Dua të di/Shpikjet/Çudit teknike

Nga Wikibooks
Dua të di

Çudi!!!



      Kush e ka ndërtuar mullirin e parë automatikë ?
      Rreth 1780-ve, amerikani Oliver Evan, ndërtoj një mulli i cili bluante drithërat vetëm me ndihmën e makinave. Drithërat silleshin me karroca apo anije dhe me një sistem transporti të shpejtësisë së kërmillit transportohej në katin e parë të ndërtesës. Nga aty, energjinë e duhur e jepte gravitacion dhe drithërat hidheshin në një gyp drejtë e në gurin e mullirit. Mulliri i Evansit kishte një teknologji të lartë për atë kohë dhe shumë pak vetë tregonin interes për këtë.
      Kur është futur prodhimi serik i veturave për herë të parë ?
      Deri në vitin 1914 veturat janë prodhuar një nga një me punë dore, ngjashëm si më parë me prodhimin e karrocave. Grupi i punëtorëve së pari përfundonte prodhimin e një veture dhe pastaj fillonte tjetrën. Industrialisti amerikan, Henri Ford bëri një ndryshim në thelbin e metodës së prodhimit kur ai në fabrikën e tij instalojë një trakë lëvizëse. Skeleti i veturës vendosej në një trakë dhe ajo lëvizte automatikisht. Gjatë lëvizjes së trakes, instaloheshin pjesët një nga një. Para se të vendosej traka, për bashkimin e pjesëve të një Fordi të modelit T, nevojiteshin 13 orë ndërsa me trakë vetëm 1 orë e gjysmë.
      Çfarë fuqie është përdorur për makinën tjerrëse ?
      Me zhvillimin e industrive të para fillon edhe revolucioni industrial. Ndër to ishin fabrika të tekstili për tjerrjen dhe prodhimin e stofit. Më 1769 (në të njëjtin vit kur Xhem Vati ndërtojë makinën e përmirësuar me avull) Rikard Arkvigu, patentoi makinën e parë për tjerrje të mëndafshit. Makina e Arkvikut vihej në lëvizje me rrotë uji dhe nuk kishte të bënte me makinën e Xhemsit. Rrota, rrotullohej me ujë mbi mbështetëse ë të cilën copat e mëndafshit tërhiqeshin për të marrë formën e fijeve.
      Cili astronom shpiki kambanën zhytëse ?
      Në vitin 1690 Edmund Hallei (sipas tij është thirrur edhe kometa e famshme) shpiku një kambanë zhytëse nga druri. Ajo kishte formën e sferës të ndërtuar nga dërrasat e pështjelluar me shtresë plumbi. Kjo makinë mund të fundosej deri në 20 metra nën det. Brenda saj gjendeshin Harei dhe katër shokë të tij ë cilët merrnin ajër nga një buri në të cilën ishte futur një litar. Në këtë mënyrë ata ja arritën që më se 90 minuta të qëndrojnë nën ujë.
      Çka janë Aqualungat ?
      Më parë zhytësit mund të qëndronin nën ujë, vetëm sa kishin aftësi të manin frymën. Ndërsa zhytësit me tesha të rënda janë të varrë nga ajri i cili nëpërmjet një zorre fryhet deri në gojë. Rreth viteve 1930-të u krijuan pajiset e para që lejonin frymëmarrjen zhytësve pa ndihmën nga jashtë. Zhytësit bartin në shpinë një pajise me ajër nën shtypje dhe e thithin atë nëpër fitil me ventil. Paisjet d.m.th teshat e zhytësit të njohura si Aqualunga janë krijuar nga zhytësi francezë Zhakues Koustau.
      Çka janë njerëzit bretkosa ?
      Janë zhytës, të angazhuar në luftën e dytë botërore për qëllime speciale ushtarake. Ata hynin në tesha të mbyllura dhe thithnin ajër. Para thithjes së ajrit, oksigjeni nga një cilindër orientohej në një thes të gumës. Ajri i papastër që lëshonin zhytësit pastrohej me kimikalje dhe plasohej në thesin e gumës. Falë pastrimit krijohej një qarkullim i ajrit dhe nuk kishte floska të zhytësve mbi sipërfaqe të ujit.
      Si u gjet Titaniku përsëri ?
      Pampuri i pasagjerëve Titaniku u fundosë më 1912 pas një përplasje me një shkëmb të akullt në atlantikun veriorë. Kjo anije me avull u bë fatkeqësia më e madhe deri më tani, e cila solli vdekjen e 1500 njerëzve edhe pse mbahej si e pa fundoseshe. Shkencëtarët me ndihmën e aparateve sonare (aparate të përdorura për të matur thellësinë me jehonën e zërit, ehon) në vitin 1985 ja arrin që të gjejnë trupin e fundosur të Titanikut. Ai ishte i fundosur 4000 metra thellë në det dhe shtrihej në tokë. Për të hulumtuar është lëshuar një zhytëse, pa njerëz e cila komandohej nga anija amë.
      Përse dërrasat e Mari Rozës, edhe pas 400 viteve ishin në gjendje të mirë ?
      Anija luftarake e mbretit Henri VIII, Mari Roza është ndërtuar nga Anglia dhe është fundosur më 1545 në brigjet jugore të Anglisë. Trupi i fundosur i saj është gjetur më 1971 dhe më 1982 është tërhequr në sipërfaqe të tokës. Pjesa më e madhe e dërrasave ishte konservuar nga lloçi. Që të mos thyheshin (ashtu që mos shkapërderdheshin) së pari e kanë stërpikë me ujë, dhe pastaj e kanë ulë në një lëngë nga Polietilenglykol (lloj alkooli). Kemikalet zëvendësonin ujin në fijet e dërrasave. Pas tharjes së akullt, dërrasat ishin si të reja. Kështu trupi i restauruar i Mari Rozës mund u publikua në Portsmouth.
      Si funksionon barrikada e vërshimit pran një lumi ?
      Temesi, në Londër ka në Uoluiç një barrikadë gjigante për të parandalua vërshimin e lumit. Ajo ka katër porta kryesore dhe secila nga ato peshon rreth 3700 ton dhe ka gjashtë porta të vogla që shërbejnë si barrierë dhe mund të hapën duke u ngritur. Kur llogarite që mund të ketë ndonjë vërshim të lumit nga uji i detit, portat lëshohen për ë penguar vërshimin e qytetit.
      Pse u ndërtua modeli fluturzaurë?
      Dihet që gjatë jetës në planetin tonë ka pas dinozaurë para miliona viteve që kanë pasur krahë gjigant. Dikush i ka gjetur fosilet, por askush nuk është i sigurt se si kanë fluturuar këto krijesa. Kanë fluturuar si zogjtë apo vetëm janë lëshuar në ajër ? Kjo i ka shtyrë disa shkencëtarë amerikan që të ndërtojnë një model të fluturzaurios më të madh për të cilin kanë të dhëna. Ata donin të shikonin se sa është e mundur që qenjet me krahë të gjatë 11 metra të fluturojë.
      Çka është kanali me frymë ?
      Ndërtuesit e aeroplanëve përdorin kanale me frymë për të provuar modelet e aeroplanëve. Model përforcohet në një tunel në të cilin vije fryma me fuqi të ndryshme nga një ventilator ajri. Vëzhguesit marrin të dhëna për vetit e modelit në këto kushte dhe në bazë të tyre edhe bëjnë përmirësimit e aeroplanëve në aspektin e rezistencës së ajrit dhe shpenzimeve të derivateve.
      Çka është teknologjia alternative ?
      Shkenca dhe teknologjia mund të jenë të shtrenjta, shumë të shtrenjta për disa vende në zhvillim. Teknologjia alternative ju jep këtyre vendeve një mundësi që me pakë shpenzime ë zgjidhin problemet që kanë në zhvillim. Për shembull një pompë për sjelljen e ujit nga ujërat nëntokësor në shkretëtirë ka nevojë për derivate dhe duhet të mirëmbahet. Pa një mirëmbajte të mirë, makinat do të jenë bërllogë pas disa viteve. Mirëpo një mulli i thjeshtë me erë i paraparë për vende të thata mund të përdoret për të nxjerrë ujë për më se 20 vite. nuk ka nevojë për derivate të naftës dhe për mirëmbajtje të shtrenjtë.