Hipi Zhdripi i Gjeografisë/së Evropës/Rusia
Appearance
Rusia NË ENCIKLOPEDI
- Rusia ndodhet në pjesën veriore të Azisë (pjesa prapa perëndimit të Uralit shkon me kontinentin e Evropës), me dalje në oqeanin e Qetë, në mes të Evropës dhe pjesës veriore të oqeanit të Qetë.
- Sipërfaqja e përgjithshme e Rusisë është 17,075,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 60 00 V, 100 00 L dhe 16,995,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 79,400 km 2 ujë. Vija bregdetare e Rusisë është 37,653 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 20,017 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Azerbajxhani (284 km), Bjellorusia 959 km, Kina (3,605 km; në juglindje) , Kina ( 40 km; në jug), Estonia (294 km), Finlanda (1,340 km), Gjeorgjia (723 km), Kazakistani (6,846 km), Koreja Veriore (19 km), Letonia (217 km), Lituania (227 km; Kaliningrad Oblast) , Mongolia (3,485 km), Norvegjia (196 km), Polonia (206 km; Kaliningradi) dhe Ukraina (1,576 km).
- Klima e Rusisë është klimë e llojllojshme. Në pjesën Evropiane dominon klima kontinentale pakë sa më e butë se në veri. Në Siberi dominon temperatura shumë të ulëta.
- Relievi : Në pjesën perëndimore të Uralit relievi i Rusisë përbëhet nga një terren me fusha të gjëra dhe male të ulëta. Relievin në Siberi e përbëjnë fushat e ngrira dhe me borë. Në regjionet përgjatë kufirit jugor, relievi përshkohet nga vargmale. Pika më e ultë e relievit (-28m) është në liqenin Kaspik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,633 metrave në vendin e quajtur Maja El'brus.
- Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: rezerva nafte, gazi natyrorë, qymyri si dhe shumë lloje të mineraleve strategjike, pylltaria. Rusia është një ndër vendet me sipërfaqe më të madhe në botë, eksploatimi dhe hulumtimi i gjitha pasurive natyrore për shkak të distancave të largëta dhe klimës nuk është i mundshëm.
Maja Karym | Lumi Sob në veri të Kharp-it, Siberi |
Qytete në Rusi
[redakto]Qytete të ashtuquajtura "City" dhe qytete me namë.[1]
- Samara
- Nizhni Novgorod
- Kazan
- Paleh
- Shën Petersburg
- Ekaterinburg
- Soçi
- Kaliningrad
- Saransk
- Rostovi mbi Don
- Jakutia
- Moska
- ↑ Punime të marrura kryekëput nga Udhëtim nëpër Rusi