Eugjen Onjegin

Nga Wikibooks

Fragment nga Romani në vargje "Eugjen Onjegin" i Aleksandër Pushkinit


Letra e Tatjanës, Onjeginit

Po marr guximin që t'ju shkruaj...
Ç'do deshit më veç shpirtit tim?
E di, se është e drejta juaj
Të më dënoni me përçmim.
Po ju që e shihni si po vuaj
Me pak mëshirë, sado pak,
Nuk do më mprapsni zemërake!
Më parë desha të rri qetë
Për turpin tim mbesomëni,
Ju s’do të dinit kur se si,
po të mund të shpresonja vetë
Që, kur e kur me plot hare
të kem t'ju shoh këtu tek ne
Që t'ju dëgjoj si kuvendoni,
T'ju them një fjalë dhe pastaj
Në zemër veç një mall të mbaj,
Veç gjer sa rish të më takoni...
Po thonë se ju s'rrini dot
Në fshat të heshtur ju mërziti
E ne... ne rrojmë me të kot
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthtë vetë ashtu në fshat,
Na gjette tek ky vend i qetë?
T'ju njoh s'do kisha kurrë fat,
S'do kisha turbullimn' e shkretë.
Dhe afsh' i shpirtit tim në jetë
Duke u qetuar (kushedi!).
Një mikut mund t'i bëhesha mike
Dhe shoqe e jetës e besnike
Dhe zonjë e ndershme për shtëpi.
Një tjetër... jo askujt në jetë
Nuk do t’i falnja dashuri!
E ka vendosur Qielli vetë,
jam e jotja në përjetësi;
Gjithë jeta ime me pat qenë
Një peng se ty do të takoj
Se Zoti jetën ma ka dhënë
Që gjer në varr të adhuroj...
Përhera të kam ëndërruar
te ndjenja fellë thellë në gjit
me atë vështrim që më trondit
Në zemër shpesh ta kam dëgjuar
ty zërin... jo s'ish ëndërrim!
Dhe sapo hyre, të kuptova
Më preke fort u përvëlova
Thashë ësht’ ai thesari im!
S'është e vërtetë? Po, të kam ndjerë
Më flisnje kur me dhemshuri
ndihmoja njerëzit e mjerë,
Më sillte shpesh lutja qetësi,
Edhe tashi, ndaj kësaj grime
A nuk je ti o endra ime,
Që n'errësirë po ndriçon
E vjen më prek me nur e hije?
S'je ti që plot prej dashurije
Shpres' edhe gas më murmuron?
Kush je ti? Engjëlli me shpresë,
apo një lajkatar pa besë?
Ma hiq tashi këtë dyshim
Kjo mbase nj'ënderr mund të jetë
Për zemrën time një zhgënjim
E ndryshe krejt fat' i vërtetë…
Po dhe kështu jet dhe fat
veç ty që sot t'i kam besuar.
Më qan me lot shpirt i ngratë
E mprojtje vij për të kërkuar.
Mendo: jam vetë s'kam ku flas
askush nuk mund të më kuptojë
Mendja fillon të më lëshojë
Në heshtje duhet të humbas.
Të pres ti eja siç ma k'ënda
Dhe shpresat ngjallm' i përsëri,
A ma prish ëndrrën që tashi
Me të qortuara të renda!
Mbarova! S'mund ta rilexoj...
Po vdes nga frik' turpëruar
Po nderit tuaj i besoj
Me plot guxim duke shpresuar....