Botae/Raimonda Moisiu
Bota e Raimonda Moisiut[1]
Bota e Re
[redakto]Tonight only kisses I want! All over my skin I felt, the sweet caress of your lips, under the turbulent moonlight, falling deep into darkness. Felt the botness of your chest, in the fragile loneliness of darkness. Felt the exciting tremors, of your hugging. Felt the flaming passion sparkling, in your light blue eyes, felt your lips cloven, to my thirsty lips, for a sin, for a kiss, for a constriction, for a want, for a mind-blowing, for a touch, for a caress. Felt your arms around, all over my chest. From whisperings, through darkness, felt the words:I love you! Felt the freedom. The freedom, from burning fire, covering our being, our hands poking, to build a bridge, with the fragrance, through the light, the hotness of love. Darkness trembles by our kisses. Tonight only kisses I want! Kisses! Beyond this darkness, stop there, there, where something unknown, for us is waiting. Kisses, only kisses tonight! I rest my lips on yours, like a cherished flame, remaining ablaze. My beloved lips being caressed by yours. The warmth of eternity takes them away to the empire of kisses. Tonight only kisses I want! Want air...flower scents I want. And kisses, Many kisses, Endles kisses, Tonight only kisses I want! I can't anymore.. Every day I see women violated, raped, abandoned like cadavers floating on the waters off sinking boat, thrown away from the bed of flash greed, passion, bloody drops. My feeling the same,as if swiming to death, As if going through Scribes and Caribes, To meet the duels with the sea beasts. I feel the cracks and bites in my body, all painful! Wondering:bringing me to the eternal silence, To burial place! Feeling every day losing my energy, Like quivering candle to survive its light, in the face of the wind and darkness of violence. Oh Lord!I only wish I had power ! I can't anymore... endure the deceiving words, sweeping away my body's desires, and the depth of my secrets.... How shocking is this fear, rocking my eyes! I can'y anymore .. enjoy the birds tweet, the children sing across streets. Want to breathe, to feel wind's breeze, coming from the deep breathings, of the spreading scent of sweet basils. I feel everything burning deep in my heart, around my name. Want to get rid of deception of the dark oasis of love's betrayers, of streams of promises, that beautify the bed of deception. I can't anymore! At the years'turning night At candlestick's dazzling light, Eyes crossing their sight, Hand being fastened tight, Breathing..deeply...day and night.... Sweat drops running fast, Wine glasses –drops of blood, Sounding the clock's tick-tacks, The two faces shining bright, Smoking cigarettes at night, At the year's last midnight... -.- At candlestick's dazzling light, Virgin's secret of this night, Hugs me with brittle frankness, Like a merry serenade In the passion of our love. The virgin's secret of this night, Under waves of night's breeze, eagerly waiting to rock at ease, on smoothness of silver bed, to listen, enjoy the symphony, of the water at river's bank. Gurgling under my window-pane, So eagerly waiting...! My love...! Let's not fear the dazzling light, While whispering the tale of love, Let the lips butterflies, Tumbling into sweetness of kiss, Bringing light to the eye's light. My love..! Under cover of twilight, At the turn of the years, The very second of midnight, At the beauty of loneliness, Under the lovely noise of life. Let's dance to the flowers'breeze, Let us feel the beating pulse, Of anxious love in our hearts, Smell the scent of passion's breathe, And turn two bodies in one. While the deer chases the doe, At the year's last night, Let us pray to the altar, The true altar of our love! ..and love each other.... With the first crying, came the great spirit of the beginning, and I felt in the trap of ignorance, at the life's window appeared our happy and bright shining friendship, through winds and clouds, between me and the bird , amongst the children's voices, searching for the mother's breast milk, and whispering the word: Water ! Ah!This is childhood age! We started to pronoun: Mother! Father! Whispered the letters of the A,B,C... And then ..theeeeennnnn, we saw ourselves running to play "Hide and seek.." When it came....it..... the age of adolescence, hand-in-hand together , we started running, feeling the fragrance of silk tree, touching the blooming of the white plum flowers, like the bride's dress. The poor silk trees....now were left hidden! Silently waiting for the dreams, born from the delicacy of desires and feminity. Tremblings of the flowery twigs with their soft breeze were combing our hair. Within the world of the feelings, under the heart beating rhythm, from the swollen, ancovered breast, uncovered, endlessly uncovered, in the silence of love's language, laying on the rug of violets, in the orchard under the window, we started to whisper the words of hope, under the serenade sounds .. With the sweet saliva of kisses, we discovered that : something we could do, something special that, would magic all those, who had done it.. And, that was totally as different from all of them as are faces of people. We discovered how you may become a prince or princess by having instead of the Persian rugs, a bed of violets. We learned that we could love and beloved crazily..!
Bota e Moqme
[redakto]Duamëni.....!
[redakto]Duamëni me shpirt Sic ju dua edhe unë me shpirt Duamëni, edhe pakëz më pak se sa ju dua unë. nuk ka gjë Nuk ju dhimbsem? Nuk janë dy buzët e mia të lyera me të kuq është zëmra ime që po fjaloset me ty… …me juve të gjithë këtë muzg. Ju kurrë nuk mund të dashuroni me kaq pasion sa dashuron një grua Unë jam një grua. Mua më ka dashur babai po kaq Sa do dhe ti vajzën tënde Përse sillesh kështu me mua? Ti bëhesh si fëmijë duke luajtur me nipin tënd Ti je gati të japësh jetën për nipin tënd që po e hedh te llampa lart Dhe që të ndukë mustaqet Por atë E kam lindur unë I kam dhënë gji dhe e kam mbrojtur si një ulkonjë Unë, e vetmja princeshë mes meshkujve Unë Një grua. Po kush të ka treguar përralla më shumë në fëmijërinë tënde Se sa një grua Sesa gjyshja jote? Përse më fyeni? Përse më mashtroni për dashuri Kur nuk keni rënë në dashuri me mua? Përse më bën të të tradhëtoj, Ti, botë e dhunës mashkullore? Akoma nuk e ke kuptuar që unë Lë gjysmën e ushqimit tim Të gjumit tim Të qetësisë sime Të krejt qënies sime Për ty Se të dashuroj Përse më bën të të tradhëtoj ? Unë nuk e kam në shpirt hakmarrjen Por më ka mbirë nga kjo dhuna jote kokëtrashë Botë mashkullore Që kujton…Ende kujton Se je më e zgjuar nga unë, Edhe në flirtofsha nga hakmarrja për ty Ta dish…Oh.. Ti nuk ke për ta ditur kurrë Se ofshamat e casteve të ekstazës Dalin që nga pjesa kafshore e qënies sime Por jo nga të rrahurat e zermës që sapo është penduar për hakmarrjen time mjeshtërore. Kush di të gëzohet me lulet e fustanit Si unë? Po me lulet e kopështit, të ballkonit? Shiko se cfar shalli të bukur që kam vënë rreth qafës për ty sot! Kur ti po jepje fryëmn e fundit Isha unë Një grua në spital Që të solla në jetë dhe një herë dhe ti Më mendoje se ishte një ëngjëll i ardhur nga bota e qiellit. Ti Kur kalojmë castet e natës së bashku E thith trupin tim Si një bebi i pafaj Ti Më zbulon mua sekretet e shpirtit Ti Që nga skalioni i parë i betejës Që nga përleshjet me bishat e pyllit Që nga kazma e rëndë dhe poshtërimi i “presidentit” që të paguan më pak se sa ushqimi i qënit të tij Në orët e natës Shkrihesh në perandorinë e nxehtësisë sime Përse tregohesh i dhunëshëm ndaj meje më pas Përse e ndan burrërinë nga mashkullira jote? Unë e dalloj në sytë e tu kur më gënjen dhe kur Buzët e tua i lëviz zëmra Ti më di mua një qënie delikate? Po unë…ja që jam delikate Po është pjesë e bukurisë sime delikatesa Pjesa më e bukur Po ti Përse kërkon ta fyesh delikatesën time? Ufff, sa forcë që paskërkam, korba , aq Sa për të ngritur krye kundër brutalitetit tënd Që llahtaris dhe muret e shtëpisë. Unë Jam ende gjallë Ashtu E bukur Duke dashuruar lulet dhe ngjyrat e bluzës, dallgët e flokëve dhe të fustanit Nuk mendoj se jam aq delikate si thua?
Të papërligjurit
[redakto]…..Ajo nguli sytë në të tijat dhe dicka e cuditshme ndodhi. Dëshira dhe pasioni të ndrydhura përbrenda për kaq kohë, rishpërthyen. Në vënd të zjarrmisë të lëkurës, ajo ndjeu, lotët në sytë e saj. Ai ishte aty pranë saj, - dridhej. Ata të dy kishin humbur prindërit, por ndryshimi ishte se ajo kishte dashurinë e familjes. Ai ishte rritur krejt ndryshe nga ajo
- në një ambient të ashpër, të vështirë, ku kishin munguar dashuria, ngrohtësia, kujdesi prindëror. Ajo kurrë nuk e pat shkuar nëpër mënd një gjë të tillë. I mori dorën. -Unë nuk jam I keq! Nuk lëndoj askënd!-tha ai mes dridhjeve të zërit. -Mos u mërzit!-i pëshpëriti ajo duke pikasur lotë në qerpikët e tij. -Unë kam të drejtë të të dashuroj- I tha ai, me buzën që I dridhej. Ajo I shtrëngoi dorën fort në vënd të përgjigjes. Ai shtrëngoi fort sytë e mbyllur. Ajo po e vështronte me kujdes e cuditur se si fytyra e tij zbehej dhe lotët i binin aq lehtë nga sytë. Nuk ndjehej I sigurtë a e pat takuar njeriun e vërtetë të jetës së tij. Ajo ishte e ëmbël, e butë, e qeshur, e pafajshme. Ajo ishte shokuar nga pesimizmi I tij. Nga ideja se ai mund të bënte dicka jashtë dëshirës së tij. I kërkoi të shkonte me të. Si mund të mendonte aq keq për të? Bluante në vetvete mendimet që mundoheshe t’ja shprehte atij se sa gabim ishte që mendonte krejt ndryshe nga cfarë ishte në të vërtetë. Ata ishin aq ngjitur me njëri tjetrin sa ndjenin ngrohtësinë e krahëve. Ajo e vështroi atë. Ai bëri një gjysëm lëvizje rrëmbimthi. E rrëmmbeu në krahët e tij. Të dy u befasuan. Nuk po dinin se c’bënin. Ajo e puthi. Nxehtësia e buzëve të tij e shokoi atë. Ndjeu ftohtësirën e duarve të saj, në krahët e tij. Ndoshta ishte prekja e buzëve të saj, që e bëri t’I shkonin mornica. Qëndronin ashtu në errësirën e dhomës. Putheshin. Ajo u tërhoq paksa duke mos ia ndarë vështrimin. Ai mbante fytyrën e saj në duar. Dëshironte shumë të qëndronte me të. T’i ndryshonte mëndjen. Iu kujtua nata e parë që pat kaluar me të.....
- * *
…..në atë natë vjeshte, mesi I shtatorit. Qielli I errësuar nga nata ishte mbushur me yje. Ishte freskët dhe ishte një kohë e përshtatshme për të bërë zjarr. Si mblodhi ca dru të thata pishe e ndezi një zjarr të madh. Ajo ishte ulur më gjunjë pranë zjarrit. Kripa që kishin marrë drutë e thata nga dallgët e detit, bënte ngjyra blu, jeshile, dhe të kuqe. Ngaqë ishte shumë freskët, u ulën ngjitur me njëri tjetrin. Duke u përqafuar zhyteshin në rërë. Ajo ndjehu zjarrminë e buzëve të tij në lëkurën e saj. Rëra ishte e ftohtë dhe ajo u tulat pas tij. Futi këmbët ndër të tijat. Trupat e tyre sa vinte dhe ngjiteshin. U bënë një. Flakën rrobat nga trupi. Lëkura e saj dukej e zbardhët nga yjet dhe zjarri kuqëlonte në sytë e saj. Ata bënin dashuri, i pëshpërisnin njëri tjetrit, dhe nuk e ndjenin që dallgët iu lagnin edhe këmbët. Stërkalat e dallgëve iu mbulonin fytyrën, dhe ata shijonin kripën në cdo puthje……
- * *
Ajo dukej e përhumbur. Të dy ishin humbur, hutuar në botën e ëndërrimeve. Sytë e saj të menduar shëndrinin. Dicka bluante në mëndjen e saj. -E di cfarë dua të them-tha ajo. -Për fëmijën tonë? -Ajo aprovoi me kokë. -Dua të them, se duke menduar të kundërtën, do të jetë humbje kohe. - A të kujtohet si dukesha atëhere?-e pyeti ajo. -Shumë e mirë, e bukur, -I tha ai duke ia mbajtur akoma fytyrën. Ka kaluar një kohë e gjatë, por ti akoma dukesh mjaft e re, si atëhere kur ishe tetëmbëdhjetë. Jo, jo-tha ajo, duke ia dhënë një të qeshure. Më thuaj dicka më shumë se kjo, që të më bindësh. - Po është e vërtetë, ti je ajo që ke qënë! -Unë jam krejt ndryshe-mërmëriti ajo. - Po nuk e tregon, - I tha përsëri –duka ia vështruar ato pak thinja në flokët e saj. Ajo tundi kokën. Ai e ndjeu veten të pashpresë. Ia mori dorën atij e të dy shkuan në dhomë. Ajo e tërhoqi fort, të ulej pranë saj. Në atë divan ku biri I tyre pat fjetur tërë jetën. - Ke ndryshuar?- e pyeti ajo, duke ia ngritur paksa flokët që I kishin rënë mbi ballë. -Që atëhere? Që atë natë dimri, kur të takova….të fundit herë ? Shpresoj….Unë isha shumë I inatosur atë natë. - Po -tha ajo. -Sigurisht, cfarë prisje ti? Ti më përzure mua, Nuk mund të duroja c’ka po ndodhte mes nesh…..” -Mes nesh-përsëriti ajo. Ai vuri re që fytyrës së saj I iku buzëqeshja. Dallohej trishtimi, hidhërimi, për djalin e humbur…për mungesën e tij. Ai ishte vrarë…. apo….e vranë…! Cfarë po mendonte ajo? Në rast se ata do të kishin qënë bashkë, nuk do të ishin ndarë, ai mund ta kishte mbrojtur birin e tyre. Ai mund ta ndihmonte birin e tyre të ecte në jetë, të realizonte synimet e tij…. Në rast se ai do të ishte aty në krah të tyre do ta kishtë mësuar si të përballej me vështirësitë, rreziqet e jetës, më mirë. Ai e dinte cfarë do të thoshte të rriteshe pa baba-jetim me baba gjallë-sepse ai ishte rritur I tillë vetë. Pa prindër. Në shtëpinë e fëmijës. Ajo vari kokën. Iu duk, sikur ajo fije shprese që u cfaq, do të zhdukej përsëri. Ai e vështronte. Ajo kishte zënë kokën me duar. Valët e detit dëgjoheshin, por asgjë romantike nuk ishte më brenda dhomës. Ata dukeshin të vetmuar, të shkretë. I hodhi një vështrim dhomës. Në qoshe të saj, ishte pianoja e mbuluar me një copë beze. Ajo kishte një kohë të gjatë që nuk I binte më asaj. Raftet në mur, ishin plot me libra dhe CD-i. Në pjesën tjetër të murit varej kitara dhe mandolina e birit të tyre. - E di cfarë bëja kur ikja në udhëtime? -Jo, cfarë? -Dëgjoja muzikë, muzikën tënde. CD-të e birit tonë. Ku shkoja unë, shkoje ti dhe biri ynë. Ku isha unë- ishe ti dhe biri ynë. Ju ishit gjithmonë me mua. Në mëndjen e zemrën time. -Edhe kur gjërat ishin ngurtësuar mes nesh? - Po , edhe atëhere!-tha ai ndërsa lëmonte kitarën. Kur ai u kthye, vuri re që ajo e shihte me vëmëndje. Ndoshta ishte e frikësuar se ai mund ta rrëzonte kitarën e birit të tyre. Ia zgjati asaj. Ajo e mori. - Po të dëgjoj. Disa gjëra janë aq të nevojshme për tu dëgjuar, kujtuar, e bërë. -Cfarë do të thuash me këtë? Ai u kruspullos para saj. Zemra po I rrihte fort. Nguli sytë në të sajit. Ai dalloi mjegullën e trishtimit, hidhërimit për një kohë të gjatë- të dhimbjes e humbjes së djalit. Atë cast dëshironte ta rrëmbente, ta conte në dhomën e gjumit në krevat. Cdo gjë në brëndësi të tij e dëshironte atë, dhimbte për të. Por ai vështronte ata sy të zinj dhe e dinte që ajo nuk ishte gati. Ndoshta kurrë më! U përkul. Puthi lehtas buzët e saj. -Disa gjëra ndjehen të nevojshme-përsëriti ai. I preku fytyrën. Më pas doli jashtë nga dhoma.
- * *
Një orë më vonë ai u kthye përsëri. Nga jashtë dukeshin dritat e ndezura në shtëpinë e saj. Dalloi siluetën e saj, te dritarja e dhomës, ku ai e pat lënë. Shpresonte që ajo të merrtë kitaren. Të fillonte t’I binte asaj. Shpresonte se kishte filluar ta qetësonte, t’i shërontë sadopak dhimbjen për djalin e vdekur tashmë. Hyri në dhomë. Nuk ia hoqi sytë. Ata ishin të ngrohtë. Shëndrisnin,. Për një moment mendoi të vinte muzikë. Një kompozim të saj. I pat treguar të vërtetën pak më parë se e vetmja muzikë që ai dëgjonte ishte e saj dhe e birit të tyre. Por tingulli I valëve të detit dëgjohej akoma. Ndjeu gjakun t’I vlonte ndër venat e tij. Ndërsa po kthehej rrugës fërshëllente muzikën e saj….Ulur pranë saj, krahët e tyre u kryqëzuan. Sytë e saj tani po vështronin të tijat. Ai e puthi fort. Iu duk sikur ishte puthja e lamtumirës. Edhe më pas ai do ta kujtonte gjithmonë atë puthje. -Bëj gjithshka!- I tha vetes. Kjo ishte ajo c’ka ai dëshironte prej saj. Ajo I pat rizgjuar atij, ndjenjën kur u takuan për herë të parë, sa ishin dashur e ndjerë për njëri tjetrin. Ajo e pat besuar atë verbërisht. Përpiqeshe ta bindëte se ajo dashuronte vetëm atë. Edhe ai duhet ta besonte këtë. Zërat gazmorë të fëmijve jashtë, I bënë të vështrojnë jashtë. Panë një zjarr të madh. Ai teksa shihte zjarrin dhe flakët u kujtua kur bënin zjarre anës detit. Nën dritën, ngrohtësinë e flakëve te zjarrit bënin dashuri, derisa tufa e shkarpave bëhej thëngjij. Në ato netë të bukura, u ngjis fryti I tyre I dashurisë, - biri I tyre. Takimi I fundit I tyre pat qënë në bahcen e shtëpisë. Mbrëmja ishte e ftohtë shumë, ngricë dhe borë binte. Ata ishin ulur të dy të menduar. Të pështjelluar. Ajo kishte dicka për t’I treguar. Por edhe ai kishte dicka për t’I thënë, gjithashtu. Dëshironte ta pushtonte ta ngrohte atë cast, por ajo nuk e la. Ajo ishte shtatzënë, c’ka e bëri atë të ndrronte mëndje….. U largua duke mos e kthyer kokën mbrapa..
- * *
-Jam këtu, gjithsesi…jam këtu…-tha ai me zë të lartë. Brenda një sekonde edhe ajo solli ndërmënd atë natë shtatori, kur bënë dashuri anës detit. Nxorri albumin me foto nga sirtari. Ai iu afrua. Të dy shfletonin fotot e birit të tyre. Ai i fshihte lotët e saj, me kurrizin e dorës. Ia zhyti kokën në gjoksin e tij. Ajo qante qante… Ai ishte rikthyer. Ta takonte atë-ajo e dinte. Nuk mund të lëvizte. Ai e shtrëngonte fort. I puthte flokët. -Jam këtu…jam këtu… Nuk iki më….-përsëritëte të njëjtat fjalë. Ai e kishte dashur atë. Ai akoma e donte atë. Edhe ai lotonte me të, për birin e tyre. I donte shumë që të dy. Ai e dinte se jeta vinte vetëm njëhërë, se secili është kalimtar I saj. -Jam këtu, ---nuk iki më…jam këtu…. Nuk pat qëënë kaq pranë, kaq ngjitur me të, për mëse tetëmbëdhjetë vjet….. Ajo kishte jetuar kaq kohë pa atë….
Këtë natë ...e vetmuar...
[redakto]Këtë natë ndihem e vetmuar, Thellë në shpirt errësirës tretur, Në shtrat çarçafët janë larguar, Si hije dy duar mbi trup prekur. Ato duar gjithë kallo ishin, Në fytyren time diç’ kërkonin, Pranë buzëve butësisht shkisnin, -Shshsht, jam unë! - sytë e tij thonin. E njoha ishte Ai vërtetë, Të njëjtat dihatje edhe puthje, Në tjetër botë unë e shkretë, Larë në lotë e s’bëja tutje. E mbajta fjalën, të erdha! - më the. Dhjetra hije më silleshin përqark, Gjithë ç’kishe në shpirt tek unë i dhe Si natën e fundit atje në park. Dje një vërshëllime na bashkonte, Për shtrat zjarret që s’njihnin thellime, Brenda meje një thirrme kumbonte, “Të dua, të dua, o shpirti im!” Këtë natë ndihem e vetmuar, Thellë në shpirt errësirës tretur, Ai që desha ka shkuar, Mbi trupin tim ëndrrat kanë mbetur.
Si krahë ëngjëjsh përtej reve....
[redakto]Mbrëmë kur më zuri gjumi të mbytur në trishtim Ca gishtrinj të fshehtë po përkdhelnin trupin tim, O Zot! Mes tendës së qerpikëve të përlotur Të pashë ty, shpirti im…dhe sytë e tu të ndrojtur Unë bëja sikur po flija por…kur s’po duroja dot Sytë cela … t’u sula, të përqafova fort –fort Tek dihatje, me puthje ngado, egër, papushim “E mbajta fjalën, erdha”, me thoje, i dashuri im Nëpër një serenatë të ëmbël, carcafët flakëm tej Krevati i vetmise sime u kthye në fushbetejë Me gulc më pyesje përse grindesha me vete në gjumë “Vec një vërshëllimë, një sy dhe ja, të vija unë” Si plagë dashurie këto puthje në errësirë Të vetmet plagë që s’ndërrohen me livandon më të mirë Mua më tmerron, më dridh cdo luftë, cdo betejë Sa e ëmbël kjo me ty, mbi shtrat, carcafët tej “Cfar' po bën” mërmërita, po ti asgjë nuk ndjeve krahë ëngjëjsh po na shpinin të dyve përtej reve.....
Si një drenushë e bukur...
[redakto]Si një drenushë e bukur me syte e qeshur, Që .... në cdo natë merr puthje pafund, U zhgjove atë mëngjes të përhirtë, në guvën e errët ku për dritë kishim fenerin e dashurisë ..... Gulcimat rënkuese ëmbël dhe buzëqeshja jote e pafaj, "U vodhën " nga vështrimi hamshor i mureve të lashtë. Thinjoshë e fisnikë, Si kalldrëmet e fëmijërisë. Nga .... buzët e tyre gurgullonte fishkëllima e ujit, Si një..... sinfoni magjike kaq e ëmbël, që mezi pret një puthje, një brishtësi,një ëmbëlsi...... Ti me një padurim të fshehtë prisje t’i marrësh erë borzilokut… ….Se i përkasim gjithësisë së gjallë --- Mezi prisje të të krehja flokët, me gishtat e mij, Të .... prekja pemën e manjolës, të këpusja gjethet e saj lart-lart dhe me kërcellin e borzilokut të shkruaja emrin tënd mbi cipën e virgjërise të petaleve – manjolë, të bardha, të verdha, të kuqe, të blerta, që mezi presin castin magjik. Atë cast, Që të përket ty, nga verbimi i yllit, të purpurt, që e ëndërroje në vajzëri, dhe ja po vjen --- …Po vjen...po vjen.... Ai...Ai....feneri....Ndricimi i dritës që e duam kaq shumë në shtratin e guvës së lashtë, në të nxehtin e gjoksit, në përqafimin tënd, në lotin e syve, në trëmbjen e zogjve, në bulkthet e vajzërisë --- Po rizgjohen përsëri nga rrebeshi veror I puthjeve ---
Kur celin trëndafilat…..
[redakto]Sa më ke magjepsur, Parku Elizabet Mua, që vi të të shoh edhe kur bien shkulme bore Zë një qosh mes trungjeve si burra të bërë akull Dhe i përulem heshtjes tënde, si shënjtore. Edhe kur trishtimi t’i flakë përtokë gjethet e verdha Edhe kur qielli derdh mbi ty rrebeshe dhe furtunë E ke parë një grua të vetmuar, me cadër në heshtjen tënde? Ajo jam unë. Tani që ardhën ditët e ëmbla të pranverës Të solla të dashurin tim që ti kurrë s’e ke parë është ky…të pëlqen? Ky që të sheh i mahnitur.. Dhe që po puthet me mua me kaq zjarr… Na shtro një krevat të virgjër, Parku Elizabet Krevat prej bari të përmbytur në blerim Na e rretho me trëndafila gjithfarësh, të pafund Të bëj dashuri me të dashurin tim Krevat kaq të bukur prej bari të virgjër Kurr në jetë s’ka patur asnjë perandoreshë Gjinjtë e trëndafilave u përkulën përmbi mua Me petale gjithngjyrëshe për të më veshur krejt Një petale e verdhe dhe një e kuqe Ranë lehtë dhe mbuluan dy qershizat e mia Që petalet të mos iknin, që të rrinin me qershizat Buzët gjith lëng të ngrohtë vuri dashuria Askush nuk na pikasi ndërsa bënim dashuri… Pas dashurisë na zuri gjumi të dyve të përqafuar Si parkun Elizabet e mbulon bora në dimër Petalet, kur u zgjuam, ne na kishin mbuluar. Gjinjtë gjith qumësht të dashurisë së trëndafilave Si abazhurë nga parajsa po ndrisnin në errësirë Parku Elizabet mërmëriste duke qeshur “Bëni dashuri prap…mos lëvizni…jeni mirë”
- Përballe shtëpisë sime Parku kombëtar Elisabet me një bukuri të magjishme, një perandori e vërtetë me blerim, lule shumëngjyrëshe, trëndafila, borzilokë, zambakë e gjithfarë lulesh, dhe lumi që kalon përmes, ku ka rosa të shumta, që si hyjnesha lozonjare notojnë e dashurojnë.
Një buzëmbrëmje....!
[redakto]Drejt rrugës së varrezave u nisa një buzëmbrëmje… Që në mëngjes atë ditë më silleshe në mëndje Një natë më parë me mua po putheshe në ëndërr … E mjera, si më ike, s'u bëre dot dhëndërr Të hiqja pak merakun Mbi carcafët zhubrosur kur nën hënën e ëmbël të harbonim të marrosur … U nisa këtë muzg të trishtë e të pasosur… O buzëmbremje e zezë nuk kishe të mbaruar … Ti…dole nga mermeri për të më përqafuar… I ftohtë ishe, kallkan trupi që nga mermeri : “Më puth fort, pafund ! Më puth edhe një herë O shpirti im i ëmbël unë rroj nëpër Parajsë. Gjithcka, moj, atje ka Po si ti, asnjë vajzë” “Shtëpinë pranë varrezave” - të thashë- e kam ndërtuar … …te ajo dritë …”“Kush vallë të jetë?” “Një “ dikush” i trishtuar Dikush po na përgjon si puthemi të dy dhe shkruan pa na thënë azgjë mua, azgjë ty …” Dikush përgjon si puthet një vajzë me një djalë… Vajza ardhur nga Hena Djali nga Parajsa ka dale...
S'ishte e thënë të mbetej "murgeshë"!
[redakto]Caf – cuf treni cante errësirën, Që qe nisur nga Varrosh, Në kabinë vetëm dy njerëz ishin, Një "murgeshë" e re dhe një djalosh. Vec shkëmbyen ca fjalë kortezie, E dy tre shikime nëpër të, Qe betuar një herë "murgesha", Një betim qeës’e thyente asgjë. Caf - cuf treni cante errësirën, Fare larg, o nga Varroshi, Nuk duroi dot më për gjumë "murgesha", Lehtë më tej sec dremiste djaloshi. Dhe mbështeti kokën përmbi flokë, Jashtë – errësirë e binte borë, Kur…te flokët e zinj të "murgeshës", Lehtë si nëpër kopësht shkiste një dorë. Dorë e nënës, mos? Dorë e babait? O, më e ëmbël ishte, më e mirë, Caf e cuf treni nëpër mesnatë, Hëna tej…një dorë… errësirë. Befas…dora…o perëndi, c’po ngjiste? Diku nën fustan të vajzes shkoi ngadalë, Desh të brofte nga gjumi "murgesha", Mos në errësire kish ardhur djalli? Mirëpo djalli është i keq, po dora? Në lëndinën e njomur tash me vesë, O perëndi!…Nuk ish, jo, dorë djalli, Me siguri vinte prej parajse! Ende nuk i celte sytë "murgesha", C’ish kjo botë qiellore nëpër gjumë? Dora lehtë po përkëdhelte diku, Që vajzat e gratë fshehin më shumë. Falmë, perëndi, dhe në është djalli. Po…kurrë nuk është djalli kaq i mirë, Mërmëriti vajza kur gjith turpin, Po ia hiqte dora në errësirë. Dhe , kur dic të nxehtë ndjeu në trup, O, Zot, sec mërmëriti vajza… Kjo kabinë e trenit të Varroshit, Një mijë herë më e mirë qe se parajsa. Caf e cuf në errësirë treni, Kish kaptuar mesi i natës vonë, “Edhe në qofsh djalli, ta kam falur, Aman, puthëm papushim, dashuromë...… Vëri buzët fort te gjoksi im, Më hyrë në trup……edhe një herë… Oh, kjo natë, më e bukura ime e jetës, Oh… jo jo… s’është nata e skëterrës! xxx Sa vite kaluan që atë rrugë… Lutje – lutje muzg edhe agim, Eeehhh… u mplak një ditë dhe "murgesha", Në zi, në përulje e trishtim. U kërrus, u mbulua me thinjë, Edhe këmbët me zi hiqte osh, Po… në gjumë buzeqeshte nganjëherë, për atë trenin në Varrosh “Treni, errësirë…s’e di kush ishte… …Mos një tren po vjen edhe një herë?” Këto fjalë të fundit tha -"murgesha"… …Qe mëngjes me lule…qe pranverë. <pre> ===Dashuria nuk ka emër!=== <pre> Ishte një mimozë e bukur shumë Ajo më pa kur rashë per here te pare në dashuri Krejt më mbuluan puthjet dhe mimozat Sic i mbulojnë princeshat me flori Pastaj iu sula pemëve qark t’i shkundja Se rrinin të shushatura si hejt Pastaj sërish u ktheva te mimoza Që si princeshë orienti të më mbulonte krejt Si hëna rri mes yjesh, dhe mimoza Verdhonte mes atij pylli të dendur Qe dashuri e parë…sa shumë u deshëm Sic mund ta dojë nje femije nenen Po erdh një ditë dhe me këto dy sytë Dashurinë time pashë duke ma vrarë Si nuk luajta nga ment, vec unë e di Vec shpirti im e di se sa kam qarë Mendoja se do ngrys jetën me lotë Se do mbetja për jetë kallogre Kur…një tufë zogjsh një ditë krejt papritur Me cicërima dolën nga një re Dhe më erdhën për te dritarja ime Kur në mendime krejt unë kisha humbur Me pendë m’I mbuluan flokët si mimoza Secili mbante sqepave një të puthur Mos u mërzit, një…një është dashuria Më cicëriti zogu më I bukur Vec emrat s’janë të njëjtë por një është dashuria Ja…ciu – ciu…si kjo e puthur…
ENDERR E RREMBYER
[redakto]Heshta kur zemerimi i syve te tu te kalter Me ngjalli shqetesim, ndrojtje e pasiguri E kur heshtaz zgjata buzet te puthja ty… ( Se isha ne enderr ) Por shpejt m'u venit deshira e jetes Nga rrahjet e kamzhikut thashethem Qe binte pa meshire mbi pafajesine time. E pas kesaj netet e ftohta si metal Do me ofronin dite te merzitura Nga shurdhimi i zemerimit tend, Nderkohe qe ne qenien time Kumbonte zeri im: - Per njerezit e liq, Kerkoj shpagim ! … Por, jo, nuk dua me intriga, Ankthe, shpifje, poshterim Se dua te jem e lire, e qete ne shpirtin tim. Ndaj me zjarrin e zemres time therras: - Qetesi per vete, mirenjohje per ty, O endrra ime e rrembyer egersisht ! O zemra ime, E ndrydhur Pasherueshmerisht !...
- ↑ Për lajmërimin e hajnis, ju lutem kontaktoni poseduesin nën adresen http://gazetakritika.net/search_k.html?cx=016802143429827062785%3A72ho1lbmye1c&cof=FORID%3A9&ie=UTF-8&q=Raimonda+Moisiu&op=K%C3%ABrko&se=on