Nga Wikibooks
1. Evropa
---------
Në Evropë thonë: Má mirë hiq, se flliqt
E Mendojnë: Má mirë pak se hiq
2. Liban 2006
-------------
Në Libanë kanë shku vlerat e banesave në qiell.
Ka sa po shitëshin?
Jo çmimet po vlerat.
3. Liban 2006
-------------
Algjazia: Libanezët tregojnë me dy gishta që kanë mbetur vetëm edhe dy banesa në Bejrut
CNN : libanezët me gishta në shenjë "Victoria" thonë se kanë fituar.
4. Kosovë 1999
--------------
Kush je ti?
Une.
Po kush je ti se?
Po unë de.
Po pi di që ti, po kush ki me konë?
5. Zvicra 2006
--------------
Banues me qera në një shtëpi
Në katin përdhësë banojnë shqiptarë.
Në katin e dytë turq.
Në nënkulm banojnë zviceran.
Një ditë shtëpia në pikë të ditës digjet me të dhe tëgjith banuesit në të.
Kush nga këto mbetet gjallë?
Zviceranët sepse kan qen në pune.
6. Zvicra 2007
--------------
Banues me qera në një shtëpi
Në katin përdhësë banojnë shqiptarë.
Në katin e dytë turq.
Në nënkulm banojnë zviceran.
Një ditë shtëpia në pikë të ditës digjet me të edhe banuesit në të.
Kush ashtë djegë?
Zvicërani, se u kanë tu punun në Komjuterm tjert jon konë nër kojshi.
7. Nasradinit në internet
-------------------------
Po, bisedo me këtë juzer, Nasradin a i lype me bisedu.
O lypa një njeri me bisedu,
ky juzer po, por njeri jo.
8. Prifti dhe E veja që dy të freskët
-------------------------------------
Kam ardhur se më ka vdekur burri! - E veja e freskët
Po, a la ndonjë amanet? - Prifti i freskët
Jo nuk di - E veja e freskët
Po a tha diçka para frymëmarrjes së fundit? - Prifti i freskët
Po - E veja e freskët
E, çka tha ? - Prifti i freskët
Hiqe pistolen, mos bënë shaka me të. - E veja e freskët
9. Gjeniu e Xhelozia
--------------------
Fatmiri e Fatmirja janë martuar para një muaji e gjysmë.
Pas një muj e gjysmë po më thotë gruaja se Fatmirja ka lind djalë.
U gëzova dhe menjëher shkova e bleva një Kompjuter për dhuratë.
Por nuk e di, e kam gruan xheloze.
Ajo nuk mund t´a pranonte se fëmija i tyre ishte gjeni.
Çyçanit, djalit tonë i janë dashtë nëntë mujë me kalu, i atyre vetem një muj e gjysmë.
10. Opangat
--------
Na ishte ni her ni njeri qi i pat ble do opanga ehde per me shku ne shpi u
dasht me i ra malit me therra e aj ka ec dath. e ka gjt ni njei e i ka than:
pse po ec dath tu kan ba kamt gjak.e aj qi i ka pas kamt me gjak i ka than:
me kan budall une me i prish apangat a!
11. E dashura matematikë
-----------------------------
-”Ti do me shume matematiken se mua?”
“Sigurisht qe jo, e dashur - ty te dua shume me shume se matematiken.”
-“Vertetoje kete!”
“Ne rregull… Le te jete
bashkesia e te gjithe objekteve qe dua” -
12. Vetëshërbimi
--------------------
Dikur në Jugosllavi, sot në Gjermani, 1998
- Safet shka donë me thon fjala vetëshërbim ? - nga testi i intelegjencës kosovare
- Zhitropromet, dugojë ku blejshim bukë. - Safeti
13. Polici dhe mixha
-----------------------------
- Mirëdita, Ajdi kartat ju lutem - patrolla e policis
- Ha? - mixha
- Ajdi karten mixh! - patrolluesi
- Leternjoftimin po ta lyp mixh - bashkudhëtari
- Fol moj qikë, shqip. - mixha
14. Nasradini dhe lepuri
-----------------------------
E zë Nasradin Hoxha një lepur dhe e fut nën një buçuk dhe shkon t’i thërrasë fshatarët që
t’ua tregojë lepurin; ama paraprakisht i thotë gruas që të mos e lëviz buçukun. Gruaja
kureshtare e lëviz buçukun dhe lepuri ik në mal. Kur erdhën fshatarët, Nasradini po iu
thotë: afrohuni, afrohuni, ama kur e çoi buçukun, s’ishte lepuri! Nasradini iu bërtiti: a
e dini pse iu kam thirrur?- dy buçukë bëjnë një shinik, shpërndahuni!
15. Agimi dhe Edita
-----------------------------
Ishin njëherë një qikë dhe një djalë dhe një natë kishin lënë takim për të nesërit.
Të nesrit në takim djali po prezentohet me emrin Agim, ndërsa vajza po i përgjegjet
Edita - Ku e dite thi po ja kthenë djali, a të kamë treguar? A?