Hipi Zhdripi i Gjuhës/51
Kirsive
Mospërshtatje
[redakto]Mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin[1]
- Mospërshtatja vihet re zakonisht kur kryefjala është në numrin njëjës, kurse kallëzuesi në shumës dhe anasjelltas. Ja disa shembuj:
Mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin | |
GABIM | DREJT |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
- Ndërtimet e këtilla sintaksore bien ndesh me rregullat gramatikore të gjuhës shqipe.
- Sipas një rregulle të përgjithshme që vlen, natyrisht, edhe për gjuhë të tjera, kur kryefjala e fjalisë është në numrin njëjës, s´ka dyshim se edhe kallëzuesi a trajta foljore duhet të jetë në numrin njëjës dhe anasjelltas. Por një përjashtim përbën rasti kur kryefjala është e shprehur me njërën nga fjalët e tipit: shumica, një pjesë, gjysma etj., të ndjekura zakonisht nga një emër në gjinore shumës, atëherë gramatikisht folja - kallëzues përdoret në shumës, si p. sh: Shumica qëndronin në këmbë, pas bankave, ku ishin ulur me pleqtë. Shumica e vërejtjeve m´u bënë në formë pyetjesh. Gjysma e të ardhurave qëndruan në fshat. Një pjesë e fshatarëve lanë punën dhe u grumbulluan te hani[2]. Mirëpo, kur kryefjala është e shprehur në formë togfjalëshi të tipit: Unë me të vëllanë/Agroni me të vëllanë/ marrin foljen - kallëzues në numrin shumës, si në fjalinë: Unë me vëllanë ishim të gëzuar që do të na vinte gjyshja[3]. Por, kur gjymtyra emërore nuk pasohet me gjymtyrën me të vëllanë, atëherë folja - kallëzues duhet të jetë në numrin njëjës, si në shembullin: Teuta shkoi në mal me të vëllanë. ( = me vëllanë, si kundrinë me parafjalë).
Mospërshtatja e trajtave ndajshtimore[1]
- Ja disa shembuj:
Mospërshtatja e trajtave ndajshtimore | |
GABIM | DREJT |
|
|
|
|
|
|
|
|
- Në të gjithë këto raste ndajshtimi është përdorur gabimisht, ngase, sipas një rregullave gramatikore të gjuhës sonë, ndajshtimi është një lloj përcaktori i cili gjithmonë shprehet me emër të pashquar në formën e rasës emërore dhe përshtatet vetëm në numër me gjymtyrën e vet të përcaktuar[5].Pra, në shembujt e lartshënuar është bërë gabim, ngase edhe ndajshtimi edhe trajta e përcaktuar janë përdorur në të njëjtën rasë. Pra, në analizën gramatikore si trajta ndajshtimore konsiderohen vetëm emrat e nënvizuar, sepse janë përdorur në trajtat e tyre të pashquara kundruall trajtave të tyre të përcaktuara, siç janë emrat: i poetit, i komandantit, Mark Krasniqit.
- Pra, këtu kemi të bëjmë me një luhatje, moskonsekuencë gramatikore, ngase artikull-shkruesi, ka shumë të ngjarë, e ngatërron trajtën ndajshtimore me gjymtyrën e përcaktuar mu nga fakti se shpeshherë këto ndërtime sintaksore realizohen nëpërmjet veçimit.
- Sipas një rregulle gramatikore të gjuhës sonë, ka mundësi që emrat e plotë të njerëzve të përdoren si ndajshtime të veçuara duke përkuar në rasë me fjalën e përcaktuar, si p. sh: Kujtimi natën e kaloi në banesën e tij bashkë me ndihmësmjekun, Petrit Fugën[6]. Mirëpo, këta emra, sa herë që nuk përkojnë në rasë me fjalën e përcaktuar, funksionojnë si ndajshtime të paveçuara, prandaj ndarja e tyre me presje në këto raste është shkelje e normës, si p. sh.: Dhoma e mbushur plotë, sapo �filloi mbledhja, bubulloi nga fjalët e kryetarit të këshillit popullor Musa Berisha[7].
Shmangie
[redakto]- Grupi i periudhave me elemente të tepruara apo të ekzagjeruara
- I quajmë periudha me elemente të tepruar a të ekzagjeruara për arsye se ato, në vend që të përfundohen me anë të pikës, meqë këtë gjë e kërkon edhe vetë intonacioni i tyre i përmbarimit, artikullshkruesi vargon disa elemente shtesë, si p. sh. ndonjë fjali a periudhë për të shtuar, sqaruar a kompensuar diçka nga informacioni i dhënë më lart. P.sh.:
- 1. Zevon (duhet: Zevoni, A. S.), që vdiq nga kanceri në mushkëri, fitoi katër kandidime Grammy, përfshirë kategorinë e këngës më të mirë të vitit, ndërsa Harrison (duhet: Harrisoni, A. S.) pati tri kandidime, ai vdiq para dy vjetësh e ca po ashtu nga kanceri në mushkëri;
- 2. Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Spartak Ngjela tha se protestat paqësore do të vazhdojnë deri në marrjen e mandatit të vjedhur, por ai tha gjithashtu se nëse nuk do të votohet me listat paraprake duke iu rikthyer të drejtën e mohuar të votës shumë qytetarëve; atëhere sipas Ngjelës zgjedhësit do të marrin në dorë të drejtën e votës.
- Grupi i periudhave me elemente të munguara
- Në anën tjetër, i quajmë periudha me elemente të munguara a të mangëta, për arsye se të gjitha elementet e njësisë pasuese, në vend që të jenë elemente përbërëse të saj, (ngase ato zakonisht përcaktojnë ndonjë gjymtyrë emërore, togfjalësh apo tërë atë që është thënë më lart), ato shkojnë me një fjali a periudhë tjetër të re. P.sh.:
- 3. Këtu më 5 nëntor u bë mbledhja e kolonisë nën kryesinë e I. Qemajlit. Ku u vendos që të përcaktoheshin në vija të përgjithshme detyrat e ngutshme që i dilnin lëvizjes kombëtare shqiptare. . .
- 4. Paisja (duhet: Pajisja, A. S.) e re me ultratinguj e prodhuar nga firma mjekësore Filips, tregon pamje tri dimensionale (duhet: tridimensionale, nënv. A.S) të çdo pjese të trupit të foshjes që nga duart e këmbët e deri te organet e brendshme. Çka do të thotë se tani mjekët mund të zbulojnë defektet më herët, në sajë të imazheve tepër të qarta.
- Në shembullin e 1-rë çdo gjë do të ishte në rregull në aspektin gramatikor, po qe se artikullshkruesi fjalinë:
- ai vdiq para dy vjetësh e sa po ashtu nga kanceri në mushkëri
- ta kishte futur nën kllapa, duke krijuar kështu një fjali të ndërshtënë, me qëllim që të sqarojë edhe diçka nga gjymtyrët a elementet përbërëse të njësisë paraprake. Pra, ka pasur mundësi të shkruhej kështu:
- Zevoni, që vdiq nga kanceri në mushkëri, �toi katër kandidime Grammy, përfshirë kategorinë e këngës më të mirë të vitit, ndërsa Harrisoni (që vdiq para dy vjetësh e ca, po ashtu nga kanceri në mushkëri) pati tri.
- Ose eventualisht ta kishte përfunduar me pikë dhe si vazhdim i saj të thuhet:
- Edhe ky i fundit vdiq para dy vjetësh e ca po ashtu nga kanceri në mushkëri.
- Në shembullin e dytë e tërë njësia sintaksore me shkronja kursive, që fillon me lidhëzën bashkërenditëse kundërshtore -por, nuk ka mundësi assesi t�i bashkohet njësisë së parë, sepse pas përcaktorit me përshtatje: të vjedhur duhet patjetër të vihet pika dhe pas saj të
vazdojë njësia e re sintaksore; Dy shembujt e fundit janë pak a shumë të ngjashëm, sepse
të gjitha ato të shënuara këtu me shkronja kursive duhet të jenë elemente përbërëse e të
pandashme të njësive paraprake. Ato janë fjali përcaktore, sepse përcaktojnë gjymtyrë
emërore, ndonjë togfjalësh emërorë (në fjalinë e tretë ndajfolja paraprijëse ku përcakton
togfjalëshin emëror mbledhja e kolonisë), madje edhe ndonjë fjali a periudhë të tërë (si
në fjalinë e katërt në të cilën paraprijësi -çka i referohet pothuase tërë asaj që thuhet
në fjalinë paraprake). Prandaj ndarja e këtyre dy të fundit nga përbërja strukturore
e fjalisë a e periudhës përbën një shkelje të rëndë të normës gramatikore, jo vetëm në
gjuhën tonë.
Burimi i të dhënave
[redakto]- ↑ 1,0 1,1 Pjesë nga "Mbi dy mospërshtatje gramatikore në shkrimet tona", 7 gusht 2007, Agim Spahiu
- ↑ Shih Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe 2, Sintaksa, ASHSH, Tiranë, 1996, f. 200.
- ↑ Shih Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe 2, Sintaksa, ASHSH, Tiranë, 1996, f. 200.
- ↑ nuk duhet të shënohet fjala akademik me shkronjë të madhe, A. S.
- ↑ Shih Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë, 1996, f. 237.
- ↑ Shih Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë, 1996, f.342.
- ↑ Shih Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë, 1996, f.342.
Libra dhe interneti
[redakto]- Libri i gabimeve - nga Xhani Rodari, përmbledhje në vjersha e gabimeve në drejtshkrim.