e madhe, kur ai do t’a shohë All-llahun në Ditën e Kijametit.

Kjo do të jetë begatia më e madhe që do të arrijë njeriu i kësaj bote. Kur njeriu do t’a shohë All-llahun nuk do të kërkojë begati të tjera. Atë, pas kësaj kënaqësie të madhe të qëndrimit para All-llahut, nuk do t’a joshë më asgjë prej kërkesave njerëzore.

Për këtë, All-llahu i Lartmadhëruar, thotë:

" وجوه يومئذ ناضرة . الي ربها ناظرة "

Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë, duke e shikuar Zotin e tyre.[2]

Dhembja më e madhe, që mund të provojë njeriu në Ditën e Kijametit, është të mos e shikojë All-llahun. Gjithashtu, edhe Ai të mos ia hedhë shikimin, e as të mos i flasë. Kjo do të ishte dhembja dhe dënimi më i madh i mundshëm, për ata të cilët do të gjenden në fund të pusit të zjarrtë.

Për këtë, gjithashtu, i Lartmadhëruari thotë:

" ولا يكلمهم الله ولا ينظر اليهم يوم القيامة"

...All-llahu as nuk ka për t’iu folur atyre dhe as nuk do t’i shikojë Ditën e Kijametit...”[3]

Gjithashtu, i Lartësuari thotë:

" انهم عن ربهم يومئذ لمحجوبون "

“...vërtet, atë Ditë, ata (përgënjeshtruesit) do të jenë të penguar që t’a shohin Zotin e tyre.”[4]

Ne duhet të dimë, se jeta jonë, do të jetë o në xhennet, o në xhehennem. Trupi ynë do të pësojë ndryshime, ngase do të kalojmë nga forma e zhdukjes dhe ndryshimeve, në jetën e përjetësisë. Ai duhet të jetë i gatshëm për t’i përballuar problemet e jetës të cilën do t’a jetojë. Banorëve të xhennetit do t’iu ndryshohet forma e trupit për t’a shijuar jetën në xhennet. Ata do t’a shohin All-llahun kur Ai do t’iu flasë, ndërsa ata (njerëzit) vetëm do të dëgjojnë. Banorëve të zjarrit (Zoti na ruajtë nga ai vend i tmerrshëm), sa herë që do t’iu digjen lëkurat e veta, do t’iu zëvendësohen me lëkura të tjera. Kjo bëhet me qëllim që t’a përjetojnë dënimin dhe dhembjen, për shkak se nervat e ndieshmërisë së dhimbjes janë nën lëkurë. Përfundimisht, këtë e zbuloi edhe shkenca e kohëve të fundit.

Për këtë i Lartësuari thotë:

" ان الذين كفروا بأياتنا سوف نصليهم نارا كلما نضجت جلودهم بدلناهم جلودا غيرها ليذوقوا العذاب ان الله كان عزيزا حكيما "

Me të vërtetë, ata që s’besojnë argumentet Tona, do t’i djegim në zjarr. Sa herë që t’u digjen (shkrumohen) lëkurat e tyre, Ne do t’ua ndërrojmë ato me lëkurë tjetër, (këtë e bëjmë sa) për t’a shijuar dhembjen. Vërtet, All-llahu është i Plotëfuqishëm dhe ka Urtësinë absolute.”[5]

Pra, ne do të jemi një krijesë e re. All-llahu i Lartësuar do të na japë të korrurat, të cilat i kemi mbjellë në jetën tonë të kësaj bote. Do të na japë jetën e përjetshme, jetë e cila u takon atyre që e kanë respektuar dhe besuar All-llahun xh.sh. Ai e krijoi gjithë këtë univers për njeriun, kjo është jeta për të cilën edhe All-llahu ka shprehur vullnetin që ne të ishim në të.

Ndërsa banorët e zjarrit (All-llahu na mbroftë prej tij), mbase kanë shijuar kënaqësi të pakta në këtë botë, por me ato kënaqësi të pakta, përfituan dënimin e përjetshëm. Ata e humbën dhe e shkatërruan jetën e tyre, duke e mohuar All-llahun xh.sh. Mjerisht, e humbën jetën e vërtetë, që na ka premtuar All-llahu i Lartmadhëruar.

Arritëm deri këtu dhe me këtë do t’a përmbyllja fjalimin, duke shpresuar se All-llahu xh.sh. është i kënaqur me ne. Lus të Lartmadhëruarin që ky libër të bëhet udhëzues për secilin që do t’a lexojë dhe t’i bëhet dritë në rrugën drejt jetës së vërtetë në xhennet. Vërtet, Ai është dëgjues dhe u përgjigjet lutjeve.


* * *

Falënderoj All-llahun e Lartmadhëruar që më mundësoi përkthimin e këtij libri.


Lavdi All-llahut (el Hamdu lil-lah).


  1. Kur’an, 50 / 35
  2. Kur’an, 75 / 22,23 – bazuar në përkthimin e Hasa nef. I. Nahi
  3. Kur’an, 3 / 77
  4. Kur’an, 83 / 15
  5. Kur’an, 4 / 56

Faqe 38
faqe
- 39 -

Kopertina e pasme