Bashkësitë ekuipotente
Nga Wikibooks
| Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
| Shkalla UNI |
| Gjykimet Bashkësitë Relacionet |
| Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
| Shkalla UNI |
| Gjykimet Pasqyrimet
|
Kur ndërmjet bashkësive A, B ekziston korrespondenca biunivoke (pasqyrimi bijektiv), thuhet se ato dy bashkësi janë ekuipotente (të barasfuqishme) dhe shënohen A~B .
[redaktoni] Vetit
Vetitë themelore të bashkësive ekuipotente janë:
Natyrisht, dy bashkësi të barabarta janë gjithmonë edhe ekuipotente (A
B
A ~ B) , por e kundërta nuk vlen (d.m.th. (A~B
A
B) . Kështu, p.sh., bashkësitë A
{a, b, c, d, e} dhe B
{ 1, 2, 3, 4, 5} janë bashkësi ekuipotente (A ~ B) por nuk janë të barabarta (A
B) .
Ekuipotenca e dy bashkësive të fundme A, B mund të provohet në dy mënyra:
- (a) duke vendosur korrespondencën biunivoke ndërmjet atyre bashkësive, dhe
- (b) duke numëruar elementet dhe duke krahasuar numrat e përftuar.
