Feja dhe sekreti i saj/2

Nga Wikibooks
Feja apo gjithësia dhe institucioni fetar apo bota
Vetë Zoti e ka krijuar njeriun e till që ai nuk mund të kufizohet si të themi në një oazë, në një sferë izoluar me vakum nga ndikimet e jashtme. Si pasojë e kësaj ndodhin ndryshime jo vetëm të botëkuptimeve por edhe natyrore të cilat Zoti i ka paraparë për zhvillimin e njerut. Shtisakeqët do të shtronin pyetjen e ka krijuar drejt për drejt apo indirekt, apo si thonë apostafat? Siç thamë kufirin e botës nuk e dimë, po ta dinim kufirin atëherë do ta dinim edhe përgjegjen. Së pari këtë përgjegje e marrim nga institucionet fetare dhe shkenca të cilat në bazë të botëkuptimeve të tyre edhe na i kumtojnë përgjegjen, por siç thamë kufirin e botës e dinë vetëm Zoti.

Si mund të vërtetohet kjo dhe kush e bënë zgjedhjen?

Nga historia e qenjeve të gjalla në këtë planet mund të shijhet kjo pa marr parasysh nga cili botëkuptim vije kjo nga feja apo nga shkenca. Është më tepër çështje e thellësisë së shpjegimit të botëkuptimit në mes të institucioneve fetare dhe atyre shkencore. Për këtë një dialogë të nxjerrur nga ngjarja e vërtet në Prishtinën e vitit 1980 e diçka:

Hipi Zhdripi kishte botëkuptim shkencorë ndërsa Vetoni botëkuptim fetarë për Zotin. Një ditë në klasën e katërt të shkollës fillore në pauzë të gjatë zhvillohet një diskusion i rreptë në lidhje me ekzistimin e Zotit. Edhe pse Hipi Zhdripi nuk kishte mendim tërsisht të njëjtë me Vjollcën erdhë momenti kur ata të dy dualen si aleatë të pshtetur për tavolinen e mësueses, kundër mendimit të gjithë klasës. Hipi Zhdripi e theksonte se Zotë në kuptimin si e shpjegonin të tjerët nuk ka, Vjollca pohonte se nuk ekziston fare ndërsa të tjerët thonin si mund të thonim se nuk ka Zot. Pas mësimit Hipi i interesuar që të bind Vetonin se botëkuptimet e tija janë të kaluara, e përcolli atë në rrugë për në shtëpi.

Hipit i mungonin fjalët për të shprehë botëkuptimin e tij, kishte pak njohuri nga librat e klasës së pestë dhe gjashtë, në anën tjeter Vetoni ishte për mrekulli i pajisur me fjalorë sa që Hipi kishte përshtypje se ai anonte në botëkuptimet e vjetra që rrjedhin si pasojë e sundimeve të huaja, këto nuk ishin të panjohura për Hipin. Këto botëkuptime ndodhë të huqin cakun e vjetër dhe kalojnë në botëkuptime fundamentaliste. Si do që të jetë, Hipi e drejtojë biseden për krijimin e qenjes njerzore në bazë të mësimeve që kishte marrë nga librat e vëllaut. Krijimi i njeriut fillon nga qenjët një qelizore që filluan së pari të jetojnë në ujë etj. etj. Vetoni në anën tjetër mbronte njohurit e tij duke thënë se njeriun e ka krijuar Zoti nga lloçi. Këtë pohim të Vetonit, Hipi mundohej ta kuptonte, por as se si nuk ja kapte. Në fund duke qeshur e ngacmuar Vetonin, Hipi tha: A e ka vizatu Zoti njerin edhe masane i ka thonë qu, a i ka fry lloçit edhe u fry njeri. Vetoni e njihte Hipi Zhdripin si të till dhe e kuptonte dhe filloj të qeshë së bashku. Vazhduam me biseden për ndeshjen që do ta luanim të nesmeren edhe pse si duket që të dy ishim trullu nga ky shkëmbim mendimesh.

Vetoni dhe Hipi Zhdripi janë vetëm emra dhe lehtë mund të ishte e kundërta, por ja që Zoti e ka dashtë që kështu të jetë. Vetoni të rritet në rrethinën e botëkuptimeve tjera nga Hipi Zhdripi. Që të dy të një moshe, që të luani futboll por ja që kishin disa botëkuptime të ndryshme që vinin si zgjedhje e botëkupimeve të veçanta.

Pse e zgjodhi Hipi Zhdripi në mes të 28 nxënsve tjerë Vetonin?

Vetoni gjatë konfliktit në klasë për ndryshim nga të tjerët dukej se po dinte se çˇfliste dhe çˇka dëshironte të thoshte, dallonte nga ata që thonin "qysh more po muni me thonë që nuk ka Zot".

Si është e mundëshme kjo?

Një djalë që ra në horizontin e Hipit ishte Vilsoni, i ardhur në klasë dhe një ditë kishte problem me mësueses sepse shkruante me dorën e majtë. Hipi ishte gjakovarë dhe në Prishtinë për të ishte mërgim ku flitej shqip, dallimet në disa gjëra ishin të dukshme. Për Hipin emrin Vilson nuk thoshte asgjë, e kishte emrin e tij që dilte jashtë normave dhe nuk i bënte përshtypje. Më interesante ishte se si ai shkruante me dorën e majtë msheftas mësueses dhe kjo shkaktojë që Hipi të ulet bashkë me Vilsonin ashtu që tˇi ndihmonte. Vilsoni rrinte largë shoqërisë dhe ishte vështirë të thyhej bllokada që krijonte por Hipi e kishte zënë duke shkruar me dorën e majtë dhe kishte qeshur lehtë dhe një derë me këtë ishte hapur. Deri në klasën e psesë-gjashtë kur Vilsoni tha se do të vije një mësues i ri i gjuhës angleze. Kjo për Hipin ishte çudi, si ishte e mundëshme që ai i izoluar të kishte këtë informacion përderisa Hipi ishte aktiv po thuja se në gjitha grupet e shokëve të shkollës. Vilsoni vazhdoi më tej mësuesi e ka emrin Valentin. Hë, Vilsoni qenka anëtarë aktiv sikurse Vetoni i një bashkësie në të cilën unë nuk nuk jamë aktiv, mendojë Hipi. Shkëlqimi në sytë e tij për Hipin e bëri të qartë se pse Vilsoni ishte i mbyllur ndaj të tjerëve për dallim nga Vetoni i cili ishte aktiv në shoqërin e klasës. Ishte masa e cila për botëkuptimin e Vilsonit i takonin asaj bashkësie ku Vilsoni nuk është aktiv. Sa për kuriozitet Vilsoni gjithë ulej në anën e majtë të bankës e cila gjendej në anën e majtë të rreshtave të bankës. Edhe sot nuk e kam kuptuar pse. Ndoshta ka qenë protesta e tij ndaj mësuese, ndoshta diçka tjeter, Hipi edhe sot nuk e dinë edhe pse ai kishte hapur disa dyer të botës së Vilsonit ai nuk kishte mundur të depërtojë më largë se dhoma e pritjes ku nuk kishte shenja dalluese të komunitetit fetarë të tij. Edhe sot nuk e dinë ka qenë i komnitetit të Jezuitëve (Fonve, Hipi po mendonashtu edhe pse nuk e dinë çka donë me thonë Fonë) apo të Françeskanëve. Por Hipit i mbetë të gjejë si është e mundëshme kjo. Edhe për të Prishtina ishte Mërgim për njatë kohë ashtu e merrshin njerzit. Familja e Hipit shkonte për çdo fund javë në Gjakovë dhe gratë çdo herë vajtonin kur u ndajshin.

Institucioni fetar apo institucioni kultura

Një djalë tjetër që e ndiente veten në mërgim por ishte aktiv, e donte me lëndën e Fizikës, një ditë nuk ishte pregatitur dhe me gjasë atë ditë i kishte ardhur dita të dilte para drasës së zezë. Arsimtari i fizikës ishte i rëndë, i rreptë "askush nuk e kishte parë duke buzëqeshur apo qeshur", miza në kuptimin e plotë të fjalës mund të dëgjohej kur ai nuk fliste. Në trunin e djaloshit ishte e shkruar "I ike këtij arsimtari nga ora, ke për të ngelur", ishin botëkuptimet e zgjedhura nga gjeneratat e vjetra që kishin e prekshin drejtëpërdrejt botën e tij. I gjendur në situat të till, edhe pse asnjëri nga shokët e tij nuk mund ta kuptonin dhe ja tërhiqnin vrejtjen që të mos ikte nga kjo orë e mësimit ai nuk ishte në gjendje që të shkonte i pa pregatitur. Iku. Dhe që nga ajo ditë deri në ditët e fundit të vitit shkolorë nuk i ndoqi mësimet në atë lëndë edhe pse për çdo ditë me të njëjtin autobuz dhe me një distancë prej 10 metrash në të njëjten kohë rrugës prapa shtëpisë së mallrave arsimtari dhe nxënsi shkonin në shkollë. Diten e fundit të orës së Fiziks djaloshi i pregatitur mirë vendoshi që të shkojë dhe mos të humbë vitin. Pas temave të mësimit që nga perioda e parë deri e fundit dhe një note 2 si rezulltat (5+1+1+1)/2=2 arsimtari me një buzëqeshje të lehtë tha krejtë mirë por nuk je në Gjakovë por në Prishtinë dhe do të ishte rrespekt ndaj të tjerëve që të mbashë të folmen e Prishtinës. Por, Hipi Zhdripi i përqëndruar në shtjellimin e temave e kishte harruar rrespektin ndaj të tjerëve. Përderi sa arsimtari fillojë të flasë gjëra të pazakonshme për të arsyetuar mendimin e tij nga përvaja që kishte marrë si mësimdhënës në Gjakovë, Hipit ju kujtua Vetoni dhe Vilsoni, njëri musliman tjetri katolik por Hipi Zhdripi - I pa fe jo, por lokalist që ju besonte institucionit të quajtur "shkolla"?

Mërgimi në kohëra dhe hapësirë?

Pas disa viteve dhe mbledhjes së njohurisë nga mësimet e marrura në shkollë Hipi Zhdripi ishte në gjendje të kuptonte atë çˇka Vetoni nuk ishhte në gjendje të shpjegonte me fjalë të kuptueshme për fëmijën e shekullit të Ri. Tre vjetë më vonë Hipi Zhdripi dhe Vetoni e hapin përsëri këtë temë mirëpo gjërat kishin ndryshuar Vetoni kishte mbetur aty ku ishte edhe pse ai për çdo ditë mësonte shpjegime të natyrës nga ana e shkencës. Për nga niveli i notave që të dy ishin njëjtë. Kjo ishte edhe çudia e cila ja prishte kufinjë e botëkuptimeve të Hipit dhe e shtyente të mendonte dhe të shikonte edhe më largë horizontit të botëkuptimeve që posedonte. Për kuriozitet, gjatë rrëzimit të elitave politike kosovare nga ana e Milosheviqit (njëren pas tjetres) horizontin e Hipit e preku edhe rrethi ku ishte rritur Vjollca e cila për disa vite kaloi një jetë të aristrokrates së shekullit të ri.

Për këmbënguljen e Vetonit dhe për bllokaden e Vilsonit tani Hipi e kishte përgjegjen. Për këtë ai ishte përkujdesur që nga ajo ditë kur ishte "trulluar". Që nga ajo ditë në çdo moment ku i jepej rasti të mbledhte botëkuptime e dukuri që ndodhnin në botën e tij, ai i analizonte dhe gjithat i thonin Mërgimi në kohëra dhe hapësirë në tokën tënde. Një udhëtim me plotë çorrsokake dhe një rrugë të drejtë të cilën në botën ku jetonte Hipi e ndriçonin dritat që furnizoheshin nga medotat e studimit të nxjerrura nga lënda e fizikës së shkollës fillore.



< 1
faqe
- 2 -

3 >