3.Mbreti dhe Veziri
Appearance
- Thuhet se nje mbret kishte urdheruar te mblidheshin 10 qen te eger dhe te pameshirshem. Detyra e tyre ishte te shqyejne cdo vezir qe i jep keshilla te gabuara.
- Pas disa pervojash teper dramatike, veziri i radhes i jep nje keshille te gabuar mbretit, por pasi i kishte sherbyer denjesisht per dhjete vite me radhe.
- Menjehere mbreti urdheron te hiedhej tek qente. Para se ta marrin ushtaret, veziri i kerkoi nje nder mbretit: Ti jepej afat dhjete dite dhe mbreti ia lejoi kete privilegj.
- Menjehere, veziri vajti tek kujdestari i qenve dhe i kerkoi nje nder: Tu sherbeje qenve te tij per dhjete dite. Edhe pse u cudit nga kjo kerkese, kujdestari e pranoi dhe u largua.
- Per dhjete dite, veziri i ushqeu, i pastroi, i lau dhe u perkujdes maksimalisht per qente.Diten e ekzekutimit te urdherit mbreteror, veziri u fut ne kafazin perkates dhe mbreti dha sinjalin e leshimit te qenve.
- Te dhjete qente u sulen drejt kafazit, por me te mberritur tek veziri filluan ti lepijne kembet dhe ti kercejne siper me dashamiresi.
- Mbreti e pyeti me habi: Cfare u ke bere qenve keshtu?!
- Veziri i tha: O mbret! Ketyre u sherbeva per dhjete dite dhe ma diten per nder e nuk e harruan te miren.
- Kurse ty te sherbeva dhjete vite dhe harrove gjithcka per nje cast.
- Mbreti uli koken dhe urdheroi qe ti falej jeta vezirit.
- Mos e harroni te shkuaren e bukur, thjesht per nje gabim te castit!