Ilirët

Nga Wikibooks


Ilirët
redaktor
Hipi Zhdripi
2005




Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë u formuan grupet e para të njerëzve primigjenë. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm. Periudha më e hershme e zhvillimit të kësaj shoqërie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetër, lithos - gur) dhe përfshin periudhën afërsisht nga 1 500 000 deri në 10 000 vjet më parë. Kjo epokë ndahet nga ana e saj në paleolit të ulët, të mesëm dhe të lartë. Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë të madhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në kohën e vërshimit të akullnajave Riss. Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket paleolitit të mesëm (100 000-30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës



Përmbajtja




Titulli ......... faqe
Paleoliti
... ... ... 1
Neoliti
... ... ... 2
Ekonomia
... ... ... 1
Arti
... ... ... 2
Grupet etnokulturore
... ... ... 2
Epoka e bronzit
... ... ... 3
Epoka e hekurit
... ... ... 4
Prejardhja e ilirëve
... ... ... 4
Trualli i ilirëve
... ... ... 5
Fiset më të rëndësishme
... ... ... 6
Vendbanimet
... ... ... 7
Bujqesia e bagetia
... ... ... 8
Prona private
... ... ... 9
Federatat fisnore
... ... ... 10
Kultura
... ... ... 11
Gjuha
... ... ... 12
Arti
... ... ... 13
Antika
... ... ... 14
Helenët në bregdetet ilire
... ... ... 14
Shoqëria dhe politika
... ... ... 15
Shtetet ilire
... ... ... 16
Ekonomia dhe shoqëria
... ... ... 16
Bujqësia e blegtoria
... ... ... 17
Tregtia
... ... ... 18
Skllavopronarët
... ... ... 19
Bardhyli
... ... ... 20
Fushata maqedonase kundër Ilirisë
... ... ... 21
Kryengritja e 355 para erës sonë
... ... ... 22
Organizimi politik i Ilirisë
... ... ... 23
Sovraniteti i Dyrrahut dhe Apolonisë
... ... ... 24
Forcimi i pushtetit mbretëror
... ... ... 25
Fuqizimi i skllavopronarisë
... ... ... 26
Prodhimi zejtar dhe tregtia
... ... ... 27
Shoqëria dhe politika
... ... ... 28
Dyrrahu dhe Apolonia
... ... ... 29
Rënia e dinastisë së Glaukisë
... ... ... 30
Epiri
... ... ... 31
Koinoni (lidhja) e molosëve
... ... ... 32
Tharypa
... ... ... 33
Lidhja molose
... ... ... 34
Shënime
... ... ... 34