Evropa veç e veç/Gjermania
Appearance
Gjermania është shtetë në pjesën qendrore të kontinetit Evropa. Përpos qytetve, në Gjermani ka dhe disa forma më të larta të rregullimit shoqëror administrativ. Niveli më i lartë i till quhet "landet federale" një formë e ngjajshme me Republikat. Gjermania ka 16 lande, të rradhitura sipas alfabetit ato janë:
- Landi i Baden-Vyrtenbergut me kryeqytet Shtutgardin, ka një sipërfaqe prej 35,752 km2 në të cilën banojnë 10,717,000 persona.
- Landi i Bajerinit me kryeqytet Mynhenin, ka një sipërfaqe 70,549 km2 në të cilën banojnë 12,444,000 persona.
- Landi i kryeqytetit të Gjermanisë, Berlinit ka një sipërfaqe 892km2 dhe në të banojnë 3,400,000 persona.
- Landi i Brandenburgut me kryeqytet Potsdamin, ka një sipërfaqe 29,477 km2 dhe në të banojnë 2,568,000 persona.
- Landi i Bremenit me kryeqytet me po të njëjtin emër, ka një sipërfaqe 404 km2 dhe në të banojnë 663,000 persona.
- Landi i Hamburgut me kryeqytet me po të njëjtin emër, ka një sipërfaqe 755 km2 dhe në të banojnë 1,735,000 persona.
- Landi i Hesenit me kryeqytet Vizbadenin, ka një sipërfaqe 21,115 km2 dhe në të banojnë 6,098,000 persona.
- Landi i Mekelburg-Forpomerisë me kryeqytet Shverinin, ka një sipërfaqe 23,174 km2 dhe në të banojnë 1,720,000 persona.
- Landi i Niderzakses me kryeqytet Hanoferin, ka një sipërfaqe 47,618 km2 dhe në të banojnë 8,001,000 persona.
- Landi i Vestfalisë me kryeqytet Dyzeldorfin, ka një sipërfaqe 34,043 km2 dhe në të banojnë 18,075,000 persona.
- Rajnlandi me kryeqytet Majncin, ka një sipërfaqe 19,847 km2 dhe në të banojnë 4,061,000 persona.
- Saralandi me kryeqytet Sarabruku, ka një sipërfaqe 2,569 km2 dhe në të banojnë 1,056,000 persona.
- Landi i Zakses me kryeqytet Dresdenin, ka një sipërfaqe 18,416 km2 dhe në të banojnë 4,296,000 persona.
- Landi Zaksenanhalt me kryeqytet Magdeburgun, ka një sipërfaqe 20,445 km2 dhe në të banojnë 2,494,000 persona.
- Landi i Shlesvig-Holshtajnit me kryeqytet Kilin, ka një sipërfaqe 15,763 km2 dhe në të banojnë 2,829,000 persona.
- Landi i Tyrengenit me kryeqytet Erfurin, ka një sipërfaqe 16,172 km2 dhe në të banojnë 2,355,000 persona.
- Detyra
- Siq po shihet shqiptimet e emrave aktual duken të ngjajshëm me ata nga historia. Kjo vije si trashëgëmi e trojeve gjermane të cilat me kalimin e kohës kanë marrë statuset që sot i kanë.
- Gjejë 5 emra nga historia për trojet gjermane që sot kanë statutin e landit.
- Gjejë 5 emra internacional të landeve gjermane.
PP
[redakto]Kjo është pjesa interaktive PP e kapitullit Evropa veç e veç. Për pyetjet e shtruara më poshtë do ta ftojmë Ekspertin që të ju japë përgjegjen.
- Sa Troja i ka pas Gjermania tyneherë?
Trojet Gjermane shtriheshin në pjesen qëndrore të Evropës. Ato nuk ishin të lidhura ndërmjet veti në ndonjë formë administrative por nëpërmjet lidhjeve kulturore. Numri i tyre ka ndryshuar me kalimin e kohës. Logjike është që secili fis gjerman të ketë pasur trojet dhe livadhet e veta.