Jump to content

Enciklopedit e huaja për Shqiptarët 001

Nga Wikibooks
Enciklopedit e huaja për Shqiptarët


THE ENCYCLOPAEDIA OF ISLAM


Në fletën e prezantuar pohohet se enciklopedia në fjalë është botim i ri i përgatitur nga një numër i punëtorëve të orientalistikës. Redaktimi është bërë prej komiteti konsticional dhe nga faqe 1 deri 320 prej H.A.R. Gibb, J.H. Kramers, E. Lévi-Provençal, J. Schacht të ndihmuar nga sekretari i përgjithshëm i komitetit S.M. Stern pastaj nga faqe 321 deri 1359 nga B. Lewis, Ch. Pellat dhe J. Schacht dhe ndihmuar nga C. Dumont dhe R.M. Savory si sekretar i botimit.

Dokumenti gjendet nën patronazhin e Unionit Akademik Ndërkombëtar dhe pjesët e prezantuara në këtë fletë gjenden në Volumin e I-rë, A-B

Si duket baza e materialit është marrur apo punuar nga Halil Ìnalcik, së paku seksioni për Histori. Po ashtu dokumenti ka disa tabela rë cilat tregoin se cilat shkronja përgjegjëse janë marrur për përkthim nga arabishtja në latinishte, emërtii për shqipe përdoret ai internacional - [HZ]


fq:650

ARNAWUTLUK, emri origjinal në turqishten Osmane për Shqipërin [Albania]

1. Gjuha

Gjuhë e degëzuar nga Pellazgjishtja [Pelasgian], Shqipja është Indo-Evropiane e llojit "satem" sikur Armenishtja, Indo-Iranishtja dhe Sllavonishtja [Slavonic]. Nuk ka të dhëna të regjistruara para vitit 1496 p.e.s, mirëpo Ilirët antik dhe Epirotët antik, në bazë të emrave personal dhe të toponimeve duket të jenë prototipa të Gegëve (veri) dhe Toskëve (jug) të sotshëm. Rastet në Ilirishte mantua, mantia, “bramble”, and grôssa i përgjigjen në Shqip mand, manzë dhe grresë. Maqedonishtja, Trakishtja dhe Dakishtja ishin gjuhë të llojit të Shqipes.

E njohur në botë si "Albanin" dhe në kolonit shqiptare si arbëreshe, gjuha shqipe flitet nga diku rreth 1,5 milion në Shqipëri, 0,7 milion në Kosovo-Metohija teritor në Jugosllavi dhe diku rreth 40,000 vetë në Epir [Epirus]. ...

2. Literatura

shkurt shqip [HZ]

Xhon Buzuku 1555 - Budi - Bardhi - Bogdani - Matranga (1592) - Brancato (1675-1741) - Calabrian Variboba ( 1725) - De Rada (1813-1903) - Zef Schirò (1865-1927) - Abdyl (politikani), Sami (edukatori) and Naim (Bektashiu nostalgjik i Shqipërisë) - Kristoforidhi (1827-1895)- përkthyesi i Bibles - Thimi Mitko dhe Spiro Dine, të emigruar në Egjip - Midhat Frashëri, i biri i Abdyl "kontrabanduesi" i librave shqip me karavane për në Shqipëri - A. Santori nga Kalabria - Dh. Camarda (1821-1882) linguist nga Sicelia - A. Drenova (1872) - Bubani, - L. Poradeci (1899) - F. Shiroka (1847-1917), - A. Xanoni (1863-1915), - N. Mjeda (1866-1937), - Gj. Fishta (1871-1940), - V. Prennushi (1885-1946) - F. Koliqi ( 1903) - Foqion Postoli, - M. Grameno (1872-1931) - Kristo Floqi ( 1873), - F. Konitza (1875-1943)

3. Gjeografia

Albania (Shqipni, Shqipëri) shtrihet në V-J në aksin 20°L të Grenwiçit. Me një sipërfaqe prej 28.748 km2 kufizohet nga Jugosllavia, Greqia dhe Deti Adriatik [e Deti Jon ?]. E ndodhur mes 39° 38’ V dhe 40° 41 V ka një gjatësi totale 207 mile. Ngushtohet në milen e 50 tek Peshkopia dhe zgjerohet në milen e 90 tek liqeni i Prespës [Presba]. Dhjetë prefekturat e saj formohen nga 39 nënprefektura, tani me kufi të ndryshuar dhe të emërtuara si 34 njësi [districts]. ...

fq:651

... mirëpo Shkumbi [ni], i rrjedhëshem në dimër, rrjedhë nga lindja në perendim duke ndarë vendin në dy hapësira përafërsisht të ekuilibruara, Gegnija dhe Toskërija. ...

Shiko Burimi I.

4. Popullsia

Duke ju referuar regjistrimit të 1955 popullsia e Shqipërisë ishte 1,394,310 (në 1930 ishte 1,003,097). Jashtë Shqipërisë janë Shqiptarët në Jugosllavi (750.000 sipas regjistrimit Jugosllav të vitit 1948 [paskan bo shkiet regjistrim në 1948 ?]) në Greqi (llogariten të jenë: 150-250,000). Numri i të (lindurve si shqiptar d.m.th etnik) Shqiptarë në botë është llogaritur 3 milion (shiko Albania, ed. S. Skendi, New York, 1956, 50 [?]). Duke u mbështetur në regjistrimin e vitin 1930 në Shqipëri ishin : 45,000 Vllahë [Vlachs], 35,000 Sllavë, 20,000 Turq dhe 15,000 Grekë. Përafërsisht 20 përçin e popullsisë së Shqipërisë jetonin në pjesët rurale gjatë viteve 1949-50. Gjatë këtyre viteve qytete më të mëdha ishin Tiranë, kryeqyteti, me një popullsi të llogaritur diku 80,000 (në 1930, 30,806), Shkodër 34,000, Korçë 24,000, Durrës 16,000, Elbasan 15,000, Vlorë 15,000, Berat (12,000), Gjinokastër [Gjirokastër] 12,000.

Kryesisht Shqiptarët janë të ndarë në dy grupe etnike: Gegët në veri të Lumit Shkumbi dhe Toskë në jug. Turqit i thërrisnin këto dy regjione Gegalik dhe Toskalik [ej, njeri]. Përpos dallimit në dialekt ata dalloheshin edhe në pamje [outlook] dhe në shoqëri. Gegët konsiderohen si mbajtës të karakteristikave më të thjeshta [purer] nacionale se Toskët.

Po të flasim në përgjithësi malet jo pjellore e kanë ndihmuar shumë pakë zhvillimin, këtu hynë edhe rritja e popullsisë dhe krijimi i nën-grupeve. Kjo vije në dukje posaçërisht kur binte epidemia ndër kafshë, njerëzit në qare nuk kishin rrugëdalje tjetër pos emigrimit apo të sulmonin malin karshi tyre. Zakonisht ata shkonin në mërgim si mercenar, barinj [shepherds] apo bujq [agriculturists].

Gjatë mesjetës në shekullin e XIV Shqiptarët nën persekutimin Serb apo si mercenar të feudalëve [seigneurs] në Greqi. migruan dhe u vendosen në Epir[Epirus], Thesali[Thessaly], More[Morea] si dhe më larg në Ishujt e Egjeut. Gjatë kësaj kohe një pjesë e madhe e Shqiptarëve ose u greqizuanë gradualisht ose mërgoi më vonë nën shtypjen Otomane në pjesën jugore të Itaisë [ej, njeri dikush krejt kohen paska pas ktu interesa]. Mirëpo diku rreth vitit 1466 në Thesali kishte ende njësi administrative [districs] si dhe vendbanime sikur 24 katundet [Katunes] në Livadia (Lebadea) dhe 34 në Istifa (shiko: Fâtih Devri, Ankara 1954, 146). Nën osmanët këto katunde kishin një statut special dhe më vonë u quajtën armatols [ej, njeri]

Pas vdekjes së Skënderbeut [Iskender-beg] më 1468, numri i Shqiptarëve pjesëmarrës në luftën e tij kundër Osmanëve ose tërhoq në male ose mërgoi në Mbretërinë e Napolit. Gjatë 1478, 1481 dhe 1492 shumë Shqiptarë mërguan në pjesën jugore të Italisë dhe Sicili ku konservuan gjuhën dhe kostumet deri në ditët e sotme. Në shekullin e XV, qeveria Osman i transformoj disa timare të (Shiko Tîmâr) të familjeve feudale (Mazeraki dhe Heykal) Trebizond-it.

Përpos një numri të vogël turqish të vendosur në Konya, vendit të quajtur Konici nuk ka regjistra tjera të turqve në Shqipëri. Po ashtu në Yürüks të Kodjadjik-it bri maleve në lindje të Dibrës ishin të stacionuara garda e sigurimit të udhës [highway] Rumeli-Shqipëri. Sürgüns (të deportuarit) u dërguan diku rreth vitit 1410 nga pjesë të Anatolisë si Sarukhan, Kodja-ili, Djanik, si do që të jetë ishe një numër shumë i vogël (shiko: Sûret-i Defter-i Sandjâk-i Arvanid, index )

Ekspansioni i dytë Shqiptarë i regjistruar në Rumeli është bërë në shekullin XVII dhe XVIII. Ata filluan të vendosën në fushat e "Djakovë (Yakova), Prizren, Ipek (Pec), Kalkandelen (Tetovo)" dhe "Kossovo", Posaçërisht pas mërgimit masiv të serbëve nga kjo hapësirë më 1690. Duket sikur kjo lëvizje të pasojë si rezultat i reformës së tokës të quajtur sistemi mukâta‘a (shiko Tanzimat nedir?, in Tarih Araštirmalari, Ankara 1942) që i ka dhënë emër kësaj periudhe. Shqiptarët filluan të linin tokat e vogla të tyre për të marrë nga mukâta prona të mëdha në këto fusha të pasura dhe u vendosen aty si qiraxhi përgjithmonë.

Vllahët në Shqipëri kalonin jetë baritore [pastoral] në pjesët veriore të Shqipërisë krah për krahë me Shqiptarët qysh nga depërtimi Sllavë në shekullin e VII dhe morën pjesë në ekspansionin Shqiptarë prej shekullit XI e më vonë. Në regjistrat osmanë të 835/1431 i gjejmë Vllahët dhe katundet e tyre (Eflak-katune) në Shqipërinë jugore posaçërisht në regjionin lindor të Kaninës.

Prijësit Shqiptar në veri thirren me emrin e përgjithshëm Malësorë [Malj-i-sor (highlanders)]. Deri më 1881 kanë qenë të njohur 19 prijës që i takonin këti grupi me një popullatë prej 35,000 katolikëve të ritit romak, 15,000 mysliman dhe 220 Ortodoks të ritit grekë. Prijësit më të dalluar në mes tyre ishin Hoti [ej, njeri fisi jam - Hotti], Klementi, Shkreli, Kastrati, Koçaj, Pulati, të cilët jetonin në pjesën lindore të maleve të Shkodrës.

Siç duket gjatë fitores osmane kundrejt Shqipërisë nga 1385 deri në fund të shekullit XV fiset rebele ishin këndellur edhe njëherë në pjesët më shkëmbore të maleve. Ata u lëshuan në fusha dhe me dobësimin osmanëve në provinca në shekullin e XVII dhe më vonë u bënë "terror i Rumelisë" [ej, njeri].


fq:652

5. Religjioni

fq:653

6.Historia

Origjina Ilire e njerëzve shqiptarë përgjithësisht pohohet, mirëpo lidhjet etnike të tyre me Trakët, Epirotët dhe Pellazgët janë një subjekt për tu argumentuar. Paria Iliriane vije në kontakt me kulturën greke nëpërmjet kolonive greke të themeluara në bregdetin e Shqipërisë në shekullin e VII p.e.sonë. Më kryesorja ishte Epidami (Epidamnos) afër Durazzo (Durrës). Organizimin e pavarur politik Ilirët [Illyrians] e formuan në shekullin e III p.e.sonë. Të mundur nga Romakët në 167 p.e.sonë ata ishin objekt i ndikimit të fortë romakë për shekuj. Rruga romake për në Orient, Via Egnatia, fillonte nga Durrësi [Dyrrachium] dhe vazhdonte në fushën e Shkumbinit. Ptolemei përshkruan për herë të parë Albanët [Albanoi] si pari e parisë Ilire dhe kryeqendrën e tyre Albanopolisin (afër Krujës [Croya]). Marrëshimi sllavë në shekullin e VII përgjatë Shqipërisë i japi fund romanizimit të shqiptarëve [Albanians] të cilët u tërhoqën në pjesët malore në veri të Shqipërisë ku edhe kaluan një jetë të mbyllur nga ndikimet e jashtme shpirtërore [pastorall] për më se 500 vite. Në shekullin e IX dhe X-të perandoria Bullgare zgjeron zgjedhjen e saj mbi pjesën jugore të Shqipërisë duke përfshirë edhe Durrësin [Dyrrachium (Greek Dyrrachion)] dhe deri në fund të shekullit 12 serbët nën Nemajnën okupuan Sheperin veriore. Ko-ekzistenca [coexistence] me bujqit sllavë kanë lënë gjurmë të thella në pjesëtarët shqiptarë. Së fundi perandori Basil II e ri-mëkëmbë sundimin bizantinë mbi pjesët jugore të Shqipërisë dhe fiton mbi Durrës [Dyrrachion] (1005) i cili ishte qendër bizantine e bazilikës së Durrësit [thema of Dyrrachion] që nga shekulli IX-të.

Nga mesi i shekullit XI përderisa ishte dobësuar kontrolli bizantinë në provinca, shqiptarët filluan të rikthehen nga malet në të cilat ishin tërhequr. Nga kjo kohë shqiptarët të cilët ishin brenda hapësirës Shkodër [Skodra]-Durrës[Dyrrachion] dhe Ohër [Ohrida] - Prizren[Prizren] duket se kanë qenë të vëzhguar/përmendur nga bashkë-kohanikët tanë si . ’Albanoi ose ’Arbanítai në greqisht, Arbanenses ose Albanenses në latinisht dhe Arbanaci në burimet sllave. Osmanët në fillim përdornin formen nga greqishtja Arvanid dhe pastaj e turqizuan në versionet Arnavud dhe Arnawut

Prapë nga fillimi i shekullit XI, Shqipëria u bë ura kryesore e sulmeve të feudalëve Evropian për të sulmuar perandorin bizantine. Durrësi [Dyrrachion] u ra për disa herë në duar të feudalëve evropian [Normans] 1081 dhe 1185, dhe në duar të Venedikasve më 1204. Pastaj hyri si tokë e despotit të Epirit [Despot of Epirus], Theodore Angelus (1215-1230). Më 1272 Karli i Anjon-it [Charles of Anjou] e okupon Durrësin [Dyrrachion] si dhe pjesën bregdetare të Shqipërisë dhe e thirri vetën "Mbreti i Shqipërisë". Ky konservim ishte shkak i një përleshje të gjatë në mes të Bizantit dhe Angevin-ve në Shqipëri.

Turqit e Anatolisë [Anatolian Turks] si rezultat i aleancës së tyre me perandorin e Bizantit, filluan të dinë për shqiptarët rreth vitit 737/1337. Gjatë luftës civile në Bizant, malësorët shqiptarë rrisin plaçkat në Shqipëri, marrin Timoron [Timoron (Timorindje)] dhe rrezikojnë vendet e përforcuara : Kanina, Belgrade (Berat) Klism’a and Skarapar. Me qëllim që të vendos kontrollin e vet mbi Shqipëri dhe në Epir gjithashtu, Andronicus III hyri në provincë me një ushtri e cila kishte forca ndihmëse turke. Ishin dërguar nga aleati i tij Umur Beg-u, sundues i Aydin-it. Armata e përshkojë vendin si dhe Durrësin [Durazzo (Dyrrachion)]. Rebelët të cilët u tërhoqën në male pësuan humbje të mëdha nga duar e turqve. Turqit u kthyen në shtëpi nga Thesalia dhe Bythnia [Thessaly and Boeotia (Cantacuzenus)]

Përpara Stefan Dushani kishte okupuar Shqipërinë (Krujën më 1343 [Croya], Shqipërinë qendrore 1343-1346). Kjo si duket kishte shkaktuar migrimin e shqiptarëve në Greqi. Feudalët dhe ushtarakët vendas të Shqipërisë ju kishin bashkuar Dushanit në fitoret në jug [(L. von Thallóczy-C. Jirecek, Zwei Urkunden aus Nordalbanien, Archiv für slavische Phil., xxi, 1899, 85)]

Vojnikët [The voyniks] të cilët i gjejmë më vonë në Shqipëri nën zgjedhjen otomane si duket ju kanë bashkuar në këtë kohë Dushanit. Pas rrënjës së perandorisë së Dushanit më 1355, luftarak feudal vendorë të origjinës sllave, shqiptare apo bizantine gjenden në gjitha anët e Shqipërisë. Së shpejti si fuqi më të mëdha feudalo-ushtarake dalin Balshajt [Balshas (Balshic’i)] në veri dhe Topiat [Thopias] në pjesën qendrore. Balshajt kishin si pronë bregdetin nga Durrësi deri në Kotorrë [Durazzo and Cattaro], dhe mundoheshin të përforconin kontrollin në hapësira të gjëra e largëta si Prizreni. Ata ranë në konflikt me mbretin e Bosnjës Tvrkon [Twrtko] si dhe me serbët të cilët shikonin që ta fusnin këtë regjion (Zetën) prapë nën kontrollin e tyre. Menjëherë Balshajt, të cilët tashmë ishin lëshuar në Vlonë (Avlona), Berat (Belgrade) dhe Kaninë (Kanina) filluan të kërcënojnë Karl Topien (Carlo Thopia) në Durrës (Durazzo). Ky kërkoj ndihmë tek turqit më 787/1385. pasi që njësit ujd-it [udj (frontier)] kishin vënë zgjedhjen e tyre në afërsi të Janinës [Yannina] që nga 783/1381. Balsha II u mund dhe u vra nga armata osmane në Savra, pran lumit Vjosa në Myzeqe më 18 shtator 1385 (12 Sha´ban 787). Kjo është regjistruar në kronikat osmane si ekspedita, nxitim në “Karli-ili” që do të thotë nxitimi në tokën e Karlit [(Carlo Thopia)] dhe data korrekte është 787/1385. Fisnikët shqiptare (Lords) si dhe trashëgimtari i Balshave e pranuan mbisundimin e Sulltanit. Dukagjini i Lezhës [The Dukagjini of Alessio] lajmëron Raguzën [Ragusans] për paqen me osmanët më 789/1387. Venedikasit e alarmuar nga përparimet e osmanëve, dërguan Daniel Cornaro tek Muradi I-rë që të mbrojë Topiat [Thopia (Ramadân 789/October 1387)] por në anën tjetër fillojë negociatat me Topian të marrë qytetin. Me këtë fillon edhe rivaliteti i gjatë në mesë të venedikasve dhe osmanëve për Shqipëri. Si vasal i sulltanit, Gjergj Stratsimirovic, pasardhësi legjitim i Balshajve në Shkodër [Scutari] dhe Dulcigno, tani donin të përfitonin nga osmanët në konflikt me boshnjakët. Shahin Kavala ([Kefalia Shâhîn] në kronikat turke Kavala Shahin, më vonë Shihâb al-Dîn Shâhîn Pasha) një beg i njësive ujd-i dhe siç duket subashi i Leskovikut (Liaskovik) ndërmori një seri sulmesh të suksesshme mirëpo u mund nga boshnjakët afër Trebinjës më 27 gusht 1388/23 Sha‘bân 790. Sipas fq:654

fq:655 fq:656 fq:657 fq:658

Burimi I.

M. Lambertz, Albanisches Lesebuch, Parts I and II (Albanian Grammar, Texts and Translation into German), Leipzig 1948; S.E. Mann, Albanian Literature, An Outline of Prose, Poetry and Drama, London 1955; idem, A Short Albanian Grammar, London 1932; idem, An English-Albanian Dictionary, Cambridge 1957; S. Skendi, Albania (Statistical, Historical, Political, etc.), New York and London 1957. Përmbledhës (S.E. Mann)




Enciklopedit e huaja për Shqiptarët
Material i gjetur në fletat e internetit në vitin 2006: ndër fletat e projektit Universiteti Ndërko,bëtar Islamik Malajzi dokumenti :arnautlluk.htm